FIZHT vazhdon të punojë intensivisht në mundësi të reja në mbështetjes për kompanitë inovative dhe kreative!
Sot drejtori i FIZHT Festim Halili ka realizuar takim me Rozita Mrenoshki, këshilltare për çështje ekonomike dhe Ryan Miller, këshilltar ekonomik në Ambasadën Amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Fokusi kryesor i takimit ishte shkëmbimi i përvojave dhe diskutimi për mundësinë e bashkëpunimit të përbashkët.
Drejtori i FIZHT Festim Halili në takim theksoi aktivitetet e FIZHT nëpërmjet të cilave u ofrohet mbështetje kompanive përmes financimit të ideve dhe projekteve më të mira dhe të qëndrueshme të biznesit, si dhe faktin se FIZHT është institucioni i parë në Ballkanin Perendimorë i akredituar nga Fondi i Gjelbër Klimatik.