Vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet FIZHT dhe NASA Space Apps Challenge Skopje

Mbështetja e mentalitetit sipërmarrës dhe inkurajimi i projekteve inovative nga sipërmarrësit e rinj ishte tema e takimit të mbajtur nga DFIZHT Festim Halili me përfaqësuesit e NASA Space Apps Challenge Shkup: Z. Vladimir Bidikov, znj. Zorica Masnikosa Po-Trajkova nga NASA Space Apps Challenge Strumica.
Në takim u diskutua për vazhdimin e mbështetjes së FIZHT për hakatonët e NASA Space Apps Challenge në R. Maqedonisë së Veriut në lokacionet në Shkup dhe Strumicë, si dhe mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve në komunat tjera kyçe si dhe përfshirjen e pjesëmarrësve nga shkollat ​​në nivel kombëtar.

Në takim mori pjesë edhe Martina Dimoska, e cila drejton NASA Space Apps Challenge Mountain View, Silicon Valley, California dhe NASA Space Apps Challenge Cleveland, Ohio, mbështetja e së cilës do t’i lejojë pjesëmarrësit të kenë akses në qendrat kërkimore NASA Ames dhe NASA Glenn, gjatë zhvillimit në hakatonit. Qëllimi i përbashkët është i qartë dhe ai është: integrimi i të gjitha projekteve inovatore të krijuara nga pjesëmarrësit dhe realizimi i tyre për të sjellë ndryshime pozitive në shoqërinë tonë.