Studentët e Universitetit të Tetovës u njoftuan me punën e FIZhT-së

Në hapësirat e fondit sot mysafir ishin studentët nga Universiteti i Tetovës, katedri i Gjeografisë, të udhëhequr nga Prof. Dr. Resul Hamiti dhe Prof. Dr. Meribe Mustafi.

DFIZhT Festim Halili me ekipin e fondit studentëve u prezantoi instrumentet mbështetëse, mënyrën dhe procesin e aplikimit.

Fondi edhe këtë vit planifikon të mbështesë të rinjtë kreativ përmes një sërë aktivitetesh.