FIZHT me mbështetje mentoruese për aplikantët e thirrjes për sipërmarrje sociale RISE Journey 4

Një takim produktiv së bashku me z. Vladimir Gjorgjevski, drejtori i zyrës Regional Youth Cooperation Office (RYCO) në Maqedoni, organizatë e themeluar nga Western Balkans 6 (WB6).

RYCO zbaton programin RISE, i cili këtë vit shpalli thirrjen e katërt për të mbështetur sipërmarrësit e rinj socialë nga Ballkani Perëndimor.

Me shumë kënaqësi, FIZHT është përfshirë në mënyrë aktive në zbatimin e thirrjes, me mbështetje mentoruese përmes së cilës do t’u mundësojmë shumë të rinjve nga rajoni që t’i transformojnë idetë e tyre inovative në ndërmarrje të qëndrueshme sociale.

Thirrja i dedikohet brezit të ri nga mosha 16 deri në 35 vjeç nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) të vendosur për të bërë një ndikim social ose mjedisor në komunitetet e tyre.

Më shumë informacion rreyh thirrjes në: https://www.risewb.org/apply-for-rise-journey/