DFIZHT Festim Halili mbajti fjalim në Forumin e Biznesit, Maqedonia e Veriut – Bullgaria
DFIZHT Festim Halili sot mbajti fjalim në Forumin e Biznesit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të panelit “IT dhe zhvillimi i industrisë”, DFIZHT Halili theksoi se industria e teknologjisë informative si sektori me rritje më të shpejtë në ekonominë e Maqedonisë, njëkohësisht merr pjesë në numrin më të madh të projekteve në portofolin e projekteve të mbështetura nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, pra gati 200 projekte të bashkëfinancuara, me vlerë prej 24 milionë euro.
“Fakti që deri më tani kemi mbështetur mbi 830 ndërmarrje me investime të përbashkëta prej gati 100 milionë euro, e bën Fondin një institucion udhëheqës qeveritar për mbështetjen e ndërmarrjeve inovative mikro, të vogla dhe të mesme. Jam vërtet krenar të them se kemi një numër të madh tregimesh frymëzuese dhe të suksesshme sipërmarrëse, të cilat na tregojnë çdo ditë se Republika e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrës që kanë potencial dhe kapacitet për të krijuar sukses global dhe përfaqësojnë burim krenarie për kombin tonë. Në mes të startup ndërmarrjeve që kemi mbështetur, si shembull, do të veçoja: “Vigo Digital”, e cila me opsionin Keep me Safe të aplikacionit për biçikleta – Bike Computer, synon të dërgojë mesazhe urgjente SMS për vendndodhjen në rast aksidenti të një çiklisti. Ndërmarrja “Kodvel”, e cila punon në fushën e inteligjencës artificiale, qëndron pas “Donna” – asistenti i parë i burimeve njerëzore i bazuar në inteligjencën artificiale që përfaqëson një proces krejtësisht të ri, inovativ dhe të automatizuar të menaxhimit të performancës. E njëjta ndërmarrje krijoi edhe asistentin e parë digjital të IA për ndihmë shtetërore në rajon, i cili do të implementohet në FIZHT dhe dy institucione të tjera shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për më tepër, ndërmarrja Swift Data, e cila me projektin Solar Data Collector është një kombinim i komponentëve hardware dhe softuerësh që mundëson llogaritjen e energjisë që mund të prodhohet nga panelet fotovoltaike në një vend të caktuar”, tha Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.
“Forumi i biznesit Maqedonia e Veriut – Bullgaria” është një platformë ku të dyja palët kanë mundësi për një diskutim konkret, konstruktiv dhe do të përcaktojnë hapat që duhet të ndërmerren për të arritur përparim më të madh në vitet e ardhshme.
Ne përdorim cookies në faqen tonë të internetit për t'ju dhënë përvojën më të përshtatshme duke kujtuar preferencat tuaja dhe vizitat e kthimit. Duke klikuar "PRANOJ", ju pranoni të përdorni TË GJITHA "cookies".
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.