Në bazë të nenit 27 të Ligjit për veprimtari inovative (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190/16 dhe 64/ 18), dhe në lidhje me Rregullat për organizimin dhe zbatimin e garave ose sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 20.01.2020, nr. ark. 01-514/17, Rregullat për plotësimin e Rregullave për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 16.03.2020, nr. ark. 01-797/6, dhe Rregullat për plotësimin e rregullave për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 01.06.2020, nr. ark. 01-1662/5, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik më 20.12.2023, shpall Konkurs publik për sfidën:
“SFIDA PËR THEMELIMIN E QENDRËS SË TRAJNIMIT PËR VENDE TË GJELBRA PUNE (“GREEN JOBS TRAINING HUB”)”
Kjo thirrje publike zbatohet në partneritet me Youth Actively Create Opportunities, implementuar nga Improving Economies for Stronger Communities (IESC), në partneritet dhe në bashkëpunim me Forumin Arsimor Rinor (FAR) dhe Qendrën për Ndërmarrësi dhe Zhvillim Ekzekutiv (CEED) Hub Shkup, financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në botën e sotme që po zhvillohet me shpejtësi, çështja aktuale e ndryshimit të klimës kërkon përkushtim të menjëhershëm. Industritë po kalojnë gjithnjë e më shumë drejt praktikave miqësore me mjedisin, duke krijuar më shumë mundësi të njohura si “vende pune të gjelbra” (“Green Jobs Training Hub”). Megjithatë, ka ende disavantazhe domethënëse: shumë të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut u mungojnë aftësitë e nevojshme për këto punë. Përveç kësaj, të rinjtë përballen me sfida më të gjera në lidhje me mundësitë ekonomike, duke përfshirë mundësitë e kufizuara të punësimit, papunësinë dhe nënpunësimin, si dhe mundësitë minimale për përparim në karrierë.
Kjo sfidë synon të themeloj një Qendër trajnimi për vende të gjelbra pune (“Green Jobs Training Hub”), e konceptuar si një objekt qendror e dedikuar për ofrimin e trajnimeve gjithëpërfshirëse për zhvillimin e aftësive për të rinjtë në sektorë të ndryshëm që lidhen me punët e gjelbra, si Instalues i paneleve diellore, operator i hidrocentralit, specialist i bioenergjisë, teknik i automjeteve elektrike (AE) dhe ndër të tjera, Edukator për reduktimin e mbetjeve.
Objektivat kryesore të Qendrës së trajnimit për vende të gjelbra pune (“Green Jobs Training Hub”) janë:
Pajisja e të rinjve me aftësi për punë të gjelbra pritet të ndihmojë në tejkalimin e hendekut midis kërkesës për punëtorë me aftësi të gjelbra dhe disponueshmërisë së të rinjve të trajnuar siç duhet. Kjo qasje jo vetëm që pritet të gjenerojë mundësi të konsiderueshme punësimi për të rinjtë, por gjithashtu të kultivojë një gjeneratë vendimmarrësish të informuar, të cilët do të kontribuojnë në mënyrë aktive në zbutjen e sfidave mjedisore dhe do ta udhëheqin Republikën e Maqedonisë së Veriut drejt një të ardhmeje më të mirë.
Themelimi i Qendrës së trajnimit për vende pune të gjelbra (“Green Jobs Training Hub”) do të ofrojë mundësi unike, për të zgjidhur njëkohësisht çështjet aktuale të papunësisë së të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ndryshimet klimatike.
Aplikantët ftohen të paraqesin propozime projektesh që fokusohen në themelimin e një qendre trajnimi për vende pune të gjelbra (“Green Jobs Training Hub”), e cila do t’i pajisë individët e moshës 15 dhe 34 vjeç me aftësi thelbësore për punë të gjelbra dhe do të ofrojë udhëzime dhe mentorim të vlefshëm në karrierë për të lehtësuar integrimin e tyre në tregun e punës. Përveç kësaj, çdo propozim duhet të mundësojë një pasqyrë të planeve për të trajnuar një minimum prej 200 individësh në një spektër të paktën dy roleve të ndryshme të punës së gjelbër gjatë kohëzgjatjes së projektit dhe të lehtësojë me sukses krijimin e vendeve të punës për të paktën 25% të pjesëmarrësve.
Aplikantët kanë fleksibilitetin për të themeluar Qendrën e trajnimit për vende pune të gjelbra (“Green Jobs Training Hub”) qoftë në ambientet e tyre ekzistuese dhe të pajisura ose të përdorin metoda të ndryshme financimi për të krijuar infrastrukturën fizike të Qendrës së trajnimit për vende pune të gjelbra (“Green Jobs Training Hub”) që nga fillimi. Objektet e Qendrës së trajnimit për vende pune të gjelbra (“Green Jobs Training Hub”) mund të përfshijnë klasa për mësimdhënie teorike dhe ambiente trajnimi të pajisura plotësisht me të gjitha mjetet, pajisjet dhe teknologjinë e nevojshme për të kryer trajnime në nivelin më të lartë. Përndryshe, aplikantët kanë mundësinë e partneritetit me ndërmarrjet e sektorit privat, duke u mundësuar kandidatëve që të kryejnë trajnimin e tyre praktik në ambientet e tyre.
Aplikantët kanë fleksibilitetin për të zhvilluar programe trajnimi të përshtatura për lloje të ndryshme vende pune të gjelbra, dhe gjithashtu kanë mundësinë të përmirësojnë ose zgjerojnë programet ekzistuese. Aplikantët mund të punësojnë instruktorë me përvojë, kontraktorë dhe ekspertë të lëndëve në sektorë të ndryshëm për vende pune të gjelbra.
Çdo program duhet të ofrojë një përzierje të mirëbalancuar të teorisë, trajnimit praktik dhe aftësive praktike, të cilat janë të nevojshme për sukses në një sërë vende pune të gjelbra. Për më tepër, programet duhet të kultivojnë aftësi të buta si komunikimi efektiv, puna në grup, zgjidhja e problemeve dhe udhëheqja e fortë, pasi këto janë thelbësore për përparimin në çdo rol profesional dhe mund të përmirësojnë ndjeshëm perspektivat e përgjithshme të punësimit të specializanteve.
Aplikantët duhet të zhvillojnë një strategji për të tërhequr pjesëmarrësit e mundshëm përmes aktiviteteve të ndryshme të tilla si organizimi i punëtorive, webinareve dhe aktiviteteve të angazhimit në komunitet për të demonstruar vlerën e pjesëmarrjes në Qendrën e trajnimit për vende pune të gjelbra (“Green Jobs Training Hub”), zhvillimi i fushatave të mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin për përfitimet e vendeve pune të gjelbra, etj.
Nga aplikantët pritet të finalizojnë një strategji për vendosjen e një rrjeti të ndërmarrjeve të sektorit privat dhe të zhvillojnë një sistem për përshtatjen e individëve të kualifikuar me mundësitë përkatëse të punësimit.
Kohëzgjatja e projektit duhet të jetë deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.
Fondi dhe IESC, bazuar në rrethana të justifikuara, mund të miratojnë zgjatjen e kohëzgjatjes së zbatimit të projektit deri në 6 (gjashtë) muaj. Në rast të zgjatjes së kohëzgjatjes së realizimit të projektit, shuma e buxhetit të ndarë nuk mund të rritet.
Buxheti i përgjithshëm për këtë projekt është 60.000.00 (gjashtëdhjetë mijë) USD në kundërvlerë në denarë. Mjetet janë siguruar në raportin e mëposhtëm: 40,000.00 USD (dyzet mijë) (66.67%) nga Fondi dhe 20.000.00 USD (njëzet mijë) (33.33%) nga USAID – Të rinjt aktivisht krijojnë mundësi.
Përmes kësaj thirrjeje do të sigurohet financim deri në 90% të buxhetit të përgjithshëm të projektit, deri në shumën maksimale prej 60,000.00 (gjashtëdhjetë mijë) USD kundërvlerë në denarë. Pjesa e mbetur prej 10% e buxhetit të përgjithshëm të projektit duhet të sigurohet nga aplikanti (burimet e marra nga Fondi mbi çfarëdo baze tjetër ose çdo ndihmë tjetër nga shteti ose USAID-i nuk do të konsiderohen të pranueshme për bashkëfinancim nga ofertuesi).
Bashkëfinancimi i ofruar mund të jetë edhe në formën e pjesëmarrjes in-kind.
Fondi dhe IESC rezervojnë të drejtën për të mos dhënë mjete nëse nuk ka propozim projekte cilësore të mjaftueshme ose nëse kushtet për dhënien e mjeteve sipas këtyre Rregullave dhe kushtet e specifikuara në Thirrjen Publike nuk janë plotësuar.
Propozim projekti mund të dorëzohet ose nga një aplikant individual ose nga një aplikant individual në partneritet dhe bashkëpunim me persona të tjerë juridikë.
Të gjithë aplikantët duhet të jenë të konstituuar formalisht, të njohur dhe pa kundërshtime nga autoritetet përkatëse të Maqedonisë së Veriut, si dhe të jenë në përputhje me të gjitha rregulloret e vlefshme civile dhe fiskale.
Aplikantët e pranueshëm janë ndërmarrje, shoqata profesionale ose biznesi, organizata joqeveritare (OJQ), ofrues trajnimesh dhe partnerë të organizatave të mësipërme.
Një aplikant udhëheqës mund të aplikojë me vetëm një propozim projekti. Aplikanti udhëheqës mund të aplikojë si partner në një propozim tjetër projekti. Një partner mund të aplikojë për më shumë se një propozim projekti.
Aktivitetet që janë të pranueshme për financim në kuadër të projektit specifik janë:
Shpenzimet që janë të pranueshme për financim në kuadër të projektit specifik janë:
Mjetet nuk mund të shfrytëzohen për aktivitete të papërshtatshme dhe shpenzime të papranueshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në sa vijon:
Aktivitetet e financuara duhet të jenë në përputhje me dispozitat për pjesëmarrjen vullnetare, pëlqimin dhe ndalimin e aktiviteteve të lidhura me abortin, siç përcaktohet në dispozitën standarde “Aktivitetet vullnetare për planifikimin e popullsisë”. Mjetet gjithashtu nuk mund të përdoren për të promovuar ose mbrojtur legalizimin ose praktikën e prostitucionit ose trafikimit seksual, megjithatë, kjo nuk përjashton ofrimin e kujdesit dhe trajtimit paliativ për individët.
Fondi dhe IESC rezervojnë të drejtën për të negociuar me fituesit në lidhje me përcaktimin e aktiviteteve të projektit dhe buxhetin e projektit bazuar në rekomandimet e marra nga Komisioni i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes përpara nënshkrimit të marrëveshjes së dhënies.
Aplikantët nuk duhet të cenojnë me vetëdije ose qëllimisht të drejtat e pronësisë intelektuale të ndonjë pale të tretë.
Fondi dhe IESC nuk do të jenë përgjegjës për mosmarrëveshjet e të drejtave të pronësisë intelektuale ndërmjet aplikantit/shfrytëzuesit të shpërblimit dhe palëve të treta.
Çdo propozim projekt i dorëzuar që ka ndikim në mjedisin jetësor duhet të jetë në përputhje me Ligjin për mjedisin jetësor dhe ligjet dhe aktet nënligjore të tjera relevante të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Aktivitete të tilla si ngjarje trajnimi dhe seminare, përgjithësisht bien brenda përkufizimit të përjashtimit kategorik siç përcaktohet në 22 CFR 216.2. Prandaj, këto aktivitete nuk do të kenë kërkesa të lidhura me pajtueshmërinë mjedisore. Pritet që të gjitha aktivitetet të përfshihen në përkufizimin e përjashtimit kategorik dhe nuk do të kërkojnë kërkesa shtesë të pajtueshmërisë. Gjithashtu, nëse financohet, aplikanti duhet të kryejë aktivitetin në një mënyrë që mbron të drejtat, shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë individëve që marrin pjesë në aktivitet.
Fondi dhe IESC do të vlerësojnë ndikimet e mundshme mjedisore të të gjitha aktiviteteve të propozuara përpara përzgjedhjes dhe para dhënies. Të gjitha aktivitetet do të kërkohet të jenë në përputhje me Rregulloret Federale të Qeverisë së SHBA (Titulli 22 Kodi i Rregulloreve Federale Seksioni 216). Projektet do të ekzaminohen dhe rezultatet do të dokumentohen duke përdorur Listën Kontrolluese të Rishikimit Mjedisor (ERC) për të përcaktuar nëse kërkohet një Plan i plotë Zbutës dhe Monitorimi Mjedisor (EMMP) për të identifikuar kushtet mjedisore të përfshira si pjesë e projektit të planifikuar.
Në rast të ndikimeve të mundshme negative mjedisore, shëndetit dhe/ose sigurisë, Fondi dhe IESC do të punojnë me aplikantin për të përgatitur një Plan të Monitorimit dhe Zbutjes Mjedisore (PMMP) dhe dorëzojë të njëjtën së bashku me Listën Kontrolluese të Rishikimit Mjedisor (ERC) në USAID për miratim para zbatimit të projektit. Pas përfundimit të projektit, garuesi dhe IESC duhet të nënshkruajnë një Deklaratë Pajtueshmërie ERC/EMMP që vërteton se garuesi plotëson të gjitha kushtet e zbatueshme të ERC/EMMP dhe t’ia dorëzojë atë USAID-it për miratim.
Vlerësimi, përzgjedhja dhe vendimi për ndarjen e shpërblimit bëhet nga Komisioni i vlerësimit dhe përzgjedhjes.
Vlerësimi i projektit përbëhet nga disa hapa:
Procesi i inspektimit administrativ, parazgjedhjes dhe përzgjedhjes do të përfundojë brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve pas përfundimit të afatit për dorëzimin e propozim projekteve.
Çdo propozim projekt vlerësohet nga Komisioni i vlerësimit dhe përzgjedhjes, i cili përbëhet nga të paktën 5 (pesë) anëtarë, duke përfshirë:
Komisioni i vlerësimit dhe përzgjedhjes vlerëson çdo propozim projekt veçmas sipas kritereve të mëposhtme:
Kriteret dhe nënkriteret për vlerësimin e projektit janë të shënuara në formularin – Tabela e Vlerësimit.
Për t’u paraqitur në thirrjen publike, çdo aplikant duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:
Formularët e aplikimit për projektin dhe buxhetin e projektit janë në dispozicion dhe mund të shkarkohen nga faqja e internetit të Fondit nëpërmjet butonit “SHKARKO DOKUMENTACIONIN”.
Dorëzimi i formularit të aplikimit për projekt bëhet duke plotësuar të dhënat bazë dhe bashkangjitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm nëpërmjet butonit “APLIKO”.
Fondi dhe IESC rezervojnë të drejtën t’i kërkojnë aplikantit dokumentacion shtesë në të gjitha fazat e procedurës. Aplikanti është i detyruar të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar nga Fondi dhe IESC.
Afati për dorëzimin e propozim projekteve është deri më 19.01.2024 ora 14:00.
Do të merren parasysh vetëm ato propozim projekte të cilët janë plotësuar në formularët e përcaktuar për këtë thirrje nga ana e Fondit dhe IESC, të dorëzuara në mënyrën e mësipërme dhe brenda afatit të caktuar.
Për çdo informacion shtesë mund të:
Në mënyrë që t’ju ndihmojë në përgatitjen e propozim projekteve, Fondi dhe IESC do të organizojnë ngjarje informative gjatë kohëzgjatjes së thirrjes. Informacionet për këto aktivitete do të publikohet menjëherë në faqen e internetit të Fondit dhe në rrjetet sociale.
Pikëpamjet e autorit/FITD të shprehura në këtë faqe interneti nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
The author/FITD’s views expressed on this website do not necessarily reflect the views of the USAID or the United States Government.