ME TRANSFORMIMIN DIGJITAL DERI NË INOVACIONE

Në bazë të nenit 27 të Ligjit për veprimtari të inovacionit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190 / 16 dhe 64/18), dhe në lidhje me Rregulloren për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për nxitjen e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 20.01.2020, ark. nr. 01-514/17, Rregulloren për plotësimin e Rregullores për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për nxitjen e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 16.03.2020, ark. nr. 01-797/6, dhe Rregulloren për plotësimin e Rregullores për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për nxitjen e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 01.06.2020, ark. nr. 01-1662 / 5, Bordi Drejtues i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik më 29.12.2022, ka miratuar tekstin e thirrjes publike për sfidën: ME TRANSFORMIMIN DIGJITAL DERI NË INOVACIONE

Kriza e shkaktuar nga Covid-19, por edhe ekspozimi i ekosistemit ndaj sfidave të reja ekonomike dhe gjeopolitike si: inflacioni i lartë, pasiguria energjetike, zinxhirët e vlerës së ndërprerë (disrupted value chains), dhe veçanërisht rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë, ka përshpejtuar më tej presionin mbi të gjithë, veçanërisht mbi sipërmarrjet prodhuese për të integruar zgjidhjet digjitale në operacionet e tyre. Për më tepër, arritja e objektivave të Fondit të Gjelbër Evropian[1] për tranzicion drejt neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 dhe objektivave të Kompasit digjital[2] për 2030 do të kërkojnë ndryshime të rëndësishme në modelet ekonomike dhe të biznesit të ndërmarrjeve, të plotësuara me investime thelbësore dhe të targetuara të dedikuara për rimëkëmbje dhe konkurrencë në treg.

Transformimi digjital i proceseve kyçe në sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është thelbësor për rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit në mënyrë që ato, përveç përmirësimit të veprimtarisë së tyre, bëhen edhe më konkurruese në tregjet e huaja dhe rrisin mundësitë e eksportit.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në veçanti përballen me sfida në fushën e transformimit digjital, kryesisht për shkak të mundësive të kufizuara financiare për investime në teknologji të reja, si dhe pasiguria në rentabilitetin afatgjatë të investimeve. Për më tepër, ndërmarrjeve vendase (përveç atyre që i përkasin teknologjive të informacionit dhe komunikimit – sektori TIK) u mungojnë njohuritë për të kuptuar kompleksitetin e zbatimit, shpenzimet dhe përfitimet e transformimit digjital. Shumica e ndërmarrjeve kanë besim në teknologjitë e tyre të prodhimit dhe nuk duan të ndërmarrin rreziqe investimi. Pasojat e pandemisë Covid 19 dhe krizës energjetike janë shprehur ndjeshëm në sektorët agro-ushqimor dhe turizmit, ku niveli i digjitalizimit është veçanërisht i ulët.

Qëndrimi pozitiv ndaj inovacionit dhe ndryshimit është një nga shtytësit kryesorë të adoptimit të teknologjive të reja. Më konkretisht, ndërmarrjet që prezantojnë në kohë teknologjitë e reja digjitale dhe të gjelbra kanë një qëndrim pozitiv ndaj digjitalizimit, shikojnë përpara dhe kanë një kuptim të qartë të teknologjive të disponueshme, si dhe cilat janë shpenzimet, përfitimet dhe praktikat përkatëse për menaxhimin e tyre.

Nëpërmjet mbështetjes për transformimin digjital në kuadër të kësaj sfide, sipërmarrjet nga sektori agro-ushqimor dhe turizmit si garrues do të mund të:

  • digjitalizojnë proceset dhe shërbimet, me çka do të sigurojnë planifikim më të mirë, marrjen e vendimeve të biznesit bazuar në analizën e të dhënave dhe përmirësimin e funksionimit të përgjithshëm;
  • mundësojnë ose përshpejtojnë prezantimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve inovative;
  • optimizojnë procesin e prodhimit dhe në këtë mënyrë të rrisin ekonominë e shkallës;
  • zvogëlojnë shpenzimet e prodhimit dhe në këtë mënyrë të krijojë një çmim më konkurrues;
  • përmirësojnë blerjen e lëndëve të para dhe në këtë mënyrë të ndikojë në zinxhirin e furnizuesve;
  • krijojnë kushte dhe mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.

Aktualisht nuk ekziston një rrjet i zhvilluar mjaftueshëm i ofruesve të shërbimeve të biznesit që mund t’i ndihmojë ndërmarrjet të kryejnë diagnostikime adekuate dhe të zgjedhin zgjidhje digjitale optimale dhe ekspertizë për transformimin digjital të biznesit të tyre. Kjo sfidë do t’u japë mundësinë qendrave të startup-eve, si segment kyç në rrjetin e ofruesve të shërbimeve digjitale, t’u ofrojnë NVM qasje në shërbime për digjitalizimin e veprimtarisë së tyre, shërbime për rritjen e aftësive digjitale, marketing digjital, mbrojtje kibernetike, etj. Ngritja e kapaciteteve të tyre, për t’u rritur më tej në qendra digjitale, do të jetë një faktor i rëndësishëm në proceset e digjitalizimit në nivel lokal dhe rajonal.

Sektori i TIK ofron në masë të madhe shërbime dhe produkte digjitale kryesisht për klientët e huaj, kjo është arsyeja pse ka një nivel të ulët të integrimit dhe bashkëpunimit me ndërmarrjet vendase jo-TIK. Nëpërmjet kësaj sfide, ndërmarrjet e këtij sektori do të kenë mundësinë të krijojnë një treg të ri (vendas) për zgjidhjet apo shërbimet e tyre digjitale, për të rritur shitjet duke ofruar zgjidhje të ngjashme digjitale për ndërmarrje të tjera nga sektorë të njëjtë apo të ndryshëm, brenda apo jashtë vendit dhe të krijojë vende të reja pune.

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik e realizon këtë sfidë në partneritet me Programin për rritjen e punësueshmërisë së tregut (Increasing Market Employability (IME) Program)  të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe INOFEIT DIH.

IME do të marrë pjesë në buxhetin e përgjithshëm të sfidës me mjete financiare prej 6.150.000 (gjashtë milionë e njëqind e pesëdhjetë mijë) denarë.

INOFEIT DIH, së bashku me Fondin, do të përfshihen në procesin e implementimit të zgjidhjes/zgjidhjeve digjitale të shpërblyera.

[1] https://ec.europa.eu/info/strategy/priorities-2019-2024/european-green-deal_en

[2] https://futurium.ec.europa.eu/en/digital-compass

Qëllimi i kësaj sfide është rritja e inovacionit, konkurrueshmërisë dhe produktivitetit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorin agro-ushqimor dhe turizmit, duke vendosur zgjidhje digjitale që do të çojnë në transformimin digjital në veprimtarinë e tyre. Njëkohësisht, sfida synon të mundësojë përforcimin e kapaciteteve të qendrave të inovacionit digjital si pjesë e ekosistemit të nevojshëm për transformimin e mëtejshëm digjital.

Transformimi digjital shkakton ndryshime në aspekte të ndryshme organizative, duke çuar në modele të reja biznesi, duke riformuar proceset e biznesit dhe zinxhirët e vlerave, dhe duke u mundësuar ndërmarrjeve të zhvillojnë produkte/shërbime të reja dhe të menaxhojnë një bazë më të gjerë klientësh në nivel global.

Inovacioni digjital është përdorimi i teknologjisë dhe aplikacioneve digjitale për të përmirësuar proceset e biznesit dhe performancën e fuqisë punëtore, për të përmirësuar përvojën e klienteve dhe për të prezantuar produkte ose modele të reja biznesi. Inovacioni digjital është bërë thelbësor në botën moderne, ku bizneset i përdorin ato për të drejtuar proceset dhe për të rritur efikasitetin. Kjo u lejon ndërmarrjeve të qëndrojnë përpara konkurrencës së tyre duke zbatuar vazhdimisht teknologji të reja që përmirësojnë përvojën e klientit. Transformimi digjital dhe inovacioni digjital mund të jenë të ndërlidhura.

Me këtë sfidë kërkojmë:

– zhvillim, zbatim dhe mirëmbajtje të zgjidhjeve digjitale që, nëpërmjet transformimit digjital, do të çojnë në zhvillimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve inovative tek ndërmarrjet garuese nga sektorët agro-ushqimor dhe turizmit.

Zgjidhjet digjitale mund të bazohen në inteligjencën artificiale, realitetin virtual, automatizimin, robotikën, internetin e gjërave, zgjidhjet e bazuara në ueb dhe zgjidhje të tjera të transformimit digjital që nuk përmenden këtu nuk përjashtohen.

Zgjidhjet e përzgjedhura do të prezantohen dhe do të vihen në dispozicion të të rinjve të moshës 15 deri në 25 vjeç, nëpërmjet të paktën një trajnimi falas të organizuar nga Garuesi.

Zbatimi i projektit mund të jetë deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.

Në bazë të rrethanave të justifikuara, Fondi mund të miratojë prolongim të zbatimit të projektit deri në 6 (gjashtë) muaj.

Për financimin e projekteve në kuadër të kësaj thirrjeje publike është paraparë buxhet i përgjithshëm prej 18.450.000 (tetëmbëdhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë) denarë.

Nga buxheti i përgjithshëm i sfidës Fondi siguron mjete financiare në vlerë prej 12.300.000 (dymbëdhjetë milionë e treqind mijë) denarë, pjesa tjetër e mjeteve financiare sigurohet nga IME.

Nëse garuesi është një ndërmarrje e mesme sipas kritereve të pranueshmërisë, për një projekt propozim individual, Fondi, në bashkëpunim me Programin IME, siguron financim deri në 50% (pesëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, në vlerë maksimale prej 1.845.000 (një milion e tetëqind e dyzet e pesë mijë) denarë. Nga garuesi duhet të sigurohet një minimum prej 50% (pesëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit.

Nëse garuesi është një ndërmarrje e vogël ose mikro sipas kritereve të pranueshmërisë, për një projekt propozim individual, Fondi, në bashkëpunim me Programin IME, siguron financim deri në 70% (shtatëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, në vlerë maksimale prej 1.845.000 (një milion e tetëqind e dyzet e pesë mijë) denarë. Nga garuesi duhet të sigurohet një minimum prej 30% (tridhjetë përqind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit.

Mjetet financiare të marra nga Fondi në kuadër të kësaj sfide, mbi çfarëdo baze tjetër apo ndonjë ndihme tjetër shtetërore, nuk do të konsiderohen si mjete të pranueshme për bashkëfinancim nga Garuesi – shfrytëzues i mjeteve financiare nga Fondi.

Nëse nuk ka propozim projekte cilësore të mjaftueshme ose nuk plotësohen kushtet për financim, Fondi mbanë të drejtën të mos ndajë mjete financiare.

 

Kriteret e pranueshmërisë që duhet të plotësohen nga garuesi janë:

  • të jetë shoqëri tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • të ardhurat vjetore të garuesit nuk duhet të kalojnë 10.000.000 (dhjetë milionë) euro në kundërvlerë me denarë, sipas raporteve financiare për dy vitet paraprake fiskale;
  • numri mesatar i të punësuarve nuk duhet të kalojë 250 punonjës;
  • Nuk është i lidhur (sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare) me një ndërmarrje tjetër dhe/ose OPSH, të ardhurat vjetore të së cilës i kalojnë 10,000,000 (dhjetë milionë) euro dhe se numri mesatar i të punësuarve nuk i kalon 250 në dy vitet paraprake fiskale, përveç rastit të lidhjes me një institucion të arsimit të lartë gjegjësisht një institucion kërkimor shkencor;
  • ndaj tij nuk është ngritur procedura e falimentimit ose e likuidimit;
  • të ketë shlyer detyrimet e vonuara në bazë të detyrimeve dhe kontributeve publike;
  • ndaj tij nuk ka filluar procedura për ekzekutimin e detyrueshëm të kërkesave monetare të vonuara;
  • në përputhje me Ligjin për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore dhe Dekretin për kushtet dhe procedurën e dhënies së ndihmës me rëndësi të vogël (de minimis), duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
    • të mos ketë akumuluar më shumë se 200 000 (dyqind mijë) euro ndihmë me rëndësi të vogël për një periudhë trevjeçare fiskale, përfshirë këtu dhe shumën e mjeteve të kërkuara nga Fondi;
    • të mos ketë akumuluar më shumë se 100 000 (njëqind mijë) euro ndihmë me rëndësi të vogël për një periudhë trevjeçare fiskale, përfshirë këtu dhe shumën e mjeteve të kërkuara nga Fondi, nëse ndërmarrja është aktive në sektorin e trafikut rrugor;
  • të mos jetë në vështirësi (ndërmarrje në vështirësi është një ndërmarrje që nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet e saj nga burimet e veta ose me mjete që mund të marrë nga pronari/aksionarët ose kreditorët e saj, për të ndalur humbjet, të cilat pa ndërhyrje të jashtme nga ofruesit e ndihmës sigurisht që do të çojë në ndërprerje afatshkurtër dhe afatgjatë të biznesit të ndërmarrjes) dhe
  • të mos merret me prodhimin e qymyrit.

Garuesi i kësaj sfide është një shoqëri tregtare që plotëson kriteret e mësipërme dhe, përveç kësaj, operon në sektorin agro-ushqimor dhe turizmit.

Garuesi individual mund të paraqesë propozim projektin në partneritet. Në rastin e një partneriteti, partneri/at duhet të plotësojnë të njëjtat kritere të pranueshmërisë si vetë garuesi, aplikanti i kësaj thirrjeje. Partner mund të jetë një ndërmarrje nga çdo fushë/sektor operimi.

Me këtë sfidë inkurajohen veçanërisht të aplikojnë ndërmarrjet në pronësi ose të menaxhuara nga gra apo të rinj deri në 29 vjeç (Tabela e Vlerësimit).

Aktivitetet

 

Propozim projekti duhet të përfshijë aktivitete për zhvillimin dhe aplikimin e zgjidhjeve digjitale që do të çojnë në transformimin digjital të ndërmarrjes – garuesit.

 

Aktivitetet mund të përfshijnë:

  • Aktivitetet për hulumtim dhe zhvillim;
  • Prezantim dhe testim të një produkti, shërbimi ose procesi të ri si rezultat i transformimit digjital tek garuesi;
  • Dizajnim dhe zhvillim të një zgjidhjeje të re inovative në faza, nga një koncept i konfirmuar në një zgjidhje funksionale në një mjedis real për qëllimet e transformimit digjital të garuesit;
  • Prezantim të një zgjidhjeje të re ose mbindërtim të një zgjidhje digjitale ekzistuese që do të zbatohet për qëllime të transformimit digjital të garuesit;
  • Aktivitete për të shumëfishuar aktivitetet digjitale dhe/ose aktivitetet në mjedise dhe grupe të tjera të synuara;
  • Aktivitete që lidhen me mirëmbajtjen e zgjidhjes digjitale, sigurimin e cilësisë, standardizimin dhe akreditimin e një produkti, shërbimi ose procesi tek garuesi.

Lista e mësipërme e aktiviteteve nuk është kufizuese.

Shpenzimet e pranueshme për financim

Shpenzimet e pranueshme për financim janë:

  • Shërbimet e nënkontraktuara për zhvillim/blerje, konfigurim, vënia në funksion dhe mirëmbajtja e softuerit dhe harduerit të ri ose mbindërtim të të përdorurve në lidhje me prezantimin e zgjidhjes së propozuar për transformimin digjital;
  • furnizimi dhe/ose marrja me qira e pajisjeve dhe materialeve harxhuese për hulumtime dhe zhvillim;
  • angazhimin e ekspertëve/konsulentëve për hulumtime dhe zhvillim (p.sh. testim, vërtetim, etj.);
  • angazhimin e konsulentëve për nevoja që lidhen drejtpërdrejt me rezultatet e projektit (ekspertizë për menaxhimin e inovacionit, menaxhimin financiar, mobilizimin e mjetev, zhvillimin e biznesit, ekspertizën e marketingut për testimin e tregut dhe validimin e përdoruesve të mundshëm, çështjet ligjore, mbrojtjen e pronës intelektuale dhe të tjera);
  • përgatitjen dhe dorëzimin e një aplikacioni për patentë, mbrojtje të markës tregtare dhe/ose dizajn industrial;
  • Mbështetja e zyrës dhe e biznesit (komisionet bankare dhe hosting) në një shumë maksimale prej 5% të buxhetit të përgjithshëm të projektit.

Lista e shpenzimeve të pranueshme nuk është gjithëpërfshirëse.

Shpenzime papranushme për financim janë:

  • shpenzimet për interesin ose borxhin e një pale tjetër;
  • shpenzimet dhe komisionet për humbjet ose borxhet nga e kaluara apo të mundshme në të ardhmen;
  • mbulimin e humbjeve nga këmbimi i valutës, tarifat dhe gjobat;
  • shpenzimet për argëtim dhe katering;
  • shpenzimet për rekrutimin e stafit (shpenzimet për publikimin e një konkursi, komisionet nga agjencitë e punësimit, shpenzimet lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve, etj.) dhe shpenzimet për zhvendosje;
  • blerja e tokës ose ndërtesave, duke përfshirë rinovimin;
  • pagesa me para në dorë nga llogaria e dedikuar e projektit;
  • aktivitetet e eksportit (shpenzimet që lidhen drejtpërdrejt me eksportimin e produkteve, krijimin dhe funksionimin e një rrjeti shpërndarjeje, etj.);
  • tarifat vjetore të mirëmbajtjes së patentave (me përjashtim të rasteve të justifikuara mirë të vlerësuara si shpenzime të lejueshme gjatë vlerësimit të propozim projekteve);
  • shtesat e pagave (në formën e pagesës së pushimeve, pagës së trembëdhjetë, performancës në punë, etj.);
  • shpenzimet për shërbimet e konsulencës të ofruara nga pronari/ët e shfrytëzuesit, personat e autorizuar të Shfrytëzuesit (menaxher/drejtor) dhe punonjësit tek shfrytëzuesi;
  • dhënia me qira e hapësirës afariste nga qiradhënësi i cili merr pjesë në aktivitetet e projektit ose është person i lidhur me shfrytëzuesin e shpërblimit;
  • furnizim të automjeteve të pasagjerëve, ngarkesave dhe transportit;
  • shpenzimet për furnizimin e pajisjeve të përdorura;
  • tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), në rast se subjekti i shpërblyer ka të drejtë për rimbursim të TVSH-së.

Të papranueshme për financim janë edhe shpenzimet për realizimin e aktiviteteve që më parë janë financuar nga burime të tjera.

Si shpenzime të pranueshme do të konsiderohen vetëm shpenzimet e bëra për aktivitetet e kryera gjatë kohëzgjatjes së projektit, të cilat janë në përputhje me buxhetin e miratuar të projektit.

Shpenzimet e parashikuara në buxhetin e projektit duhet të korrespondojnë me aktivitetet e parashikuara në aplikacionin e projektit.

Fondi mbanë të drejtën të negociojë me fituesit për sa i përket përcaktimit të aktiviteteve dhe buxhetit të projektit bazuar në rekomandimet e marra nga Komisioni i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes (në tekstin e mëtejmë: Komisioni), përpara nënshkrimit të Marrëveshjes për dhënien e shpërblimit.

 

Në rast se projekti bazohet në të drejtat tashmë ekzistuese të pronësisë intelektuale, Garuesi është i detyruar, së bashku me propozim projektin, të paraqesë dëshminë e së drejtës për të përdorur pronën intelektuale në formën e një marrëveshjeje licencimi, marrëveshje për kontribut “in-kind” ose një lloj tjetër marrëveshjeje që konfirmon se Garuesi ka të drejtë të përdorë pronësinë intelektuale në të cilën bazohen rezultatet e projektit.

Fondi nuk do të jetë përgjegjës për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale ndërmjet Garuesit/Shfrytëzuesit të mjeteve financiare dhe palëve të treta. Garuesi nuk mund të shkelë me vetëdije ose qëllimisht të drejtat e pronësisë intelektuale të ndonjë pale të tretë.

Të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale dhe „know-how“ që do të krijohen gjatë implementimit të Projektit dhe/ose si rezultat i zbatimit të Projektit i përkasin Shfrytëzuesit dhe, nëse është e zbatueshme, Shfrytëzuesi duhet të mbrojë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Procedura, nga marrja e aplikacioneve të pranuara deri te selektimi dhe marrja e vendimit përfundimtar për përzgjedhjen dhe dhënien e mjeteve financiare për garuesit e shpërblyer, përbëhet nga disa hapa:

  • Kontroll administrativ i dokumenteve të dorëzuara (nëse dokumentacioni është i plotë dhe në përputhje me kushtet e pranueshmërisë të theksuara në thirrjen publike)
  • Vlerësimi i parë i propozim projektit (përzgjedhja paraprake)
  • Përzgjedhja e propozim projekteve më të mira (përfshirë prezantimin e propozim projekteve të parapërzgjedhura përpara Komisionit të Vlerësimit dhe Përzgjedhjes)
  • Përzgjedhja e propozim projekteve më të mira
  • Nënshkrimi i marrëveshjeve

Çdo propozim projekt vlerësohet nga Komisioni i vlerësimit dhe përzgjedhjes i përbërë nga pesë anëtarë:

 

  • Tre (3) anëtarë – ekspertë të jashtëm nga fusha e sfidës
  • Një (1) anëtar – përfaqësues i organizatës partnere
  • Një (1) anëtar – përfaqësues i Fondit

Komisioni punon në bazë të Rregullores së Punës së Komisionit për vlerësim dhe përzgjedhje, e cila miratohet në mbledhjen e parë të Komisionit.

Kriteret kryesore për vlerësimin e propozim projekteve janë:

  • Shkalla e inovacionit;
  • Kapaciteti i ekipit të projektit;
  • Cilësia e projektit;
  • Potenciali i tregut;
  • Ndikimi

Fondi mbanë të drejtën të mos japë shpërblim nëse nuk ka mjaft projekt propozime me cilësi të lartë ose nëse kushtet për dhënien e çmimit nuk plotësohen në përputhje me këto Rregulla dhe kushtet e specifikuara në Thirrjen Publike.

Kriteret dhe nënkriteret kryesore për vlerësimin e projektit janë përshkruar në formularin e Tabelës së Vlerësimit.

Dokumentacioni i projektit duhet të dorëzohet në formularët e përgatitur nga Fondi. Të gjithë formularët e aplikimit mund të shkarkohen duke klikuar në butonin “Shkarko dokumentacionin”.

Gjatë aplikimit në thirrjen publike duhet të dorëzohen, të nënshkruhen dhe të vërtetohen me vulë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit për projekt të plotësuar siç duhet;
  • Formulari i buxhetit të projektit i plotësuar siç duhet;
  • Deklarata e Garuesit për pranimin e kushteve të Fondit;
  • Deklaratë e noterizuar e pronësisë – struktura themeluese e garuesit;
  • Pyetësori mjedisor i plotësuar siç duhet;
  • Biografitë e shkurtra të personave që përbëjnë ekipin e projektit, të angazhuar në projekt (më së shumti për 5 (pesë) persona).

I gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet në gjuhën maqedonase.

Dokumentacioni i projektit së bashku me biografitë e shkurtra që duhet t’i bashkëngjiten formularit duke klikuar në butonin “Apliko“.

Afati i fundit për aplikim në thirrjen publike është deri më 20.03.2023, ora 14:00.

Vetëm ato propozim projekte të paraqitura në mënyrën e mësipërme dhe brenda afatit të caktuar do të konsiderohen për financim.

 

Rregullat dhe procedurat për zbatimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e projektit përcaktohen në dokumentin Rregullat për organizimin dhe zbatimin e garave ose sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 20.01.2020, Rregullat për plotësimin e Rregullave për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 16.03.2020, dhe Rregullat për plotësimin e rregullave për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 01.06.2020 (pdf).

Për të gjitha pyetjet dhe informacionet shtesë në lidhje me këtë thirrje, mund të përdorni adresën e emailit: digitalnatransformacija@fitr.mk

Për prezantimin e rregullave dhe kushteve për aplikim në këtë thirrje, Fondi do të organizojë info-evente. Informacioni për datat e info-eventeve do të publikohet me kohë në faqen e Fondit si dhe në rrjetet sociale (Facebook dhe Instagram).

  1. Të ardhurat vjetore të garuesit nuk duhet të kalojnë 10.000.000 (dhjetë milionë) euro në kundërvlerë në denarë, sipas raporteve financiare për dy vitet paraprake fiskale. A do të thotë kjo se një NVM që nuk ekziston prej dy vitesh nuk lejohet të marrë pjesë? Për shembull, nëse ndërmarrja hapet në vitin 2023 dhe nuk ka llogari përfundimtare të mëparshme, a do të lejohet të marrë pjesë?

Në thirrjen publike mund të marrë pjesë çdo ndërmarrje mikro, e vogël apo e mesme, pavarësisht se kur është themeluar ndërmarrja. Kriteri bazë i përcaktuar në thirrjen publike është të jetë shoqëri tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  1. Zgjidhjet e përzgjedhura do të prezantohen dhe do të vihen në dispozicion për të rinjtë e moshës 15 deri në 25 vjeç, nëpërmjet të paktën një trajnimi falas të organizuar nga Garuesi. Sipas kësaj, a konsiderohet që fituesi i projektit të gjejë dhe organizojë trajnime për personat e moshës 15-25 vjeç? Si të vërtetohet se trajnimi është zhvilluar etj.?

Fituesi i shpërblimit, përkatësisht garuesi, është i detyruar të organizojë të paktën një trajnim për të rinjtë nga mosha 15 deri në 25 vjeç nën përkujdesin e tij. Në përputhje me thirrjen publike, ndërmarrja e shpërblyer duhet të organizojë vetë trajnimin për të rinjtë, përmes të cilit ata duhet të njihen me proceset e transformimit digjital të zbatuara përmes projektit. Pjesëmarrja në trajnim vërtetohet me listë pjesëmarrësish, foto, video etj.

  1. Ju lutemi për sqarim të mëtejshëm në lidhje me buxhetin e financimit të projektit. Domethënë, a llogaritet pjesëmarrja e aplikantit në buxhetin total? Gjegjësisht, në një projekt me buxhet total prej 3.000.000 denarë, a duhet aplikanti të merr pjesë me 1.500.000 denarë dhe fondi me 1.500.000 denarë (50%, duke patur parasysh që aplikanti është ndërmarrje e mesme)?

Nëse garuesi është një ndërmarrje e mesme sipas kritereve të pranueshmërisë, për një projekt propozim individual, Fondi, në bashkëpunim me Programin IME, siguron financim deri në 50% (pesëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, në shumë maksimale prej 1.845.000 (një milion e tetëqind e dyzet e pesë mijë) denarë. Nga ana e Garuesit duhet të sigurohen një minimum prej 50% (pesëdhjetë përqind) të buxhetit përgjithshëm të projektit. Si përgjigje më specifike për pyetjen tuaj, pjesëmarrja si e Fondit edhe e aplikantit/garuesit llogariten në buxhetin e përgjithshëm. Pra, nëse buxheti i përgjithsëm i projektit ka vlerë prej 3.000.000 denarë dhe aplikanti merr pjesë me 1.500.000 denarë edhe Fondi merr pjesë me 1.500.000 denarë (50%, sepse aplikanti është ndërmarrje e mesme).

  1. Ne jemi një ndërmarrje që punojmë me ueb teknologji për tregun amerikan, së shpejti e pamë programin e Fondit për Inovacione dhe duam të pyesim nëse mund të kontribuojmë në digjitalizimin e ndërmarrjeve tona?

Sigurisht që ekziston mundësia e përfshirjes tuaj në këtë thirrje. Kjo thirrje është e dedikuar për aplikantët nga fusha e bujqësisë, industrisë ushqimore dhe turizmit.  Por një ndërmarrje në fushën e industrisë së IT mund të paraqitet si partner në këtë thirrje, kështu që nëse njihni një ndërmarrje që ka nevojë për digjitalizim dhe është në një nga sektorët e mësipërm, mund të shpërndani informacionin në lidhje me  këtë thirrje dhe nëse ka interes mund të bashkëpunoni.

  1. Në lidhje me thirrjen aktuale “Me transformimin digjital deri në inovacione”, në pjesën e kritereve se kush mund të aplikojë, jashtë kritereve  të përgjithshme , veçohet:“Garuesi i kësaj sfide është një shoqëri tregtare që plotëson kriteret e mësipërme dhe, përveç kësaj, operon në sektorin agro-ushqimor dhe turizmit”. Pyetja është, a do të thotë kjo se për thirrjen mund të aplikojë vetëm një person juridik nga sektori agro-ushqimit dhe turizmit, apo edhe person juridik me aktivitet tjetër, konkretisht një institucion arsimor privat?

Siç është theksuar në vetë thirrjen publike, garuesi i kësaj sfide duhet të jetë një shoqëri tregtare që plotëson kriteret e pranueshmërisë dhe, përveç kësaj, i përket sektorëve agro-ushqimor dhe turizmit. Kjo do të thotë se vetëm ndërmarrjet nga sektorët agro-ushqimor dhe turizmit janë të pranueshme dhe mund të aplikojnë në këtë thirrje.

  1. Në thirjen për transformim digjital, a mundet të konkurrojë një kooperativë bujqësore?

Të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë në këtë thirrje duhet të plotësojnë kriteret e pranueshmërisë, ku një nga kriteret është që ndërmarja:

  • të jetë shoqëri tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke qenë se kooperativat bujqësore janë të regjistruara në përputhje me Ligjin për Kooperativat / Ligjin për Kooperativat Bujqësore, një kooperativë bujqësore nuk e plotëson këtë kriter dhe për këtë arsye nuk mund të paraqitet si garuese në këtë thirrje.

  1. A mundet që një shoqëri e sapothemeluar të paraqitet si partner i aplikantit?

Të interesuarit që duan të aplikojnë në këtë thirrje duhet të plotësojnë kriteret e pranueshmëërisë që janë pjesë e vetë thirrjes publike. Kriteri i parë është që të jetë shoqëri tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe garuesi i kësaj sfide duhet t’i takojë sektorit agro-ushqimor dhe turizmit.

Të gjitha ndërmarjet që plotësojnë kriteret mund të aplikojnë, si garues kryesor apo si partner, pavarësisht nëse është një shoqëri tregtare e sapothemeluar apo ekzistuese.

  1. Ju lutemi për informacion që nëse një agjencion udhëtimesh me dy punonjës, e regjistruar në korrik të 2022 është e pranueshme  të aplikojë në thirrje, me një ide inovative.
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë në thirrjen publike duhet të plotësojnë kriteret e pranueshmërisë:
  • të jetë shoqëri tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • të ardhurat vjetore të garuesit nuk duhet të kalojnë 10.000.000 (dhjetë milionë) euro në kundërvlerë me denarë, sipas raporteve financiare për dy vitet paraprake fiskale;
  • numri mesatar i të punësuarve nuk duhet të kalojë 250 punonjës;
  • Nuk është i lidhur (sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare) me një ndërmarrje tjetër dhe/ose OPSH, të ardhurat vjetore të së cilës i kalojnë 10,000,000 (dhjetë milionë) euro dhe se numri mesatar i të punësuarve nuk i kalon 250 në dy vitet paraprake fiskale, përveç rastit të lidhjes me një institucion të arsimit të lartë gjegjësisht një institucion kërkimor shkencor;
  • ndaj tij nuk është ngritur procedura e falimentimit ose e likuidimit;
  • të ketë shlyer detyrimet e vonuara në bazë të detyrimeve dhe kontributeve publike;
  • ndaj tij nuk ka filluar procedura për ekzekutimin e detyrueshëm të kërkesave monetare të vonuara;
  • në përputhje me Ligjin për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore dhe Dekretin për kushtet dhe procedurën e dhënies së ndihmës me rëndësi të vogël (de minimis), duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
    • të mos ketë akumuluar më shumë se 200 000 (dyqind mijë) euro ndihmë me rëndësi të vogël për një periudhë trevjeçare fiskale, përfshirë këtu dhe shumën e mjeteve të kërkuara nga Fondi;
    • të mos ketë akumuluar më shumë se 100 000 (njëqind mijë) euro ndihmë me rëndësi të vogël për një periudhë trevjeçare fiskale, përfshirë këtu dhe shumën e mjeteve të kërkuara nga Fondi, nëse ndërmarrja është aktive në sektorin e trafikut rrugor;
  • të mos jetë në vështirësi (ndërmarrje në vështirësi është një ndërmarrje që nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet e saj nga burimet e veta ose me mjete që mund të marrë nga pronari/aksionarët ose kreditorët e saj, për të ndalur humbjet, të cilat pa ndërhyrje të jashtme nga ofruesit e ndihmës sigurisht që do të çojë në ndërprerje afatshkurtër dhe afatgjatë të biznesit të ndërmarrjes) dhe
  • të mos merret me prodhimin e qymyrit.

Gjithashtu, garuesi i kësaj sfide, përveçse duhet të plotësojë kriteret e mësipërme, duhet t’i përkasë edhe sektorit agro-ushqimor apo turistik. Kjo do të thotë se agjencioni juaj mund të aplikojë nëse është themeluar si shoqëri tregtare sipas Ligjit për shoqëritë tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV-së.

  1. A ka rregulla të origjinës për pajisjet? (lista e vendeve të origjinës, etj.)

Nuk ka rregulla të veçanta për origjinën e pajisjes.

  1. A është e pranueshme blerja e llojeve të shumta të pajisjeve (p.sh. dron me kamerë  multi-spektër, sensorë dheu, etj.) për t’u instaluar/përdorur për vende të ndryshme prodhimi në pronësi të ndërmarrjes?

Blerja e disa llojeve të pajisjeve është e pranueshme, nëse ato përputhen me qëllimin e kësaj thirrjeje dhe çojnë në një transformim digjital në operacionet e ndërmarrjeve/garuesit. Меgjithatë, nëse nga një furnizues blihen disa lloje të pajisjeve, përsëri vlenë rregulli që për blerjet mbi 300.000,00 (treqind mijë) denarë, përfituesi i shpërblimit duhet të zhvillojë procedurë tenderuese duke mbledhur së paku tri oferta. Përfituesi i shpërblimit duhet të dorëzojë në Fond për miratim dokumentacionin për çdo fazë të procedurës së tenderit (p.sh. shpallja publike, kriteret e përzgjedhjes, kontrata, etj.).

  1. A është i pranueshëm investimi me vlerë më të lartë duke qenë se është e nënkuptuar që mbështetja maksimale kap vlerën prej 1.845.000 denarë?

Investimi me vlerë më të lartë është i pranueshëm pasi shuma prej 1.845.000 denarë është shuma maksimale që mund të sigurohet nga Fondi. Në të njëjtën kohë, duhet pasur parasysh se nëse garuesi është një ndërmarrje e mesme sipas kritereve të pranueshmërisë, për një projekt propozim individual, Fondi në bashkëpunim me Programin IME, siguron financim deri në 50% ( pesëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit.  Nga garuesi duhet të sigurohet një minimum prej 50% (pesëdhjetë përqind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit. Nëse garuesi është një ndërmarrje e vogël ose mikro sipas kritereve të pranueshmërisë, për një projekt propozim individual, Fondi në bashkëpunim me Programin IME, siguron financim deri në 70% (shtatëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit. Një minimum prej 30% (tridhjetë përqind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit duhet të sigurohet nga vetë Garuesi.

  1. A është e mundur të aplikohet për zgjidhje digjitale që do t’i ofrohet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut? (kujt duhet dedikuar projekt-inovacioni i propozuar?)

Thirrja është e dedikuar për të gjitha ndërmarjet tregtare që i përkasin sektorit agro-ushqimor dhe turistik dhe që janë të regjistruara në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare. Ndërmarjet duhet të aplikojnë me një project, qëllimi i të cilit është të ofroj zgjidhje digjitale që do të çojnë në transformimin digjital në veprimtaritë e tyre.

  1. A mund të aplikojë një bujk individual?

Jo, mund të aplikojnë vetëm shoqëritë tregtare të themeluara në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare.

  1. A është e mundur të aplikohet për projektin duke pasur një kontratë me një person fizik IT që zhvillon programin me të cilin po aplikojmë apo duhet të jetë një ndërmarje që zhvillon IT zgjidhje.

Po, duke marrë parasysh që aplikanti është një ndërmarje tregtare që i përket sektorit agro-ushqimor dhe turizmit. Personi fizik mund të angazhohet si ekspert i projektit. Ndërmarjet duhet të aplikojnë me një projekt qëllimi i të cilit është të ofroj zgjidhje digjitale që do të çojnë në transformimin digjital në veprimtarinë e tyre.

  1. A janë objektet hotelerike që shesin ushqime dhe pije në një vend turistik  si aplikantë të pranueshëm për këtë thirrje?

Për të qenë në gjendje të aplikojë në thirrje, aplikanti duhet të jetë një ndërmarje tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe t’i përkasë sektorit agro-ushqimor ose turistik. Aplikanti duhet të propozojë dhe zbatojë futjen e një zgjidhjeje digjitale në aktivitetin e tij.

  1. Në thirrjen aktive “Me transformimin digjital deri në inovacione” ju deklaroni se garuesi i kësaj sfide duhet të jetë një shoqëri tregtare që plotëson kriteret e mësipërme dhe, përveç kësaj, operon në sektorët agro-ushqimor dhe turizëm.

    Që të mos ketë ngatërresa dhe keqkuptime, do të doja të specifikoni kodet e veprimtarisë sipas regjistrit qendror, se për të cilat ndërmarrje nga “sektori agro-ushqimor” vlen thirrja.

Megjithëse aplikanti duhet t’i përkasë dhe të operojë në sektorët e specifikuar (sektori agro-ushqimor dhe/ose turistik), asnjë kod aktiviteti nuk është specifikuar në mënyrë specifike në thirrje. Aplikanti duhet të përmbushë qëllimin e thirrjes, pra të rrisë inovacionin, konkurrencën dhe produktivitetin dhe të bëjë një transformim digjital në operacionet e veta. Në përputhje me partnerët, Programi për rritjen e punësueshmërisë së tregut – IME i Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, është rënë dakord që vetë Komisioni i Vlerësimit të vendos nëse aplikanti/garuesi i përket sektorëve të lartpërmendur dhe nëse transformimi digjital kryhet në to.