Në bazë të nenit 25 të Ligjit për veprimtari inovative (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190/16 dhe 64/ 18) dhe nenit 9 të Rregullores për instrumentin mbështetës – Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike nr. 01-2410/5 të datës 30.12.2020, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik më datë 27.03.2023 shpall Konkurs publik për paraqitjen e propozim-projekteve për financim në kuadër të Instrumentit mbështetës – Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike.
Qëllimi i këtij instrumenti është që të sigurohet mbështetje financiare për zhvillim teknologjik të ndërmarrjeve dhe institucioneve shëndetësore private (ISHP) për rritje të përshpejtuar ekonomike, të cilat i përmbushin kushtet e Rregullores për instrumentin mbështetës – Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike.
Qëllimi i mbështetjes është që ndërmarrjet të krijojnë kushte për tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike, të arrijnë rritje të përshpejtuar, të rrisin konkurrencën në tregjet ndërkombëtare dhe rezistencën ndaj krizave pandemike dhe klimatike, përmes prezantimit të teknologjive të reja, inovative, të avancuara, “gjelbra” dhe digjitale për transformimin e tyre.
Mbështetja është dedikuar për ndërmarrjet dhe ISHP (institucione shëndetësore private) që kanë nevojë të identifikuar qartë për teknologji të reja dhe që do të kenë një ndikim pozitiv të rëndësishëm dhe të matshëm në një ose më shumë nga aspektet e mëposhtme të funksionimit të tyre: rritja e produktivitetit dhe efikasitetit, reduktimi i shpenzimeve dhe i përdorimit të resurseve, reduktimi i ndikimit negativ në mjedisin jetësor, cilësi më e mirë dhe karakteristika të reja të produkteve dhe shërbimeve të cilat i ofrojnë në treg, zhvillim të kanaleve të reja për shitje, hyrje, zgjerim të tregjeve të reja ose për ndërtimin e një rrjeti më stabil dhe më të qëndrueshëm të furnitorëve.
Nëpërmjet këtij instrumenti Fondi siguron mbështetje financiare:
– deri në 70% (shtatëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, por jo më shumë se 2.500.000.00 (dy milionë e pesëqind mijë) denarë për ndërmarrjet dhe ISHP, numri mesatar i të punësuarve të të cilëve është deri në 10 (dhjetë) punëtorë dhe të ardhurat vjetore të të cilëve në dy vitet e fundit janë më pak se 50.000.00 (pesëdhjetë mijë) euro.
– deri në 70% (shtatëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, por jo më shumë se 5.000.000.00 (pesë milionë) denarë për ndërmarrjet dhe ISHP, numri mesatar i të punësuarve të të cilëve është nga 10 deri në 50 punëtorë dhe të ardhurat vjetore të të cilëve në dy vitet e fundit janë më të mëdha se 50.000.00 (pesëdhjetë mijë) euro dhe më pak se 2.000.000.00 (dy milionë) euro, financimi deri në 70% të buxhetit total të projektit.
– deri në 60% (gjashtëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, por jo më shumë se 10.000.000.00 (dhjetë milionë) denarë për ndërmarrjet dhe ISHP, numri mesatar i të punësuarve të të cilëve është nga 50 deri në 250 dhe të ardhurat vjetore të të cilit në dy vitet e fundit janë më të mëdha se 2.000.000.00 (dy milionë) euro dhe më pak se 10.000.000.00 (dhjetë milionë) euro, financim.
Shuma e të ardhurave vjetore të realizuara dhe numri mesatar i të punësuarve përcaktohet sipas raporteve financiare për dy vitet e fundit (2022 dhe 2021).
Kufijtë maksimalë të të ardhurave të realizuara sipas të cilave përcaktohet përqindja dhe shuma maksimale e bashkëfinancimit janë të shprehura në euro dhe llogariten sipas kursit mesatar të këmbimit të BPRM-së për euron në ditën e shpalljes së thirrjes publike.
Aplikanti siguron bashkëfinancimin e tij prej 30% (për ndërmarrjet mikro dhe të vogla) ose 40% për ndërmarrjet e mesme nga buxheti i përgjithshëm i projektit.
Mjetet e marra nga Fondi mbi çdo bazë tjetër, si dhe mjetet e marra në bazë të ndonjë ndihme tjetër shtetërore, nuk do të konsiderohen si mjete të pranueshme për bashkëfinancim nga aplikanti.
Lista e aktiviteteve nuk është e kufizuar.
Vetëm shpenzimet e bëra gjatë projektit në përputhje me buxhetin e projektit të miratuar dhe të realizuara deri në fund të projektit janë të pranueshme për financim.
Me rastin e ndarjes së buxhetit sipas tremujorëve, aplikanti duhet të ketë parasysh balancën në shpërndarjen e buxhetit, gjegjësisht shuma për çdo tremujor të veçantë nuk duhet të ndryshojë nga tremujorët e tjerë më shumë se 30 (tridhjetë)%.
.
Kriteret dhe nënkriteret për evaluimin e projekteve janë të përcaktuara në formularin – Tabela e Evaluimit.
Kohëzgjatja e projektit mund të jetë deri në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj.
Për financimin e projekteve në kuadër të këtij konkursi, për këtë instrument është paraparë buxhet i përgjithshëm prej 5.060.000.00 (pesë milionë e gjashtëdhjetë mijë) euro në kundërvlerë me denarë.
Të gjithë formularët e aplikimit mund të shkarkohen duke klikuar në butonin “Shkarko aplikacionin“.
Të plotësohet, nënshkruhet dhe vuloset me kujdes:
Aplikacioni i projektit, buxheti i projektit dhe biografitë duhet të plotësohen në gjuhën maqedonase dhe angleze dhe të bashkëngjiten në format PDF në formularin e aplikimit duke klikuar në butonin “Apliko“.
Pjesa tjetër e dokumentacionit duhet të dorëzohet vetëm në gjuhën maqedonase
Afati i fundit për aplikim në thirrjen publike është deri në 05.05.2023, në orën 14:00.
Vetëm ato projekt propozime të paraqitura në mënyrën e mësipërme dhe brenda afatit të caktuar do të konsiderohen për financim.
Për të gjitha informacionet shtesë mund të
na shkruani në adresën e emailit::zabrzanrast2023@fitr.mk
Informacionet për këto aktivitete do të publikohen në kohën e duhur në faqen e internetit të Fondit si dhe në rrjetet sociale (Facebook dhe Instagram).