Sfida e re e FIZHT: " Menaxhmenti i mençur shkollor: Qasja e integruar drejt qëndrueshmërisë"

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik shpalli sot sfidën e re “Menaxhmenti i mençur shkollor: Qasja e integruar drejt qëndrueshmërisë” përmes së cilës kërkohen zgjidhje inovative për implementimin e sistemeve të zgjuara për kontrollin e ndriçimit të shkollave në shkollat ​​e mesme dhe konviktet e studentëve në katër komuna të Rajonit planor verilindor: Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Likovë. Kjo sfidë realizohet nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik në partneritet me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale (MVL) dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të mbështetur projektin “Zhvillimi i balancuar i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës – Faza 2”.

Me implementimin e një sistemi të zgjuar nga zgjidhjet e ofruara, pritet një rishikim gjithëpërfshirës i dritave dhe konsumit të energjisë përmes automatizimit të të gjithë procesit, reduktimit të konsumit të energjisë, përmirësimit të efikasitetit operacional dhe krijimit të kushteve përmes reduktimit të CO2 dhe zhvillimit të menaxhimit të zgjuar të shkollave.

Shkollat në të cilat zgjidhja e zgjuar digjitale duhet të zbatohet dhe implementohet në rajonin planor verilindor janë: “Goce Dellçev”-Kumanovë; “Pero Nakov” – Kumanovë; “Nace Buxhoni” – Kumanovë; “Kiro Burnaz” – Kumanovë; “Gjorçe Petrov” – Kriva Pallankë; “Mitko Penjukliski” – Kratovë; “Ismet Jashari”-Likovë dhe Konvikti Studentor “Prof. Mijalkoviq”-Kumanovë, Konvikti Studentor “Mitko Penxhukliski”-Kratovë.

Në këtë sfidë priten propozim projekte të cilat përfshijnë zhvillimin e produkteve inovative dhe/ose proceseve që kontribuojnë në: reduktimin e konsumit të energjisë, kontrollin dhe optimizimin e konsumit në pajisjet që përdorin energjinë elektrike, ngrohjen dhe klimatizimin, sistemet për paralajmërimin e hershëm dhe parandalimin e rrezikut dhe fatkeqësisë, sistem të zgjuar për kontrollin e konsumit të energjisë në shkolla me monitorim dhe kontroll automatik të të gjitha dritave në shkolla dhe sistem që do mund të ndezë/fikë dritat në mënyrë të pavarur. Nga garuesi i propozim projektit kërkohet të mirëmbajë sistemin e kontrollit të konsumit të energjisë për të paktën 12 muaj.

Buxheti i përgjithshëm për këtë sfidë është 21.525.000 denarë, nga të cilat Fondi siguron 12.300.000 denarë, ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes Lokale siguron 9.225.000 denarë. Për propozim projektin fitues, Fondi së bashku me MVL sigurojnë financim prej 100% të buxhetit të përgjithshëm të projektit.

Në këtë sfidë mund të aplikojnë të gjithë ata që i plotësojnë kriteret e aplikimit, gjegjësisht: të jetë shoqëri tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin Qendror, të ardhurat vjetore të mos kalojnë 10 milionë euro në kundërvlerë me denarë, numri mesatar i të punësuarve të mos kalojë 250 punonjës, të mos jetë i lidhur me një ndërmarrje tjetër dhe/ose OPSH të ardhurat vjetore të së cilës kalojnë 10 milionë euro etj.

Aktivitetet e propozim projektit duhet të përfshijnë: modul për menaxhimin automatik të konsumit të energjisë, modul për riprogramimin manual të sistemit dhe modul për kontrollin dhe qasjen e përdoruesve.

Shpenzimet të pranueshme për financim janë: pagat bruto me shtesat e pagës të përfshira, në përputhje me Ligjin e Marrëdhënieve të Punës, furnizimi dhe/ose huazimi i pajisjeve dhe materialeve harxhuese për hulumtim dhe zhvillim, shërbime nga ekspertë të jashtëm, këshilltarë, konsulentë, nënkontrata, shërbime nga ekspertë të jashtëm, këshilltarë, konsulentë, nënkontrata dhe shpenzime të tjera operative.

Të gjitha propozim projektet e pranuara vlerësohen nga Komisioni i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes, i cili përbëhet nga pesë anëtarë: dy anëtarë që janë ekspertë të jashtëm nga fusha e sfidës, dy anëtarë përfaqësues të organizatës partnere dhe një përfaqësues nga Fondi. Komisioni i vlerësimit dhe përzgjedhjes do të vlerësojë projektet në bazë të kritereve të përcaktuara: shkalla e inovacionit, kapaciteti i ekipit të projektit, cilësia e projektit, potenciali për zbatim dhe qëndrueshmëria e zgjidhjes dhe ndikimi.

Afati i fundit për aplikim në thirrjen publike është deri më 5 tetor 2023 ora 14:00. Informacione shtesë për sfidën mund të merrni në ueb-faqen e Fondit: https://fitr.mk/ ose në adresën e e-mail: shkolskimenadjment@fitr.mk