Në bazë të nenit 25 paragrafi 4 të Ligjit për Veprimtari Inovative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190 / 16 dhe 64/18) dhe Rregullores për instrumentin e mbështetjes – grante të bashkëfinancuara për shoqëritë tregtare të sapothemeluara start-up dhe spin-of miratuar më 13.04.2021, Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik më datë 10.05.2023, shpall konkurs publik për paraqitjen e propozim-projekteve për financim nën instrumentin për mbështetje “Grante të bashkëfinancuara për shoqëritë tregtarë të sapothemeluara start-up dhe spin-of”.
Të inkurajohet zhvillimi i inovacionit tek ndërmarrjet e sapothemeluara përmes sigurimit të mbështetjes së nevojshme financiare për aktivitetet në lidhje me hulumtim dhe zhvillim. Gjithashtu, pritet të inkurajojë zhvillim të kulturës së marrjes së rrezikut dhe inovacionit, të sigurohet mbështetje për personat juridikë që dëshirojnë të zhvillojnë produkt, proces dhe/ose shërbim të ri apo të përmirësuar, si dhe të inkurajohet komercializimi i rezultateve nga hulumtimet e kryera në kuadër të institucioneve të arsimit të lartë respektivisht të institucioneve hulumtuese-shkencore.
Mbështetja përmes këtij instrumenti do t’u ndahet projekteve që kanë të paktën “dëshmi të konceptit” (proof of concept) dhe ambicie të qartë për komercializim. Instrumenti mbështet projektet të cilët janë në fazën e dëshmis së konceptit deri në fazën e parakomercializimit (paratregut).
Shoqëria tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose ekip i përbërë më së shumti nga 5 (pesë) anëtarë – persona fizik;
Në rast se si aplikant paraqitet shoqëri tregtare, e njëjta duhet të plotësoj kriteret e mëposhtme të përshtatshmërisë:
Në rast se një ekip paraqitet si Aplikues dhe propozim-projekti i të cilit ka kaluar fazën e përzgjedhjes, Aplikuesi është i detyruar që brenda 30 ditëve kalendarike pas marrjes së Njoftimit për përzgjedhjen e propozim-projektit, të themelojë shoqëri tregtare në të cilën si themelues do të lajmërohen të paktën 51% të anëtarëve të ekipit, e cila shoqëri tregtare do të marrë të gjitha të drejtat dhe detyrimet në lidhje me zbatimin e Projektit dhe që do të përmbushë kriteret e pranueshmërisë të këtij neni.
Përmes këtij instrumenti, Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik (në tekstin më tutje „Fondi“) siguron mbështetje financiare:
Shuma e mbetur 10% (dhjetë përqind) respektivisht 15% (pesëmbëdhjetë përqind) e buxhetit të përgjithshëm të projektit duhet të sigurohet nga ana e aplikuesit.
Kohëzgjatja e projektit mund të jetë deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.
Për financimin e projekteve në kuadër të këtij konkursi është siguruar buxhet i përgjithshëm total për konkursin publik prej 2.000.000 (dy milionë) euro në kundërvlerë në denarë.
Kriteret dhe nënkriteret për vlerësimin e projektit janë të shënuara në formularin Тabela e vlerësimit.
Gjitha formularët e aplikimit ju mund t’i shkarkoni duke klikuar në butonin “Shkarko dokumentacionin”
Gjatë aplikimit, ju paraqisni:
Aplikacioni për projektin, buxheti i projektit dhe biografitë duhet të dorëzohen në gjuhën maqedonase dhe angleze (në formatin PDF dhe Excel) dhe t’i bashkangjiten formularit të aplikimit duke klikuar butonin “Apliko”.
Dokumentacioni tjetër në lidhje me aplikuesit duhet të dorëzohet vetëm në gjuhën maqedonase.
Për të gjitha informacionet shtesë mund të
na shkruani në adresën e emailit::startapuvaj5@fitr.mk
Informacionet për këto aktivitete do të publikohen në kohën e duhur në faqen e internetit të Fondit si dhe në rrjetet sociale (Facebook dhe Instagram).
Po, për realizimin e projektit mund të angazhoni persona të jashtëm, fizik dhe/ose juridik, nga vendi dhe nga jashtë.
Buxhetin e projektit e plotësoni vetëm në ato norma ku parashikoni shpenzime për realizimin e projektit. Nuk është e detyrueshme të plotësohen të gjithë normat.
Pjesëmarrja juaj mund të sigurohet përmes një kredie nga bankat komerciale. Vetëm mjetet e marra nga Fondi mbi çdo bazë tjetër ose çdo formë tjetër të ndihmës shtetërore nuk janë të pranueshme si bashkëfinancim nga aplikanti.
Sipas rregullores së kësaj thirrje, mund të aplikojë ekip projekti, që nënkupton së paku dy (2) dhe maksimumi pesë (5) anëtarë – persona fizik. Nëse ekipi i projektit zgjidhet për bashkëfinancim, ai do të ketë 30 ditë kohë për të themeluar ndërmarrjen me një strukturë pronësie prej të paktën 51% të ekipit të projektit.
Sigurisht që mundet, por kushtojini vëmendje përqindjes së personave të angazhuar, si dhe nëse i njëjti ekip dhe vetë ndërmarrja do të kenë kapacitet për të realizuar më shumë projekte në të njëjtën kohë.
“Dëshmi të konceptit” është zbatimi i një metode ose ideje specifike për të shfaqur qëndrueshmërinë e saj ose për të vërtetuar se ka potencial për zbatim praktik. Niveli i zhvillimit të konceptit është i ndryshëm për secilën industri, respektivisht një projekt më vete mund të demonstrohet në mënyra të ndryshme.
Shfritëzuesi i grantit të bashkëfinancuar nuk është i detyruar të sigurojë plotësisht pjesën e tij përpara fillimit të realizimit të projektit. Në përputhje me tekstit e thirrjes dhe rregullores për instrumentin, mjetet paguhen në baza tremujore, në përputhje me buxhetin e projektit të miratuar, paraprakisht për çdo tremujor. Aplikanti paguan bashkëfinancimin e tij 10% ose 15% të shumës së parashikuar për tremujorin, pas së cilës paguhen dhe mjetet nga FIZHT të buxhetit të miratuar për tremujorin.
Ofertat nuk kanë nevojë të dorëzohen në procesin e aplikimit.
Si shpenzime të pranueshme konsiderohen shpenzimet administrative, si: mbështetja për zyrën dhe biznesin duke përfshirë dhe dhënien me qira të hapësirave për zyra, shpenzimet e përgjithshme, tarifat bankare, shërbimet e kontabilitetit, pritjet dhe lloje tjera të shpenzimeve administrative, deri në një vlerë maksimale prej 15% (pesëmbëdhjetë përqind) të buxhetit total të projektit.
Lokalet afariste nuk mund të merren me qira nga një qiradhënës që merr pjesë në aktivitetet e projektit ose është person i lidhur me shfrytëzuesin.
Një ndërmarrje që tashmë është mbështetur financiarisht në kuadër të një thirrje tjetër të Fondit mund të marrë pjesë në thirrje nëse i plotëson të gjitha kriteret e pranueshmërisë, por propozim-projekti duhet të jetë i ndryshëm nga ai për të cilin tashmë ka marrë një grant bashkëfinancimi.
Nëse personat që do të angazhohen në projekt janë tashmë të punësuar në ndërmarrje, ju mund t’i përfshini në buxhetin e projektit në zërin e pagave.
Duke qenë se kapaciteti i ekipit të projektit është një nga kriteret gjatë vlerësimit të aplikacionit, anëtari i ekipit të projektit do të duhet të zëvendësohet nga një person me të paktën të njëjtat kualifikime ose më të mira, nga ku do të duhet të dorëzohet një kërkesë për ndryshim deri te ekipi i monitorimit të FIZHT, të cilën do të përcjellë për miratim nga ana e Komitetit për Miratim të Investimeve.
Çdo ndryshim në aplikacionin e projektit dhe buxhetin e projektit (ndryshime në planin e veprimit, personave kyç në projekt, rialokim të mjeteve në një shumë më të lartë se 15% (pesëmbëdhjetë përqind) ndërmjet zërave buxhetor të buxhetit total të projektit, etj.) duhet të miratohet paraprakisht nga Komiteti në bazë të një kërkese të paraqitur nga Shfrytëzuesi, bashkëngjitur me një buxhet të rishikuar të projektit.
Po, mundet, nëse ndërmarrja është themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe është e regjistruar në Regjistrin Qendror.
Mjetet financiare nga kjo thirrje Startup 4 janë të parimbursueshme.
Po, personat mund të punësohen me kohë të plotë ose të pjesshme, me kohë të caktuar ose të pacaktuar.
Një ekip projekti prej dy personash, të cilët janë të punësuar në një ndërmarrje tjetër, mund të aplikojnë për mbështetje financiare sipas këtij instrumenti. Në rast ku si Aplikant paraqitet një ekip, propozim-projekti i të cilit ka kaluar fazën e përzgjedhjes, Aplikanti është i detyruar brenda 30 ditëve kalendarike pas marrjes së Njoftimit për përzgjedhjen e propozim-projektit, të themelojë një shoqëri tregtare në të cilën si themelues do të paraqiten më së paku 51% nga anëtarët e ekipit. Pra, ata kanë detyrim të hyjnë në strukturën e pronësisë së shoqërisë tregtare të sapothemeluar, por nuk është e detyrueshme të jenë të punësuar në të.
Jo, ekipi i projektit duhet të përbëhet nga të paktën dy (2) dhe më së shumti pesë (5) persona fizik.