Kuponat e Inovacionit për Ballkanin Perëndimor

POLICY ANSWERS Programi pilot i financuar nga programi i Bashkimit Evropian Horizon Europe - Thirrje për aplikime

12 prill-20 nëntor 2024

Kuponat e Inovacionit për Ballkanin Perëndimor janë një nxitje financiare të dizajnuara për të lehtësuar partneritetet dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) dhe institucioneve hulumtuese publike në të gjithë Ballkanin Perëndimor (WB).

12 Prill 2024, lançohet programi pilot për kuponat e inovacionit për Ballkanin Perëndimor si pjesë e programeve pilot të POLICY ANSWERS – R&I POLICY – Krijimi, hulumtimi dhe mbështetja në projektin për Ballkanin Perëndimor. Thirrja do të jetë e hapur deri më 20 nëntor 2024.

Thirrja për aplikime është e hapur për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SMEs) që operojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor (WB), ndërsa institucionet publike hulumtuese do të jenë ofrues të shërbimeve. Përdoruesi dhe ofruesi i shërbimit duhet të jenë nga ekonomi të ndryshme të Ballkanit Perëndimor për çdo aplikacion.

Kuponët janë një nxitje e thjeshtë financiare e drejtpërdrejtë që u mundëson ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SMEs) të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve të shërbimeve të ofruara nga institucionet publike hulumtuese.

Programi pilot synon të stimulojë aktivitetet e hulumtimit dhe inovacionit duke ofruar kupona për aplikantët e kualifikuar, duke inkurajuar zhvillimin e produkteve, shërbimeve dhe teknologjive të reja, njëkohësisht inkurajon inovacionin dhe rritjen ekonomike si dhe kontribuon në një tranzicion të gjelbër dhe digjital në rajon.

Rreth POLICY ANSWERS

POLICY ANSWERS fokusohet në politikat e hulumtimit dhe inovacionit (R&I) si dhe në sistemet e menaxhimit në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që mbulon aspekte të arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit. Projekti monitoron dhe mbështet koordinimin e politikave në kuadër të bashkëpunimit ЕU-WB, përforcon potencialin e WB për pjesëmarrje të suksesshme në aktivitetet hulumtuese dhe inovative rajonale dhe shumëpalëshe. Ai promovon bashkëpunimin rajonal në hulumtim dhe zhvillim (R&I) dhe mbështet rrjetëzimin dhe qasjen në informacion dhe përsosmëri.

Informacione më të detajuara mbi procesin e aplikimit, kriteret, vlerësimin dhe përzgjedhjen në kuadër të programit pilot Kuponat e Inovacionit për Ballkanin Perëndimor mund të gjenden në https://www.westernbalkans-infohub.eu/news/pre-announcement-of-the-policy-answers-western-balkans-innovation-vouchers-scheme/

Ne presim me padurim aplikimin tuaj!

Projekti i BE – POLICY ANSWERS – Krijimi, implementimi dhe mbështetja e politikave për hulumtim dhe inovacion në vendet e Ballkanit Perëndimor financohet nën titullin Horizon Europe “Mbështetje për krijimin e politikave për hulumtim dhe zhvillim në vendet e Ballkanit Perëndimor” (HORIZON-WIDERA-2021-ACCESS-06-01). Projekti u lançua më 1 mars 2022 për një periudhë katër vjeçare.

POLICY ANSWERS fokusohen në politikat dhe sistemet e menaxhimit të hulumtimit dhe inovacionit (R&I), dhe mbulojnë gjithashtu aspekte të arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit. Objektivat kryesore të projektit janë monitorimi dhe mbështetja e koordinimit të politikave në bashkëpunimin ndërmjet BE dhe Ballkanit Perëndimor (WB), si dhe bashkëpunimi, për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në përforcimin e potencialit të tyre për pjesëmarrje të suksesshme në aktivitetet hulumtuese dhe inovative rajonale dhe shumëpalëshe, deri në promovimin e bashkëpunimit rajonal në hulumtim dhe zhvillim, mbështetje për rrjetëzimin si dhe qasje në informacione dhe përsosmëri.

Kjo iniciativë është e pozicionuar mirë në përputhje me agjendën e BE për Ballkanin Perëndimor për inovacion, hulumtim, arsim, kulturë, rini dhe sport (WB Innovation Agenda), e cila përshkruan një strategji gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë për bashkëpunimin me rajonin, duke përfshirë një Plan Veprimi për zbatimin e tij. Nëpërmjet rritjes së investimeve, elementët dhe masat e tij do të kontribuojnë në zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik dhe social në dhe me rajonin.

Projekti zbatohet nga 14 organizata partnere të rrjetëzuara nga rajoni dhe organizata ekspertësh të BE. Të gjitha organizatat mbështesin bashkërisht dialogun politik përmes takimeve formale politike dhe takimeve politike ad hoc, monitorimit dhe ngritjes së kapaciteteve për zbatimin e agjendës së Ballkanit Perëndimor të Bashkimit Evropian. Përveç ndërtimit të kapaciteteve, përafrimi rajonal i prioriteteve në lidhje me transformimin digjital, Agjendën e Gjelbër dhe shoqëritë e shëndetshme është element qendror i projektit. Aktivitetet pilot ofrojnë mundësi për krijimin e politikave dhe programeve që do të arrijnë tek përdoruesit përfundimtarë dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike (shkencore) dhe sektorit të biznesit. Qëllimet e mëtejshme janë mobilizimi i hulumtuesve, përfshirë të rinjtë në proceset politike, promovimi i infrastrukturës hulumtuese dhe rritja e aftësive inovative në të gjitha fushat.

Objektivi i përgjithshëm i projektit: Të ofrojë dëshmi analitike dhe planifikim strategjik të rajonit me qëllim zbatimin e agjendës së Ballkanit Perëndimor të Bashkimit Evropian dhe për të arritur progres në integrimin e tyre në Zonën Evropiane të Hulumtimit (ZEH).

Objektivat specifike në projekt: Zbatimi i aktiviteteve pilot rajonale, të cilat prekin drejtpërdrejt komunitetin akademik, industrinë dhe shoqërinë civile; për të krijuar iniciativa të reja dhe për të inicuar histori suksesi në nivel programi.

POLICY ANSWERS implementon një sërë aktivitetesh të veçanta, të cilat synojnë të aktivizojnë aktorë të ndryshëm për të përmirësuar ndërlidhjen e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndër aktivitetet në POLICY ANSWERS, janë programet pilot “Kuponat e Inovacionit për Ballkanin Perëndimor ” dhe “Skema për mobilitetin e Ballkanit Perëndimor”.

Kuponat e inovacionit për Ballkanin Perëndimor (WB) janë një nxitje e thjeshtë financiare e drejtpërdrejtë e përdorur nga ndërmarrjet për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të shërbimeve të ofruara nga organizatat e hulumtimit dhe zhvillimit (PROs), duke intensifikuar kështu shkallën dhe dinamikën e zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve si dhe plasimin e tyre në treg.

Zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve të reja lidhet drejtpërdrejt me procesin e inovacionit. Kuponat e inovacionit janë një mënyrë për të mundësuar transferimin e njohurive dhe për të kontribuar në krijimin e partneriteteve afatgjata midis ndërmarrjeve, hulumtimit dhe zhvillimit. Qëllimi i Kuponave të Inovacionit është të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet ndërmarrjeve dhe institucioneve hulumtuese akademike dhe shkencore në drejtim të implementimit të aktiviteteve inovative, në mënyrë që ndërmarrjet të rrisin konkurrencën e tyre.

Ky udhëzim përcakton karakteristikat dhe objektivat bazë të mjeteve financiare të alokuara nëpërmjet Kuponave të Inovacionit, kriteret dhe kushtet për shpërndarjen e mjeteve financiare, përmbajtjen e thirrjes publike për shpërndarjen e mjeteve financiare, procedurën e shpërndarjes së mjeteve financiare, si dhe mënyrën e implementimit, monitorimit dhe raportimit mbi financimin e alokuar përmes Kuponëve të Inovacionit.

Kuponët e inovacionit janë një mjet i përdorur zakonisht për të inkurajuar dhe iniciuar bashkëpunimin ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ofruesve të njohurive. Ka kupona që ofrojnë shërbime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për një qëllim të caktuar, si shërbime biznesi, tranzicion digjital ose i gjelbër, etj.

Kuponët e inovacionit janë stimuj financiarë për të subvencionuar një pjesë të shpenzimeve të shërbimeve të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë (HEIs) dhe organizatat e hulumtimit dhe zhvillimit (PROs) nga sektori publik që synojnë të përshpejtojnë dinamikën dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve inovative dhe plasimin e tyre në treg.

Një ent ligjor biznesi i regjistruar si një ndërmarrje mikro, e vogël ose e mesme (Përfituesit e Kuponëve të Inovacionit) dhe e regjistruar në ndonjë nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor (të paktën 51% në pronësi private), e inkorporuar sipas ligjit përkatës në fuqi për shoqëritë tregtare.                                                          

Ndërmarrja duhet të jetë subjekt afarist juridik e inkorporuar sipas Ligjit aktual përkatës për Shoqëritë Tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e regjistruar në cilindo Agjenci të Regjistrimit të Bizneseve të Ballkanit Perëndimor dhe e vendosur në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse ndërmarrjet e sapokrijuara nuk klasifikohen si ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në vendet e Ballkanit Perëndimor në momentin e shqyrtimit të aplikimit për Kuponët e Inovacionit, ata mund të jenë përfitues të Kuponëve të Inovacionit me kusht që të garantojnë që, në ditën e nënshkrimit të kontratës së Kuponëve të Inovacionit, të klasifikohen si ndërmarrje mikro, e vogël ose e mesme.

Buxheti i përgjithshëm për ndarjen e mjeteve përmes Kuponave të Inovacionit për këtë thirrje publike është 240,000 euro. Një kupon mund të mbulojë maksimumi 80% (tetëdhjetë për qind) të shpenzimeve totale të shërbimit të ofruar nga HEIs/PROs, deri në një shumë prej 8.000 euro pa tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH). Marrësi i kuponit është i detyruar të bashkëfinancojë shumën e mbetur të shpenzimeve totale të shërbimit, e cila është të paktën 20% e shumës totale të faturës, duke përfshirë TVSH-në e shpenzimeve totale. Marrësi i kuponit është i detyruar të financojë të gjitha shpenzimet e transportit dhe ligjore (nëse ka) për dërgimin ndërkufitar të prototipeve, mostrave etj.

Aplikantët mund të marrin maksimum një Kupon Inovacioni në këtë thirrje publike. Në thirrjen publike, i njëjti aplikant mund të paraqesë më shumë se një aplikim për Kuponë Inovacioni. Në rast se më shumë se një aplikim nga i njëjti aplikant merr një rezultat të lartë në procesin e vlerësimit, do të jepet vetëm aplikacioni me rezultatin më të lartë.

Mbështetja e dhënë subjekteve afariste përmes Kuponëve të Inovacionit, pavarësisht nga statusi i tyre ligjor dhe mënyra e financimit, do të rregullohet sipas regjimit të ndihmës de minimis (ndihma shtetërore me vlerë të ulët), kështu që përfituesit janë të detyruar të veprojnë në përputhje me Dekretin për Listën e rregullave të ndihmës shtetërore në ekonomitë përkatëse.

Subjekte të pranueshme janë institucionet e arsimit të lartë të sektorit publik (HEIs) ose organizatat për hulumtim dhe zhvillim të sektorit publik (të paktën 51% drejtpërsëdrejti ose indirekt në pronësi të shtetit), të regjistruara në cilindo nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të inkorporuara sipas Ligjit aktual të arsimit të lartë. Institucione dhe/ose Organizata për hulumtim dhe zhvillim nga sektori publik dhe të akredituara nga ministritë relevante në ekonominë përkatëse të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërmarrjet e regjistruara në cilindo nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ndërmarrje që zotërohen kryesisht nga sektori publik, institucionet e arsimit të lartë ose organizatat për hulumtim dhe zhvillim të sektorit publik (50.1% ose më shumë).

Aplikanti dhe ofruesi i shërbimit duhet të jenë nga dy ekonomi të ndryshme nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shërbimet e pranueshme të Kuponëve të Inovacionit

Kuponët e inovacionit mund të përdoren për të transferuar njohuri shkencore, teknologjike ose inovative që janë të reja për ndërmarrjen ose për të zgjidhur një problem teknik/teknologjik të identifikuar nga ndërmarrja.

Mund të merren mjete për shërbimet e mëposhtme:

  • zhvillim të produkteve të reja ose përmirësim (përsa i përket funksionit dhe cilësisë) të proceseve ose shërbimeve ekzistuese;
  • Dëshmi të konceptit;
  • Studim fizibiliteti;
  • Prodhim të prototipeve laboratorike;
  • Prototipet e demonstrimit të prodhimit
  • Lloje të ndryshme të testeve (në laborator, fabrikë prodhimi);
  • Validim të produkteve, proceseve ose shërbimeve të reja ose të përmirësuara;
  • Validim të teknologjisë;
  • Zhvillim dhe vendosje të softuerit special për një produkt ose proces (në kuadër të zhvillimit të produktit);
  • IPR dhe transferim të teknologjisë.

Detyrat specifike duhet të detajohen në ofertën përfundimtare financiare.

Kupon inovacioni mund të jepet në fushën e shkencës dhe teknologjisë me prioritet tranzicionin e gjelbër dhe digjital në kuadër të kritereve të vlerësimit.

Skema e Kuponëve të Inovacionit është në përputhje me Strategjitë e Specializimit të zgjuar për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga viti 2023 deri në 2027, të cilat fokusohen në fushën e tyre kryesore prioritare.

Kuponët e dhënë për Inovacion duhet të përdoren nga marrësi brenda një periudhe deri në nëntë muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut (FIZHT) dhe marrësit të kuponit. Këto detaje janë të përcaktuara në seksionin e kontratave.                      

Kuponi i inovacionit mund të vazhdohet për një periudhë prej tre muajsh, vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe në bazë të kërkesës së ndërmarrjes (përfituesit të kuponit) nëse Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut konsideron se arsyet e deklaruara në kërkesë janë të justifikuara. Në rastet kur Kuponi i Inovacionit nuk përdoret në periudhën e caktuar, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të ketë asnjë detyrim ndaj këtij Kuponi të miratuar të Inovacionit. 

Kuponat e inovacionit nuk mund të përdoren për:

  • Shlyerje të interesit ose borxhit ndaj një pale tjetër;
  • Shpenzimet dhe komisionet për humbjet ose borxhet e kaluara ose të mundshme në të ardhmen;
  • Mbulim të humbjeve për shkak të këmbimit valutor, tarifave dhe gjobave;
  • Shpenzimet për argëtim dhe katering;
  • Krijim të planeve të biznesit dhe vlerësimeve ekonomike;
  • Aktivitete të shitjes;
  • Zhvillim standard të faqeve të internetit ose aplikacioneve celulare;
  • Shpenzimet e rekrutimit të personelit (shpenzimet e shpalljes, komisionet e agjencive të punësimit, shpenzimet e përzgjedhjes së kandidatëve, etj.) dhe shpenzimet e migrimit;
  • Blerja e tokës ose ndërtesave, duke përfshirë rinovimin;
  • Aktivitetet e eksportit (shpenzime të lidhura drejtpërdrejt me eksportin e produkteve, nëpërmjet krijimit dhe funksionimit të një rrjeti shpërndarjeje, etj., ose për shpenzime të tjera aktuale të aplikantit që lidhen me aktivitetet e eksportit);
  • Tarifa vjetore e mirëmbajtjes së patentës (me përjashtim të rasteve të arsyetuara mirë të vlerësuara si shpenzime të lejueshme gjatë evaluimit të propozim projekteve);
  • Shpenzimet për shërbimet e konsulencës të ofruara nga pronari/ët e ndërmarrjes marrëse;
  • Marrja me qira e hapsirës afariste;
  • Shpenzimet për furnizim të pajisjeve.

TVSH-ja është shpenzim i papranueshëm për financim, por llogaritet në shumën totale. Ndërmarrja marrëse duhet të mbulojë shtesë shpenzimet e TVSH-së nëse është e aplikueshme dhe, për të njëjtin shpenzim, mund të marrë një rimbursim në përputhje me ligjin në fuqi.

Përveç kësaj, shpenzimet e kryerjes së aktiviteteve të financuara më parë nga burime të tjera nuk janë të pranueshme për financim.

Për të aplikuar për fondet e dhëna përmes skemës së Kuponëve të Inovacionit, ndërmarrja aplikuese duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:                          

  • Aplikim për Kupon Inovacioni, të plotësuar, nënshkruar dhe printuar në formën e përcaktuar nga FIZHT, skanuar në format PDF;
  • Status aktual për ndërmarrjen (forma juridike) – lëshuar nga institucioni përkatës në ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor (për shembull, Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut) jo më të vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit të specifikuar në thirrjen publike; dhe
  • Oferta financiare nga ofruesi/t e shërbimit, të nënshkruara, të printuara dhe të skanuara në formatin PDF e cila duhet të përmbajë:
  1. Specifikimi i shërbimit sipas nevojës së deklaruar në Aplikacionin e Kuponave të Inovacionit;
  2. Emri i ofruesit/ve të shërbimit dhe personi kontaktues përgjegjës për shërbimin e kërkuar;
  3. Oferta financiare për shërbimet me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) e shprehur si shpenzim më vete, nëse është e aplikueshme;
  4. Afati i përfundimit të shërbimit të kërkuar.

Në një aplikim, ndërmarrja aplikuese mund të përfshijë më së shumti dy ofrues shërbimesh.

  •  

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është data 20 nëntor 2024.

Për të aplikuar për mjete që ndahen përmes Kuponëve të Inovacionit, ndërmarrja aplikuese duhet të dorëzojë dokumentet e dorëzuara përmes formularit të aplikimit.

Vetëm ato aplikime të paraqitura në mënyrën e mësipërme do të shqyrtohen për evaluim të mëtejshëm dhe financim (nëse është e mundur).

Të gjitha aplikimet e pranuara që kanë kaluar kontrollin administrativ do të vlerësohen nga Komisioni për evaluim i përbërë nga tre anëtarë. Të gjitha aplikimet e pranuara do të vlerësohen sipas kritereve të mëposhtme të vlerësimit nga Komisioni i evaluimit:

  • Relevanca e shërbimit me objektivat e thirrjes (20/100);
  • Shkalla e inovacionit (30/100);
  • Cilësia e propozimit (30/100);
  • Ndikimi në tranzicionin e gjelbër dhe/ose digjital (20/100).

Për aplikacionet e ranguara më lartë do të ndahen mjete derisa të absorbohet i gjithë buxheti në dispozicion. Partneri implementues (FIZHT) rezervon të drejtën të mos ndajë ose shpërndajë buxhetin total në rast se nuk ka aplikime të mjaftueshme me cilësi të lartë ose nëse disa nga kuponët e dhënë të Inovacionit nuk zbatohen me përkushtim, në përputhje me kushtet e marrëveshjes.

Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në kuadër të FIZHT në Maqedoninë e Veriut. FIZHT do të njoftojë çdo aplikant për rezultatin. Nëse ndonjë nga kushtet e mësipërme nuk plotësohet, aplikimi mund të refuzohet si i jo në kohë, i paplotë, i palëshueshëm ose duke cituar ndonjë arsye tjetër legjitime për refuzim. Aplikantët, aplikimet e të cilëve refuzohen do të njoftohen me email, duke treguar qartë arsyen e refuzimit.

Partneri i implementimit (FIZHT) do të kryejë pagesën me dy këste direkt në llogarinë bankare të ofruesit të shërbimit pas miratimit të njoftimit për realizimin e Kuponit të Inovacionit nga Komisioni i evaluimit, kur plotësohen kushtet e mëposhtme: 

  1. Paradhënie prej 30% të shumës së alokuar të Kuponit të Inovacionit një herë:
  • nënshkruhet kontrata për dhënien e IV
  • ndërmarrja dorëzon vërtetimin e pagesës prej min. 20% të shumës totale të shërbimit, duke përfshirë shumën e TVSH-së nga shpenzimet totale të paradhënies (if applicable).
  1. Pagesa përfundimtare prej 70% të shumës së alokuar të Kuponit të Inovacionit një herë:
  • ndërmarrja dorëzon konfirmim që shërbimi për të cilin është dhënë Kuponi i Inovacionit është dorëzuar,
  • ndërmarrja paraqet raport përfundimtar dhe Komisioni i evaluimit konfirmon se dhënia e Kuponëve të Inovacionit është kryer me përkushtim.

Ndërmarrja (marrësi) dhe HEIs (ofruesi i shërbimit) duhet të menaxhojnë çdo pronë intelektuale që mund të lindë gjatë zbatimit të dhënies së Kuponëve të Inovacionit.

Partneri i implementimit (FIZHT) ose çdo anëtar tjetër i konsorciumit nuk mban përgjegjësi për asnjë mosmarrëveshje që lind nga implementimi i Kuponëve të Inovacionit në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet FIZHT dhe marrësit.

Në rast të miratimit të aplikimit për Kuponat e Inovacionit, ndërmarrjes i kërkohet të nënshkruajë Marrëveshje për Kupona të Inovacionit me FIZHT për dhënien dhe përdorimin e Kuponëve të Inovacionit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me FIZHT, aplikanti formalisht dhe ligjërisht bëhet marrës i Kuponit të Inovacionit dhe ia dërgon kërkesën origjinale të shërbimit ofruesit të Kuponit të Inovacionit, i cili më pas do të ofrojë shërbimin e specifikuar në aplikacionin e miratuar të Kuponit të Inovacionit.

Marrëveshja është nënshkruar për një periudhë nëntë mujore gjatë së cilës pritet të realizohet kuponi, përkatësisht shërbimi i dakorduar do të kryhet nga organizata e hulumtimit dhe zhvillimit. FIZHT mund të marrë në konsideratë zgjatjen e marrëveshjes (deri në tre muaj më së shumti) vetëm në raste të jashtëzakonshme, bazuar në paraqitjen e një kërkese me shkrim nga ndërmarrja që përmban një përshkrim dhe shpjegim të ndryshimit jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë kalendarike përpara afatit të përcaktuar fillimisht për të cilin është miratuar kuponi.

Mbështetja financiare për marrësit ofrohet në përputhje me rregulloret e Horizon Europe mbi mbështetjen financiare për palët e treta. Kjo do të thotë se rregulloret e mëposhtme në POLICY ANSWERS në marrëveshjen e grantit (GA) zbatohen gjithashtu për marrësit, të cilët kanë:

  • të parandalohet zbatimi i projektit të rrezikohet për arsye që përfshijnë familjen, jetën emocionale, afinitetin politik ose kombëtar, etj. (“konflikti i interesit”, neni 12 GA),
  • të mbahen konfidenciale të gjitha të dhënat, dokumentet ose materiale të tjera të identifikuara si të ndjeshme me shkrim (“informacione të ndjeshme”) (“konfidencialiteti dhe siguria”, neni 13 GA),
  • të kryejë veprimin në përputhje me standardet më të larta etike dhe të angazhohet dhe të sigurojë respektimin e vlerave themelore të BE (si respektimi i dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, etj.) (“etika dhe vlerat”, neni 14 GA),
  • të njihet mbështetja e BE dhe të shfaqet flamuri (stema) evropiane dhe deklaratë e financimit në të gjitha aktivitetet e komunikimit që lidhen me aksionin, si marrëdhëniet me mediat, konferencat, seminaret, etj. (“komunikimi, shpërndarja dhe dukshmëria”, neni 17.2 GA),
  • të sigurohen të gjithë informacionet që kërkohen për të verifikuar pranueshmërinë e shpenzimeve ose kontributeve të raportuara, zbatimin e saktë të veprimit, etj. (“detyrimet për informacion të përgjithshëm”, neni 19 GA),
  • të mbajë evidencë dhe dokumente të tjera shoqëruese për të vërtetuar zbatimin e drejtë të veprimit (“mbajtja e evidencës”, neni 20 ZS),

të pranojë se organi i dhënies – Komisioni Evropian – dhe organe të tjera evropiane si Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) etj. mund të kryejnë gjithashtu kontrolle, rishikime të projekteve, auditime dhe hetime – gjatë veprimit ose më pas (“kontrolle, rishikime, auditime dhe hetime – zgjerimi i gjetjeve”, neni 25 ZS).

Për të finalizuar shërbimin, i cili është parakusht për pagesën në lidhje me Kuponët e Inovacionit nga FIZHT, ofruesi i shërbimit duhet të përgatisë dhe t’i dërgojë një raport ndërmarrjes që ka detyrimin të konfirmojë që shërbimi është ofruar në përputhje me kërkesat.

Kur ndërmarrja konstaton se shërbimi është ofruar, një konfirmim për pranimin e shërbimit të ofruar i dorëzohet FIZHT. Me këtë, FIZHT njoftohet se do të duhet të paguajë drejtpërdrejt te organizata që ka ofruar shërbimin. FIZHT rezervon të drejtën të kryejë inspektime në ambientet e ndërmarrjes dhe të verifikojë ekzistencën dhe përmbajtjen e shërbimeve të ofruara të financuara në kuadër të programit IV.

Përdoruesi do të përpunojë të dhënat personale sipas Marrëveshjes në përputhje me ato të vlefshme në BE, të drejtat ndërkombëtare dhe kombëtare për mbrojtjen e të dhënave (në veçanti, Rregullorja 2016/679). Përdoruesi duhet të sigurohet që të dhënat personale janë:

– të përpunuara në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente në lidhje me subjektet e të dhënave;

– të mbledhura për qëllime specifike, të qarta dhe legjitime dhe nuk përpunohen më tej në mënyrë që nuk përputhet me ato qëllime;

– adekuate, relevante dhe të kufizuara në atë që është e nevojshme në lidhje me qëllimet për të cilat ato janë përpunuar,

– të sakta dhe, kur është e nevojshme, të përditësuara;

– mbahen në një formë që lejon identifikimin e subjekteve të të dhënave jo më gjatë se sa është e nevojshme dhe për qëllimet për të cilat përpunohen të dhënat, dhe

– të përpunuara në një mënyrë që garanton sigurinë e duhur të të dhënave.

Përdoruesi mund t’i lejojë stafit të tij qasje në të dhënat personale vetëm nëse është domosdoshmërisht e nevojshme për zbatimin, menaxhimin dhe monitorimin e Marrëveshjes. Përdoruesi duhet të sigurojë që stafi është nën detyrimin e konfidencialitetit.

Përdoruesit duhet të informojnë personat, të dhënat e të cilëve i transferohen organit të dhënies dhe t’u ofrojnë atyre Deklaratën e privatësisë së portalit.

Të dhënat në format elektronik – duke përfshirë aplikacionet, deklaratat, ofertat e shërbimeve dhe vlerësimet e komisioneve – do të regjistrohen dhe ruhen në serverët e sigurt të FIZHT, duke ndjekur kërkesat e legjislacionit kombëtar dhe të BE për mbrojtjen e të dhënave, duke siguruar që të mos ketë të dhëna identifikuese më gjatë se sa është e nevojshme.

Kandidatët mund të aplikojnë përmes faqes së internetit të FIZHT në faqen e caktuar për këtë thirrje. Do të shfaqet një buton i dukshëm ‘Aplikoni’ i cili automatikisht do ta drejtojë aplikantin te formulari i aplikimit dhe një buton tjetër  Shkarko Dokumentet  “ku aplikanti mund të shkarkojë të gjitha dokumentet e kërkuara për aplikacionin.

Të dhënat e mëposhtme duhet të plotësohen, printohen dhe nënshkruhen siç duhet:

  • formulari i aplikimit për projektin;
  • deklaratën e ndërmarrjes;
  • oferta financiare.

Të gjithë formularët e aplikimit duhet të plotësohen dhe të dorëzohen në gjuhën angleze.

Të gjitha pyetjet në lidhje me procesin e aplikimit duhet të drejtohen në FIZHT në adresën e emailit: innovationvouchers@fitr.mk

Fjalori i Akronimeve:

POLICY ANSWERS

Projekti POLICY ANSWERS i financuar nga BE u krijua për të ndihmuar dialogun e politikave përmes takimeve formale, monitorimit, përcaktimit të agjendës, aktiviteteve të përshtatura dhe të synuara për ndërtimin e kapaciteteve në Ballkanin Perëndimor dhe përafrimi rajonal në lidhje me transformimin digjital.

EUBashkimi Europian

R&I – Hulumtimi dhe Inovacioni

IV – Kuponat e inovacionit

HEIs – Institucionet e arsimit të lartë

PROs – Organizatat për hulumtim dhe zhvillim të sektorit publik

IP – Pronësia intelektuale

FITD – Fondi për Inovacione dhe Zhvillim 5Teknologjik

SMEs – Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

WB – Ballkani Perëndimor