FIZHT ME SFIDË TË RE PËR VENDOSJE TË LABORATORËVE PËR HULUMTIM, KRIJIM DHE INOVACION - MAKERSPACE

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik sot shpalli sfidën për vendosje të laboratorëve për hulumtim, krijim dhe inovacion – MAKERSPACE, përmes të cilëve do të investohet në zhvillimin e infrastrukturës së inovacionit dhe do të mundësohen kushte teknike për avancimin e nxënësve të shkollave të mesme dhe të rinjve..

Sfida për vendosje të laboratorëve për hulumtim, krijim dhe inovacion – MAKERSPACE synon t’u sigurojë të rinjve kreatorë nga 15 deri në 29 vjeç qasje falas në teknologjitë dhe pajisjet moderne, ku të rinjtë mund të punojnë për realizimin e ideve të tyre inovative. Në laboratorë, përdoruesve do t’u sigurohet mbështetje mentoruese, kushte hapësinore dhe teknike për të konstruktuar një prototip ose prodhim të vogël të një zgjidhjeje inovative, që do mund ta testojnë në laborator, në një mjedis industrial dhe/ose në treg

mbështetje mentoruese, kushte hapësinore dhe teknike për të konstruktuar një prototip të një zgjidhjeje inovative që mund ta testojnë në laborator, në një mjedis industrial dhe/ose në treg.

“Është veçanërisht e rëndësishme në botën dinamike në të cilën jetojmë, që të rinjtë, nxënësit dhe studentët të fitojnë aftësi dhe njohuri, por edhe mundësinë për të qenë në gjendje të zbatojnë praktikisht të njëjtat njohuri në mënyrë kreative dhe analitike për të gjetur zgjidhje të reja për problemet ekzistuese dhe të ardhshme. Sfida MAKERSPACE është pikërisht ajo që i nevojitet procesit arsimor, një hapësirë e hapur për kreativët e rinj dhe që përmban një gamë të gjerë pajisjesh – si një inkubator i vërtetë i dijes dhe teknologjisë. Besoj se së bashku, me ndihmën e stafit akademik, sektorit qytetar dhe ndërmarrjeve inovative, dhe mbi të gjitha, duke mbështetur inovacionin dhe kreativitetin tek të rinjtë, do të arrijmë të krijojmë shumë histori të tjera suksesi”, tha Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

Halili shtoi se sfida MAKERSPACE është vazhdimësi e sfidës FAB LABS, që paraqiste pilot projekt dhe përmes së cilës krijuam një mekanizëm për vendosjen dhe mbështetjen e këtij lloji të laboratorëve. Përmes kësaj sfide, FIZHT me mbështetje financiare prej 12 milionë denarë mbështeti tre projektet: CIRKO, FEIT dhe INO TECH CLUB Shtip, të cilët tashmë kanë vendosur laboratorët e tyre dhe u kanë mundësuar të rinjve të punojnë në zgjidhjet e tyre inovative.

Buxheti i përgjithshëm për sfidën është në vlerë prej 20 milionë denarë, nga të cilat Fondi siguron 90% të buxhetit të përgjithshëm të projektit, në shumën maksimale prej 5 milionë denarë për projekt, ndërsa 10% e mbetur e siguron aplikuesi. Bashkëfinancimi i ofruar mund të jetë në formën e bashkëfinancimit monetar dhe/ose në formën e pjesëmarrjes in-kind. Kohëzgjatja e projektit duhet të jetë deri në 18 muaj.

Procesi i selektimit dhe përzgjedhjes së projekteve zhvillohet në disa hapa: kontrolli administrativ i dokumenteve të dorëzuara, vlerësimi i parë i projekt propozimeve (para-përzgjedhja) dhe selektimi i projekt propozimeve më të mira nga Komisioni i vlerësimit dhe përzgjedhjes.

Projekt propozimet e dorëzuara do të vlerësohen në bazë të kritereve të vlerësimit: cilësia e projekt propozimit, cilësia e programit të propozuar, cilësia e ekipit të projektit, ndikimi, financimi shtesë i siguruar, rrjetëzimi, promovimi dhe qëndrueshmëria.

Në kuadër të sfidës, aplikantët duhet të ofrojnë projekt propozime për vendosje të një laboratori prodhimi MAKERSPACE në ambiente që ndodhen në kuadër të institucioneve të arsimit të lartë ose institucioneve hulumtuese-shkencore dhe që do të përfaqësojnë një hapësirë për bashkëpunim ndërmjet akademisë, industrisë dhe shoqatave qeveritare – i ashtuquajtur sistemi heliks i katërfishtë.

Afati për dorëzimin e projekt propozimeve zgjat deri më 31 tetor 2022, për aplikantët e interesuar Fondi do të organizojë info-sesione në të cilat do të prezantojë në detaje kushtet e thirrjes publike dhe dokumentet e nevojshme për aplikim. Më shumë informacion në linkun e mëposhtëm: https://fitr.mk/predizvik-makerspace