Drejtori i FIZHT-së Festim Halili me delegacionin maqedonas në Dubai i paraqet mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut

Delegacioni zyrtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas Ditës së djeshme Kombëtare në Ekspo Dubai 2020, sot, në mëngjes, mori pjesë në një konferencë biznesi të zhvilluar në Ekspo, ku u prezantuan mundësitë e investimit në vendin tonë.

Konferenca e biznesit është e ndarë në dy panele, ndërsa në panelin e parë folën zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, drejtori i Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili dhe drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të turizmit Lupço Janevski, të cilët secili nga ana e tij prezantuan mundësitë për investim dhe të bërit biznes në vendin tonë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi hapi konferencën e biznesit me një mesazh se Qeveria sheh partnerë në sektorin e biznesit dhe investitorë për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë. Nëpërmjet dialogut të hapur dhe të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit në vitet e fundit janë ndërtuar partneritete të forta dhe të ndershme publiko-privat që sjellin rezultate.

“Para disa vitesh fshimë dallimet për mbështetjen e shtetit që ekzistonin mes kompanive vendase dhe të huaja; të gjitha kompanitë që operojnë në Maqedoninë e Veriut janë tonat dhe kanë të njëjtat kushte dhe mundësi për të marrë mbështetje nga shteti. Aplikimi dhe marrja e ndihmës shtetërore është një proces plotësisht i hapur dhe transparent. Çdo kompani, çdo palë e interesuar është e vetëdijshme që në fillim për mbështetjen që mund të presin kur investojnë. Kjo krijon parashikueshmëri dhe stabilitet për operacionet në vendin tonë dhe më e rëndësishmja, krijon një klimë të mirë biznesi për investitorët, e cila i fshin kufijtë dhe e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e vendeve me mjedisin më tërheqës për investitorët”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

“Me konceptin e krijimit të Zonave të Zhvillimit Industrial Teknologjik, ne kemi tërhequr më shumë se 35 kompani prodhuese multinacionale me ndikim global. Avantazhi kryesor i zonave të lira ekonomike është kombinimi i përfitimeve fiskale dhe mbështetjes me para të gatshme, megjithëse ne ofrojmë një pako të ngjashme mbështetjeje jashtë zonave, gjë që na bën shumë konkurrues në tregun rajonal. Bazuar në Ligjin tonë për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore dhe Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, ne mbështesim kompanitë në sektorin e prodhimit dhe atë të teknologjisë së informacionit me masa të ndryshme që së bashku mund të arrijnë një maksimum prej 50% të kostove totale të investimit për një periudhë minimale pesë vjet pas investimit. Për më tepër, ne jemi të fokusuar në riformulimin e ekonomisë sonë duke sjellë punë më të paguara dhe duke prodhuar produkte me vlerë më të shtuar, duke mbështetur 50% të kostos totale të investimit për qendrat e hulumtimit dhe zhvillimit të kompanisë, si dhe 50% në investimin e tyre të përgjithshëm në linje prodhimi, që do të thotë se 50% e investimit total rimbursohet nga qeveria. Pakot mbështetëse përfshijnë 10 vjet përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat dhe tatimin mbi të ardhurat personale. Në anën e granteve të parave të gatshme, ne ofrojmë 20% shlyerje të investimeve kapitale, si dhe grant për çdo vend pune të krijuar”, zëvendëskryeministri prezantoi masat për mbështetjen e investimeve në prodhim brenda dhe jashtë zonave TIR, duke shtuar se Qeveria bën përpjekje që masat dhe procesin e marrjes së ndihmës shtetërore t’i bëjë akoma më transparente, të thjeshtuara dhe më efikase dhe për këtë arsye është në zhvillim e sipër krijimi i asistentit të parë digjital të bazuar në inteligjencën artificiale për ndihmën shtetërore.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, duke iu referuar pritjeve të Qeverisë për periudhën pas Covid-it, theksoi se mësimet e nxjerra nga periudha e krizës duhet të shfrytëzohen dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të fokusohet në procesin “near shoring”.

“Vendet e Evropës Juglindore, veçanërisht ato gjashtë nga Ballkani Perëndimor, duhet të punojnë për ta afruar zinxhirin e furnizimit me kufijtë e Bashkimit Evropian. Meqenëse tregjet e largëta të furnizimit janë dëshmuar të jenë të paqëndrueshme, ne duhet të shikojmë konkurrueshmërinë rajonale sesa të krijojmë konkurrencë rajonale në mënyrë që të krijojmë një treg që kompenson dhe përmirëson vlerën e shtuar për shkak të afërsisë së zinxhirëve të furnizimit”, theksoi Bytyqi dhe theksoi avantazhet e vendit tonë dhe rajonit për tërheqjen e investimeve të reja, të cilat i referohen vendndodhjes së mirë gjeografike dhe afërsisë me tregjet evropiane, por edhe përputhshmërisë së tarifave doganore me atë të BE-së dhe standardeve që aplikohen, të cilat janë afër standardeve të vendeve anëtare.

Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, theksoi se Qeveria qëndron për rolin e duhur si pjesëmarrëse e përfshirë dhe aktive në nxitjen e produktivitetit ekonomik, prosperitetit dhe rritjes, duke ruajtur dhe përmirësuar mjedisin tonë natyror.

“Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i lërë planet që Qeveria të jetë përgjegjëse dhe t’i jep zë mjedisit. Puna jonë do të mbështetet nga një gamë e gjerë rregulloresh mjedisore. Më lejoni të filloj me një deklaratë të qartë se ne e shohim krizën klimatike si një mundësi për rritjen dhe zhvillimin e vendit, e cila duhet të shkojë paralelisht me rimëkëmbjen nga COVID 19”, tha ministri Nuredini dhe vazhdoi “Si kontribut i yni për qëllimet globale dhe rajonale për trajtimin e emetimeve të gazeve serrë, Qeveria e Republikës së Maqedonia e Veriut, me propozimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka miratuar qëllimin e mëposhtëm: në vitin 2030, një reduktim prej 51% në emetimet e gazrave serrë, krahasuar me nivelet e vitit 1990”.

Vizioni afatgjatë i Republikës së Maqedonisë së Veriut është, shtoi Nuredini, të arrijë një ekonomi prosperuese me emetim të ulët të karbonit deri në vitin 2050, e cila do të ndjekë drejtimet e zhvillimit të qëndrueshëm rezistent ndaj ndryshimeve klimatike, të përmirësojë konkurrencën dhe të promovojë kohezionin social përmes veprimeve për të luftuar klimën, ndryshimet dhe efektet e tyre.

“Ndryshimet klimatike janë kryesisht një sfidë për të krijuar energji të pastër dhe kjo është arsyeja pse ambicia jonë është e ndarë në sektorë dhe përfaqëson një ulje prej 66% të emetimeve të dëmshme në sektorin e energjisë. Kjo mund të arrihet kryesisht përmes mbylljes së termocentraleve në Osllome dhe Manastir. Nga ana tjetër, ne investojmë në burimet e rinovueshme të energjisë – diellore dhe të erës, për të tërhequr investime private. Po punohet për realizimin e një projekti të madh për hidrocentralet; pra, Çebreni duhet të prodhojë deri në 333-458 megavatë (investim prej 600 milionë euro), dhe në të njëjtën kohë po investojmë në gazifikimin e vendit tonë, si zgjidhje kalimtare për çlirimin më të shpejtë të qymyrit. Konvertimi në gaz është planifikuar në Manastir (200 megavatë, 100 milionë euro) dhe në Negotinë (600 MW, 300 milionë euro), ndërtimi i interkonektorit të gazit me Greqinë dhe shqyrtimi i mundësive për shfrytëzimin e hidrogjenit si energji. Përllogaritja totale e investimeve në sektorin energjetik në Planin e Investimeve Ndërhyrëse është 2 miliardë e 644 milionë euro”, nënvizoi ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor Nuredini.

Drejtori i Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik Festim Halili, prezantoi Fondin si një institucion udhëheqës qeveritar për mbështetjen e kompanive inovative mikro, të vogla dhe të mesme, kurse prioritetet kryesore janë përmirësimi i aksesit në mbështetje financiare për inovacion, zhvillim teknologjik, promovim dhe nxitje të aktivitetit inovativ në Maqedoninë e Veriut.

“Aktualisht, FIZHT përmes instrumenteve të tij financiare ka mbështetur mbi 702 projekte me vlerë totale investimi mbi 87 milionë euro, me mbështetjen e FIZHT në vlerë prej 50 milionë euro ndërsa kompanitë marrin pjesë me 37 milionë euro. Prej 56% e portofolit të FIZHT, pra 392 kompani të mbështetura janë kompani startap, kryesisht të themeluara nga të rinjtë”, tha Halili dhe bëri të ditur se sfida e radhës për Fondin është hapja e fondit të parë hibrid të investimeve prej 27 milionë euro, në të cilin shteti do të investojë 10 milionë euro.

I fundit që foli në panelin qeveritar ishte drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetjen e turizmit, Lupço Janevski, i cili prezantoi potencialet e turizmit në Maqedoninë e Veriut.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe pse një vend i vogël në sipërfaqe, ka shumë vende të bukura natyrore, historike dhe arkeologjike, trashëgiminë e UNESCO-s, ushqimet dhe verën më të shijshme dhe njerëzit më mikpritës. Kemi 43 liqene, 3 prej të cilëve janë tektonikë: Ohri, Prespa dhe Dojrani, 4 parqe kombëtare (Mavrova, Pelisteri, Galiçica dhe Mali Sharr), 15 male më të larta se 2000 metra (maja më e lartë është Korabi i Madh me lartësi prej 2764 metra), 3 ujëvara më të larta se 100 metra dhe Observatori Megalitik Kokino (nga viti 1800 p.e.s.) i pranuar nga NASA”, tha Janevski, duke theksuar se për investitorët potencialë ekzistojnë disa zona zhvillimore turistike në dispozicion për ndërtimin e hoteleve, restoranteve dhe kampeve. Në zona të tilla ka përfitime të shumta për investitorët e huaj: ulje e TVSH-së nga 18% në 5%, zero TVSH për materialet e ndërtimit dhe shërbimet e ndërtimit. Tatimi mbi të ardhurat personale për dhjetë vitet e para është 0%.

Në pjesën e dytë të Konferencës së Biznesit, para biznesmenëve të pranishëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera që ekspozojnë në Ekspo Dubai 2020, përfaqësuesit e katër odave më të mëdha ekonomike prezantuan punën e tyre: Viktor Mizo (nënkryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut) Trajan Angeloski (kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike), Nebi Hoxha (kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore) dhe Aneta Antova Pesheva (kryetare e MASIT).