Vazhdon vizita e DFIZHT Festim Halili në sektorin e biznesit në Britaninë e Madhe

Në konferencën ndërkombëtare IEEE në Britaninë e Madhe, në rolin e folësit kryesor DFIZHT Festim Halili prezantoi punën dhe portofolin e FIZHT, që zgjoi interes të konsiderueshëm për bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në kuadër të konferencës, DFIZHT Halili u mirëprit nga menaxhmenti i fabrikës së makinave Aston Martin, ku u njoh me teknologjitë më të fundit për automatizimin dhe inteligjencën artificiale në industri dhe pati mundësinë të testojë makinën më të shpejtë në planet Aston Martin SUV DBX707 .

Hulumtimet shkencore të kryera nga ky vend janë të mëdha ndërsa njohuritë dhe përvoja që u transferuan në kuadër të vizitës në laboratorët e Universitetit të Uellsit në fushën e mekatronikës, makinave, robotikës dhe të tjera, janë të një rëndësie të paçmueshme për zhvillimin e vendit tonë.