Takimet e DFIZHT Festim Halili në kuadër të Kongresit Amerikan

Gjatë Kongresit Amerikan të mbajtur në Uashington, #DFIZHT Festim Halili pati një takim me kongresmenin Pete Sessions, me të cilin ndanë përvoja dhe pikëpamje që janë me interes për zhvillimin e të dy vendeve si dhe mundësinë e realizimit të një partneriteti strategjik.

Në kuadër të kongresit, DFIZHT Halili pati një takim me kongresmenët Tracy Mann dhe Keith Self, me të cilët biseduan për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Revolucionet teknologjike të arritura nga SHBA-të janë të një rëndësie të madhe dhe paraqesin një domosdoshmëri për zhvillimin dhe përparimin teknologjik në vendin tonë. Në të njëjtën kohë, në konferencën e organizuar në Kongres u diskutua dhe për temat aktuale politike dhe zhvillimore.