Vizitë zyrtare e DFIZHT Festim Halili në SHBA, takim me David Besley

Vizita zyrtare e DFIZHT Festim Halilit në SHBA nis me një takim me David Beasley, ish-guvernator i Karolinës së Jugut dhe drejtor i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (World Food Program). Z. Beasley është fitues i Çmimit Nobel për Paqe, në njohje të përpjekjeve të tij për të trajtuar urinë në botë.

Në kuadër të vizitës, DFIZHT Halili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të përbashkët mes dy vendeve për mbështetjen dhe zhvillimin e një ekonomie konkurruese, nxitjen e inovacionit dhe sipërmarrjes.