Takim konsultativ për përgatitjen e “Programit për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve publike për zbatimin e Agjendës së Ballkanit Perëndimor për inovacion, hulumtim, arsim, kulturë, rini dhe sport”

Në organizim të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim konsultativ për përgatitjen e “Programit për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve publike për zbatimin e Agjendës së Ballkanit Perëndimor për inovacion, hulumtim, arsim, kulturë, rini dhe sport”.
 
Në takimin konsultativ morën pjesë 12 përfaqësues nga 7 institucione publike që kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të synuara.
 
Nëpërmjet zbatimit të aktiviteteve të këtij projekti, FIZHT merr një rol udhëheqës në përmirësimin e ekosistemit inovativ kombëtar dhe rajonal, me qëllim përfshirjen e aktorëve kombëtarë në tregun e përbashkët europian.
 
Eventi u organizua në bashkëpunim me Fondacionin për menaxhim dhe hulumtim industrial, si pjesë e projektit “POLICY ANSWERS”, financuar në kuadër të programit Horizon Europe të Komisionit Evropian.