FIZhT vazhdon të punojë intensivisht në mundësitë e reja mbështetëse për kompanitë me potencialin më të madh të inovacionit dhe rritjes

Fondi sot priti përfaqësuesit e Komisionit Evropian (Drejtoria për Zgjerim) Roberto Esteles, Enrico Kioza dhe Delegacioni i BE-së në Shkup, Elisabeta Georgieva dhe Katerina Kus-Ivanova Filkova.

DFIZhT Festim Halili prezantoi programet e Fondit dhe mundësinë që institucioni të përfshihet në zbatimin e mjeteve nga instrumenti WBIF – Western Balkan Investment Framework, veçanërisht në pjesën e mbështetjes dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, inovacionit, etj.

Përfaqësues nga Brukseli komentuan edhe instrumentet e reja që po zhvillohen dhe fondet e Garancisë që do të realizohen përmes bankave komerciale të vendit.