"Menaxhmenti i mençur shkollor:
Qasje e integruar drejt qëndrueshmërisë"

Në bazë të nenit 27 të Ligjit për veprimtari inovative (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190/16 dhe 64/ 18), dhe në lidhje me Rregullat për organizimin dhe zbatimin e garave ose sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 20.01.2020, nr. ark. 01-514/17, Rregullat për plotësimin e Rregullave për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 16.03.2020, nr. ark. 01-797/6, dhe Rregullat për plotësimin e rregullave për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 01.06.2020, nr. ark. 01-1662/5, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik më 14.09.2023, shpall  Konkurs publik për sfidën:

                          “Menaxhmenti i mençur shkollor: Qasje e integruar drejt qëndrueshmërisë”

Viti i fundit ka qenë i mbushur me një sërë ngjarjesh që do të lënë gjurmë në marrëdhëniet ekonomike dhe të përgjithshme shoqërore në vendin tonë për një kohë të gjatë. Kriza e shkaktuar nga Covid 19, por edhe ekspozimi i ekosistemit ndaj sfidave të reja ekonomike dhe gjeopolitike si: inflacioni i lartë dhe pasiguria energjetike, përshpejtuan më tej presionin ndaj të gjithëve. Duke u nisur nga nevoja për të futur një sistem të ri të menaxhimit modern të mençur që do të përfshijë planifikimin, organizimin, koordinimin dhe kontrollin është mënyra e re për të menxhuar ndryshimet klimatike. Prandaj, paradigma tekno-ekonomike përfaqëson një grup teknikash bashkëkohore të inovacionit organizativ drejt menaxhimit të mençur të një qasjeje të integruar dhe të qëndrueshme ndaj burimeve. Është e pamundur të imagjinohet një sistem dhe shërbim modern inteligjent pa njohur zgjidhje të reja në strukturën ekonomike të shoqërisë.

Zgjidhjet klimatike të bazuara në inovacionin, hulumtimin dhe zhvillimin duhet të luajnë një rol kyç në arritjen e tranzicionit të gjelbër të vendit dhe përafrimin me pjesën tjetër të botës.

Duke marrë parasysh që digjitalizimi është një proces që merr vrull me rritjen e teknologjive inovative të integruara me akses të qëndrueshëm në shërbime, e njëjta gjë realizohet përmes prezantimit të një sistemi të ri inteligjent për kontrollin e konsumit të energjisë. Me këtë sistem do të mundësohet monitorimi dhe kontrolli automatik i të gjitha dritave, duke automatizuar të gjithë procesin duke reduktuar konsumin e energjisë elektrike si dhe duke ulur shpenzimet në shkollat e mesme dhe në konviktet e nxënësve nga Rajoni Planor Verilindor në komunat: Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Likovë.

Zgjidhjet inteligjente nënkuptojnë aplikimin e teknologjive dhe praktikave që çojnë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, të cilat janë shkaktarë të ndryshimeve klimatike, ose çojnë në përshtatje me efektet e ndryshimeve klimatike. Ato çojnë në arritjen e qëllimeve klimatike që janë në përputhje me politikat kombëtare klimatike të RMV.

Me zbatimin e një sistemi smart nga zgjidhjet e ofruara në kuadër të thirrjes publike “Menaxhimenti i mençur shkollor: një qasje e integruar drejt qëndrueshmërisë”, pritet një rishikim gjithëpërfshirës i dritave dhe konsumit të energjisë përmes: automatizimit të të gjithë procesit, reduktimit të konsumit të energjisë, përmirësimit të efikasitetit operacional dhe krijimit të kushteve përmes reduktimit të CO2 dhe zhvillimit në menaxhimin e mençur të shkollave. Zgjidhjet duhet të modernizojnë shërbimet e shkollave dhe të jenë të zbatueshme edhe në kushte normale funksionimi, me një plan të përpunuar për mirëmbajtje dhe përmirësim të mëtejshëm.

Bazuar në këtë, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (Fondi) shpall thirrje për financimin e projekteve për zbatimin e sistemeve inteligjente të kontrollit të ndriçimit në shkolla me qëllim uljen e shpenzimeve dhe kontrollin më të mirë të konsumit të energjisë në shkollat e mesme dhe konviktet e nxënësve në katër komuna nga Rajoni Planor Verilindor: Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Likovë.

Kjo sfidë realizohet nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (Fondi) në partneritet me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale (MVL) dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në RMV për të mbështetur projektin “Zhvillimi i balancuar i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës – Faza 2”.

Sfida synon të inkurajojë rritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët, reduktimin e konsumit të energjisë, rritjen e efikasitetit të energjisë, reduktimin e emetimeve të gazrave të dëmshëm dhe mbrojtjen e mjedisit; gjegjësisht aktivitete për zhvillimin e teknologjive, shërbimeve dhe proceseve inovative që do të kontribuojnë në një konsum më optimal të energjisë elektrike.

Sipas analizave të bëra nga MVL, sfida është e një rëndësie të madhe për Rajonin Planor Verilindor, e veçanërisht për shkollat ​​dhe nxënësit e disa shkollave të mesme në Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Likovë, si dhe për konviktet e nxënësve në Kumanovë dhe Kratovë.

Shkollat ​​në të cilat duhet të realizohet dhe zbatohet zgjidhja inteligjente digjitale në Rajonin Planor Verilindor janë:

  • “Goce Dellçev” Kumanovë;
  • “Pero Nakov” Kumanovë;
  • “Nace Bugjoni” Kumanovë;
  • “Kiro Burnaz” Kumanovë;
  • “Gjorçe Petrov” Kriva Pallankë;
  • “Mitko Penxhukliski” Kratovë;
  • “Ismet Jashari” Likovë
  • Konvikti studentor “Prof. Mijalkoviç” Kumanovë dhe
  • Konvikti studentor “Mitko Penxhukliski” Kratovë

Sfida synon të inkurajojë rritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët, reduktimin e konsumit të energjisë, rritjen e efikasitetit të energjisë, reduktimin e emetimeve të gazrave të dëmshëm dhe mbrojtjen e mjedisit; gjegjësisht aktivitete për zhvillimin e teknologjive, shërbimeve dhe proceseve inovative që do të kontribuojnë në një konsum më optimal të energjisë elektrike.

Sipas analizave të bëra nga MVL, sfida është e një rëndësie të madhe për Rajonin Planor Verilindor, e veçanërisht për shkollat ​​dhe nxënësit e disa shkollave të mesme në Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Likovë, si dhe për konviktet e nxënësve në Kumanovë dhe Kratovë.

Shkollat ​​në të cilat duhet të realizohet dhe zbatohet zgjidhja inteligjente digjitale në Rajonin Planor Verilindor janë:

  • “Goce Dellçev” Kumanovë;
  • “Pero Nakov” Kumanovë;
  • “Nace Bugjoni” Kumanovë;
  • “Kiro Burnaz” Kumanovë;
  • “Gjorçe Petrov” Kriva Pallankë;
  • “Mitko Penxhukliski” Kratovë;
  • “Ismet Jashari” Likovë
  • Konvikti studentor “Prof. Mijalkoviç” Kumanovë dhe
  • Konvikti studentor “Mitko Penxhukliski” Kratovë

Zbatimi i projektit mund të jetë deri në 6 (gjashtë) muaj.

Në bazë të rrethanave të justifikuara, Fondi mund të miratojë zgjatje të zbatimit të projektit deri në 6 (gjashtë) muaj.

Për financimin e projekteve në kuadër të kësaj thirrjeje është paraparë buxhet i përgjithshëm prej 21.525.000,00 (njëzet e një milion e pesëqind e njëzet e pesë mijë) denarë.

Nga buxheti i përgjithshëm i sfidës Fondi siguron mjete financiare në vlerë prej 12.300.000,00 (dymbëdhjetë milionë e treqind mijë) denarë, pjesën tjetër prej 9.225.000,00 (nëntë milionë e dyqind e njëzet e pesë mijë) denarë e siguron MVL.

Për propozim projektin fitues, Fondi së bashku me MVL sigurojnë financim prej 100% (njëqind për qind) të buxhetit të përgjithshëm për projektin, në shumën maksimale prej 21.525.000,00 (njëzet e një milion e pesëqind e njëzet e pesë mijë) denarë.

Nëse nuk ka propozim projekte cilësore të mjaftueshme ose nuk plotësohen kushtet për financim, Fondi rezervon të drejtën të mos ndajë burime financiare.

 

Thirrja ka për qëllim të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Kriteret e pranueshmërisë që duhet të plotësohen nga garuesi janë:

  • të jetë shoqëri tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • të ardhurat vjetore të garuesit nuk duhet të kalojnë 10.000.000 (dhjetë milionë) euro në kundërvlerë me denarë, sipas raporteve financiare për dy vitet paraprake fiskale;
  • numri mesatar i të punësuarve nuk duhet të kalojë 250 punonjës;
  • nuk është i lidhur (sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare) me një ndërmarrje tjetër dhe/ose OPSH, të ardhurat vjetore të së cilës i kalojnë 10,000,000 (dhjetë milionë) euro dhe se numri mesatar i të punësuarve nuk i kalon 250 në dy vitet paraprake fiskale, përveç rastit të lidhjes me një institucion të arsimit të lartë gjegjësisht një institucion kërkimor shkencor;
  • ndaj tij nuk është ngritur procedura e falimentimit ose e likuidimit;
  • të ketë shlyer detyrimet e maturuara në bazë të detyrimeve dhe kontributeve publike;
  • ndaj tij nuk ka filluar procedura për ekzekutimin e detyrueshëm të kërkesave monetare të maturuara; dhe
  • të jetë në pronësi shumicë dominuese maqedonase (me 51% ose më shumë)

Ndarja e burimeve financiare nga FIZHT dhe MVL për sfidën “Menaxhimi i zgjuar i shkollës: Qasje e integruar ndaj qëndrueshmërisë” nuk përbën ndihmë shtetërore në kuptim të nenit 5 paragrafi (1) të Ligjit për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore, sepse do të përfitojnë drejtpërdrejt shfrytëzuesit e fundit, gjegjësisht shtatë shkollat në Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Likovë si dhe dy konviktet e nxënësve në Kumanovë dhe Kratovë.

Aktivitetet

Propozim projekti duhet të përfshijë aktivitete për zhvillimin ose aplikimin e teknologjive, shërbimeve dhe proceseve për të zbutur ose reduktuar konsumin e energjisë përmes një sistemi të unifikuar për monitorimin e konsumit të energjisë: Administratori do të jetë në gjendje të shohë të dhëna në kohë reale për konsumin total të energjisë së ndërtesës, statusin aktual të çdo pajisjeje IoT të përfshirë në sistem (konsumi i energjisë gjithashtu mund të monitorohet për çdo pajisje individuale) dhe gjithashtu të konfigurojë skenarë të ndryshëm.

 

Aktivitetet mund të përfshijnë:

  • Modul për menaxhim automatik të konsumit të energjisë:

Ky modul duhet të ofrojë të gjitha cilësimet për menaxhimin automatik të pajisjeve IoT dhe mund të konfigurohet për të kryer të gjitha detyrat automatikisht. Duhet të ndezë/fikë automatikisht dritat në varësi të ndriçimit në dhomë (për shembull, nëse ka dritë të mjaftueshme, dritat nuk duhet të jenë të ndezura). Moduli duhet të zbehë llambat në korridore të caktuara kur nuk ka lëvizje dhe të ndezë automatikisht dritat me ndriçim 100% kur zbulohet ndonjë lëvizje. Sistemi duhet të dijë kur shkollat hapen dhe mbyllen dhe të fikë automatikisht dritat kur shkolla mbyllet.

 

  • Modul për riprogramimin manual të sistemit:

Ky modul duhet të sigurojë kontroll të plotë manual të modulit automatik të mësipërm. Kjo është e nevojshme nëse për ndonjë arsye disa cilësime duhet të ndryshohen ose injorohen përkohësisht.

 

  • Modul për kontroll dhe qasje të shfrytëzuesve:

Me këtë modul, një shfytëzues i autorizuar do të jetë në gjendje të shtojë shfytëzues të rinj dhe të kufizojë privilegjet e tyre. Për shembull, një shfytëzues mund të shtohet për të monitoruar statusin, por nuk do të jetë në gjendje të bëjë asnjë ndryshim në cilësimet e sistemit.

Lista e mësipërme e aktiviteteve nuk është kufizuese.

Shpenzimet e pranueshme për financim janë:

  • Pagat bruto me shtesat e pagës të përfshira, të përcaktuara në përputhje me Ligjin e Marrëdhënieve të Punës (punë gjatë festës, punë gjatë së dielës, punë në turne, punë gjatë natës, etj.) për personat që janë ose do të punësohen tek shfrytëzuesi dhe marrin pjesë drejtpërdrejt në zbatimin e projektit. Shuma e pagave bruto për punonjësit e angazhuar në projekt duhet të korrespondojë me praktikat e vendosura të shfrytëzuesit para fillimit të projektit, të reduktuara me shumën e subvencionit të mundshëm shtetëror të marrë në bazë të pagës;
  • Furnizimi dhe/ose huazimi i pajisjeve dhe materialeve harxhuese për hulumtim dhe zhvillim, të cilat shfrytëzuesi do të duhet t’i furnizoj në përputhje me dispozitat e nenit 18 të Ligjit të Prokurimit Publik si furnizime që subvencionojnë palët kontraktuese;
  • Shërbime nga ekspertë të jashtëm/këshilltarë/konsulentë/nënkontrata (për hulumtime, zhvillim, testime, zhvillim biznesi etj.) “shpenzime që lidhen me angazhimin e personave të jashtëm (personave fizikë dhe/ose juridikë) për shërbime hulumtuese dhe zhvillim, testim, zhvillim të biznesit dhe të ngjashme;
  • Shpenzime të tjera operative të lidhura drejtpërdrejt me realizimin e projektit (deri në 15% të buxhetit të përgjithshëm) shpenzime të lidhura drejtpërdrejt me projektin p.sh. qiraja e hapësirës për zyra, shpenzimet e përgjithshme, hostimi, komisionet bankare dhe të ngjashme.

Lista e shpenzimeve të pranueshme nuk është gjithëpërfshirëse.

  • Shpenzimet për furnizimin e mallrave, shërbimeve dhe punëve nga ndërmarrjet publike vendore, përveç shpenzimeve të përgjithshme;
  • Shtesat në paga;
  • Shpenzimet e interesit ose detyrimeve të borxhit të cilësdo palë;
  • Shpenzimet dhe provizionet për humbjet ose borxhet e kaluara dhe të mundshme në të ardhmen;
  • Humbjet nga kursi i këmbimit dhe gjobat;
  • Shpenzimet për ushqim dhe hotelieri;
  • Shpenzimet për rekrutimin e stafit (shpenzimet për publikimin e një konkursi, komisione nga agjencitë e punësimit, shpenzime që lidhen me përzgjedhjen e kandidatëve, etj.) dhe shpenzimet e zhvendosjes;
  • Blerja e tokës ose ndërtesave, duke përfshirë rinovimin;
  • Pagesat me para në dorë nga llogaria e dedikuar për projektin;
  • Shpenzimet për shërbimet e këshillimit të ofruara nga pronari/ët i/e shfrytëzuesit;
  • Shpenzimet për shërbimet e këshillimit të ofruara nga personat e punësuar nga shfrytëzuesi;
  • Aktivitetet e eksportit (shpenzimet që lidhen drejtpërdrejt me eksportimin e produkteve, krijimin dhe funksionimin e një rrjeti shpërndarjeje, etj.);
  • Tarifat vjetore të mirëmbajtjes së patentës (me përjashtim të rasteve të justifikuara mirë të mbivlerësuara si shpenzime të lejueshme gjatë vlerësimit të propozim projekteve).
  • Qiraja e hapësirës afariste nga një qiradhënës që merr pjesë në aktivitetet e projektit ose është person i lidhur me Shfrytëzuesin;
  • Shpenzimet për realizimin e aktiviteteve që më parë janë financuar nga burime të tjera;
  • Furnizimi i pajisjeve të përdorura dhe
  • Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), në rast se subjekti i dhënë ka të drejtë për rimbursim të TVSH-së.

 

Si shpenzime të pranueshme do të konsiderohen vetëm shpenzimet e bëra për aktivitetet e kryera gjatë kohëzgjatjes së projektit, të cilat janë në përputhje me buxhetin e miratuar të projektit.

Shpenzimet e parashikuara në buxhetin e projektit duhet të korrespondojnë me aktivitetet e parashikuara në aplikacionin e projektit.

Fondi rezervon të drejtën për të negociuar me fituesit për sa i përket përcaktimit të aktiviteteve dhe buxhetit të projektit bazuar në rekomandimet e marra nga Komisioni i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes (në tekstin e mëtejmë: Komisioni), para nënshkrimit të Marrëveshjes për ndarje të shpërblimit.

Në rast se projekti bazohet në të drejtat tashmë ekzistuese të pronësisë intelektuale, Garuesi është i detyruar, së bashku me -propozim projektin, të paraqesë dëshminë e së drejtës për të përdorur pronën intelektuale në formën e një marrëveshjeje licencimi, marrëveshje për kontribut “in-kind” ose një lloj tjetër marrëveshjeje që konfirmon se Garuesi ka të drejtë të përdorë pronësinë intelektuale në të cilën bazohen rezultatet e projektit.

 

Fondi nuk do të jetë përgjegjës për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale ndërmjet Garuesit/Shfrytëzuesit të burimeve financiare dhe palëve të treta. Garuesi nuk mund të shkelë me vetëdije ose qëllimisht të drejtat e pronësisë intelektuale të ndonjë pale të tretë.

Të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale dhe “know-how” që do të krijohen gjatë zbatimit të Projektit dhe/ose si rezultat i zbatimit të Projektit i përkasin Shfrytëzuesit dhe, nëse është e zbatueshme, Shfrytëzuesi duhet të mbrojë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Procedura, që nga marrja e aplikacioneve të pranuara deri te përzgjedhja dhe marrja e vendimit përfundimtar për përzgjedhjen dhe dhënien e burimeve financiare për garuesit e shpërblyer, përbëhet nga disa hapa:

  • Kontrolli administrativ i dokumenteve të dorëzuara (nëse – dokumentacioni është i plotë dhe në përputhje me kushtet e përshtatshmërisë të specifikuara në thirrjen publike)
  • Vlerësimi i parë i propozim projektit (përzgjedhja paraprake)
  • Pitching gjegjësisht prezantimi i propozim projekteve të parapërzgjedhura përpara Komisionit të Vlerësimit dhe Përzgjedhjes (opsionale)
  • Përzgjedhja e propozim projekteve më të mira
  • Nënshkrimi i marrëveshjeve

Çdo propozim projekt vlerësohet nga një Komitet i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes i përbërë nga pesë anëtarë:

  • Dy (2) anëtarë – ekspertë të jashtëm në fushën e sfidës
  • Dy (2) anëtarë – përfaqësues të organizatës partnere
  • Një (1) anëtar – përfaqësues i Fondit

Komisioni punon në bazë të Rregullores së Punës së Komisionit për Vlerësim dhe Përzgjedhje, e cila miratohet në mbledhjen e parë të Komisionit.

Kriteret kryesore për vlerësimin e propozim projektеve janë:

  • Shkalla e inovacionit
  • Kapaciteti i ekipit të projektit
  • Kualiteti i projektit
  • Potenciali për zbatimin dhe qëndrueshmërinë e zgjidhjes
  • Ndikimi

Fondi rezervon të drejtën të mos ndaj shpërblim nëse nuk ka propozim projekte cilësore të mjaftueshme ose nëse kushtet për dhënien e shpërblimeve nuk janë plotësuar në përputhje me Rregullat dhe kushtet e specifikuara në Thirrjen Publike.

Kriteret dhe nënkriteret kryesore për vlerësimin e projektit janë përshkruar në formën e Formularin për Vlerësim.

Dokumentacioni i projektit duhet të dorëzohet në formulare të përgatitura nga Fondi. Të gjithë formularët e aplikimit mund të shkarkohen duke klikuar në butonin “Shkarko dokumentacionin“.

Gjatë regjistrimit në thirrjen publike duhet të dorëzohen, të nënshkruhen dhe të vërtetohen me vulë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit të projektit i plotësuar siç duhet;
  • Deklarata e Shfrytëzuesit për pranimin e kushteve të Fondit;
  • Deklaratë e noterizuar e pronësisë – struktura themeluese e garuesit;
  • Pyetësori mjedisor i plotësuar siç duhet;
  • Biografitë e shkurtra të personave që përbëjnë ekipin e projektit, të angazhuar në projekt (maksimumi 5 (pesë) persona).

Dokumentacioni i plotë duhet të dorëzohet në gjuhën maqedonase.

Dokumentacioni i projektit së bashku me biografitë e shkurtra duhet t’i bashkangjiten formularit duke klikuar në butonin “Apliko”.

Afati i fundit për aplikim në thirrjen publike është deri më 05.10.2023, ora 14:00.

Vetëm ato propozim projekte të paraqitura në mënyrën e mësipërme dhe brenda afatit të caktuar do të konsiderohen për financim.

Rregullat dhe procedurat për zbatimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e projektit përcaktohen në dokumentin Rregullat për organizimin dhe zbatimin e garave ose sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 20.01.2020, Rregullat për plotësimin e Rregullave për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 16.03.2020 dhe Rregullat për plotësimin e rregullave për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 01.06.2020 (pdf).

Për të gjitha pyetjet dhe informacionet shtesë në lidhje me këtë thirrje, mund të përdorni adresën e emailit:

 shkolskimenadjment@fitr.mk

 Për prezantimin e rregullave dhe kushteve për aplikim në këtë thirrje, Fondi do të organizojë info-evente. Informacioni për datat e info-eventeve do të publikohet me kohë në faqen e Fondit si dhe në rrjetet sociale (Facebook dhe Instagram).