Konkurs publik me procedurë të rregullt për “Grante të bashkëfinancuara për shoqëritë tregtare të sapothemeluara "Start-up" dhe"Spin-off" 5"

Në bazë të nenit 25 paragrafi 4 të Ligjit për Veprimtari Inovative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190 / 16 dhe 64/18) dhe Rregullores për instrumentin e mbështetjes – grante të bashkëfinancuara për shoqëritë tregtare të sapothemeluara start-up dhe spin-of miratuar më 13.04.2021,  Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik më datë 10.05.2023, shpall konkurs publik për paraqitjen e propozim-projekteve për financim nën instrumentin për mbështetje “Grante të bashkëfinancuara për shoqëritë tregtarë të sapothemeluara start-up dhe spin-of”.

Të inkurajohet zhvillimi i inovacionit tek ndërmarrjet e sapothemeluara përmes sigurimit të mbështetjes së nevojshme financiare për aktivitetet në lidhje me hulumtim dhe zhvillim. Gjithashtu, pritet të inkurajojë zhvillim të kulturës së marrjes së rrezikut dhe inovacionit, të sigurohet mbështetje për personat juridikë që dëshirojnë të zhvillojnë produkt, proces dhe/ose shërbim të ri apo të përmirësuar, si dhe të inkurajohet komercializimi i rezultateve nga hulumtimet e kryera në kuadër të institucioneve të arsimit të lartë respektivisht të institucioneve hulumtuese-shkencore.

Mbështetja përmes këtij instrumenti do t’u ndahet projekteve që kanë të paktën “dëshmi të konceptit” (proof of concept) dhe ambicie të qartë për komercializim. Instrumenti mbështet projektet të cilët janë në fazën e dëshmis së konceptit deri në fazën e parakomercializimit (paratregut).

  • Aktivitete për hulumtim dhe zhvillim;
  • Zhvillim të linjave pilot/prodhim/e dhe/ose shërbim/e;
  • Aktivitete për testimin dhe validimin e produkteve/shërbimeve/proceseve të reja dhe/ose përparuese;
  • Aktivitete për testimin e tregut dhe validimin e shfrytëzuesve potencialë;
  • Aktivitete të lidhura me mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe
  • Dizajnim

Shoqëria tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose ekip i përbërë më së shumti nga 5 (pesë) anëtarë – persona fizik;

Në rast se si aplikant paraqitet shoqëri tregtare, e njëjta duhet të plotësoj kriteret e mëposhtme të përshtatshmërisë:

  • të ardhurat vjetore të aplikuesit nuk duhet të kalojnë 1,000,000 (një milion) euro në kundërvlerë të denarit, sipas raporteve financiare për dy vitet e mëparshme fiskale;
  • numri mesatar i të punësuarve nuk duhet të kalojë 250 të punësuar;
  • nga momenti i regjistrimit të shoqëris tregtare deri në momentin e paraqitjes së një propozim-tprojekti në Fond të mos kenë kaluar më shumë se 6 (gjashtë) vite;
  • shoqëria tregtare të jetë në pronësi të personit fizik dhe/ose juridik (që nuk është në pronësi shtetërore),/shoqatë ose fondacion dhe/ose institucion që kryen arsimin e lartë, respektivisht veprimtari hulumtuese-shkencore (me pjesën e pronësis të aplikuesit deri në 20%);
  • aplikuesi ose ortakët e tij/aksionarët nuk janë drejtpërdrejt ose indirekt pronarë me mbi 20% në një tjetër shoqëri tregtare/të ardhurat vjetore individuale të të cilave tejkalojnë 1,000,000 (njëmilion) euro në kundër vlerë në denarë në dy vitet e mëparshme fiskale dhe mesatarja e numrit individual të të punësuarve nuk i kalon 250 punonjës, me përjashtim të rasteve të lidhjes me institucion të arsimit të lartë, respektivisht me institucion hulumtues-shkencor;
  • kundër tij nuk është ngitur procedurë falimentimi ose likuidimi;
  • të ketë shlyer detyrimet e skaduara në bazë të detyrimeve dhe kontributeve publike;
  • kundër tij të mos ketë filluar asnjë procedurë për ekzekutimin me forcë të kërkesave monetare të maturuara;
  • në pajtim me Ligjin e Kontrollit të Ndihmës Shtetërore dhe Dekretin për kushtet dhe procedurën e dhënies së ndihmës me rëndësi të vogël (de minimis) të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
  • të mos ketë akumuluar më shumë se 200,000 (dyqind mijë) Euro ndihmë të vogël për një periudhë trevjeçare fiskale, përfshirë dhe shumën e kërkuar të mjeteve nga Fondi;
  • të mos ketë akumuluar më shumë se 100,000 (njëqind mijë) euro ndihmë të vogël për një periudhë trevjeçare fiskale, përfshirë shumën e kërkuar të mjeteve nga Fondi, nëse ndërmarrja është aktive në sektorin e transportit rrugor;
  • të mos jetë në vështirësi (ndërmarrje në vështirësi është një ndërmarrje që nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet e saj nga burimet e veta ose me mjete që mund të marrë nga pronari i saj / aksionarët ose kreditorët, për të ndaluar humbjet, të cilat pa ndërhyrje të jashtme nga ofruesit e ndihmave me siguri që do të çojë në ndërprerjen afatshkurtër dhe afatgjatë të punës së ndërmarrjes), dhe
  • të mos merret me prodhimin e qymyrit.

Në rast se një ekip paraqitet si Aplikues dhe propozim-projekti i të cilit ka kaluar fazën e përzgjedhjes, Aplikuesi është i detyruar që brenda 30 ditëve kalendarike pas marrjes së Njoftimit për përzgjedhjen e propozim-projektit, të themelojë shoqëri tregtare në të cilën si themelues do të lajmërohen të paktën 51% të anëtarëve të ekipit, e cila shoqëri tregtare do të marrë të gjitha të drejtat dhe detyrimet në lidhje me zbatimin e Projektit dhe që do të përmbushë kriteret e pranueshmërisë të këtij neni.

  • Pagat bruto me shtesat e pagës të përfshira, të përcaktuara në përputhje me Ligjin e Marrëdhënieve të Punës (punë në pushime, punë gjatë së dielës, punë në turne, punë gjatë natës, etj.) për personat që janë ose do të punësohen nga shfrytëzuesi dhe marrin pjesë drejtpërdrejt në zbatimin e projektit. Shuma e pagave bruto për punonjësit e angazhuar në projekt duhet të korrespondojë me praktikat e vendosura të shfrytëzuesit para fillimit të projektit, të reduktuara nga shuma e subvencionit të mundshëm shtetëror të marrë në bazë të pagës;
  • Furnizimi dhe/ose huazimi i pajisjes dhe materiale harxhuese për hulumtim dhe zhvillim;
  • Shërbimet e nënkontraktuara për hulumtim dhe zhvillim (p.sh. testimi, shërbimet laboratorike, etj.);
  • Angazhimi i ekspertëve/këshilltarëve për hulumtim dhe zhvillim;
  • Angazhimi i konsulentëve për nevoja të lidhura drejtpërdrejt me rezultatet e projektit (ekspertizë në menaxhimin e inovacionit, menaxhimin financiar, mobilizimin e mjeteve, zhvillimin e biznesit, ekspertizën e marketingut për testimin e tregut dhe validimin e shfrytëzuesëve të mundshëm, punëve juridike, mbrojtjen e pronës intelektuale, etj.);
  • Përgatitja dhe parashtrimi i kërkesës për patent, mbrojtje të markës tregtare dhe/ose dizajnit industrial;
  • Mbështetje për zyrën dhe biznesin (marrja me qira e hapësirës për zyre, shpenzimet e përgjithshme, provizionet bankare, shërbimet e kontabilitetit, pritja dhe llojet e tjera të kostove operative në lidhje me zbatimin e projektit) në një shumë maksimale prej 15% të buxhetit total të projektit.
  •  

Përmes këtij instrumenti, Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik (në tekstin më tutje „Fondi“) siguron mbështetje financiare:

  • deri në 90% (nëntëdhjetë përqind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, por jo më shumë se 40,000 (dyzet mijë) euro në kundërvlerë me denarë për shoqëritë tregtare deri në 3 (tre) vjet ekzistencë deri në momentin e aplikimit ose për shoqëri tregtare që do të themelohet brenda 30 ditëve pas marrjes së Njoftimit për përzgjedhjen e propozim-projektit (në rast se ekipi paraqitet si aplikues), respketivisht
  • deri në 85% (tetëdhjetë e pesë përqind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, por jo më shumë se 60,000 (gjashtëdhjetë mijë) euro në kundërvlerë në denarë për shoqëritë tregtare me më shumë se 3 (tre) dhe më pak se 6 (gjashtë) vjet ekzistencë deri në momentin e aplikimit.

Shuma e mbetur 10% (dhjetë përqind) respektivisht 15% (pesëmbëdhjetë përqind) e buxhetit të përgjithshëm të projektit duhet të sigurohet nga ana e aplikuesit.

Kohëzgjatja e projektit mund të jetë deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.

 

Për financimin e projekteve në kuadër të këtij konkursi është siguruar buxhet i përgjithshëm total për konkursin publik prej 2.000.000 (dy milionë) euro në kundërvlerë në denarë.

 

  • Shkalla e inovacionit;
  • Cilësia e projektit;
  • Kapaciteti i ekipit të projektit;
  • Potenciali i tregut;
  • Ndikimi

Kriteret dhe nënkriteret për vlerësimin e projektit janë të shënuara në formularin Тabela e vlerësimit.

  •  

Gjitha formularët e aplikimit ju mund t’i shkarkoni duke klikuar në butonin “Shkarko dokumentacionin”

Gjatë aplikimit, ju paraqisni:

  • aplikimin për projektin;
  • buxhetin e projektit;
  • deklaratën e Aplikuesit për pranimin e kushteve të Fondit;
  • pyetësorë për mjedisin jetësorë dhe
  • Deklaratë e noterizuar për pronësinë – struktura themeluese e aplikuesit (me përjashtim të rastit kur si aplikues paraqitet një ekip, e njëjta dorëzohet pas themelimit të shoqërisë tregtare).
  • biografi të shkurtëra të personave që përbëjnë ekipin e projektit të angazhuar në projekt (më së shumti për 5 (pesë) persona).

Aplikacioni për projektin, buxheti i projektit dhe biografitë duhet të dorëzohen në gjuhën maqedonase dhe angleze (në formatin PDF dhe Excel) dhe t’i bashkangjiten formularit të aplikimit duke klikuar butonin Apliko”.

Dokumentacioni tjetër në lidhje me aplikuesit duhet të dorëzohet vetëm në gjuhën maqedonase.

  • Deri më 15.06.2023, deri në orën 14.00

Për të gjitha informacionet shtesë mund të

Informacionet për këto aktivitete do të publikohen në kohën e duhur në faqen e internetit të Fondit si dhe në rrjetet sociale (Facebook dhe Instagram).

  1. A është e pranueshme që ekspertët/konsulentët që do të angazhonim për realizimin e projektit të jenë të huaj?

Po, për realizimin e projektit mund të angazhoni persona të jashtëm, fizik dhe/ose juridik, nga vendi dhe nga jashtë.

  1. A duhet të plotësohen të gjithë normat në buxhetin e projektit?

Buxhetin e projektit e plotësoni vetëm në ato norma ku parashikoni shpenzime për realizimin e projektit. Nuk është e detyrueshme të plotësohen të gjithë normat.

  1. A mund të siguroj pjesëmarrjen e nevojshme nëpërmjet një kredie bankare?

Pjesëmarrja juaj mund të sigurohet përmes një kredie nga bankat komerciale. Vetëm mjetet e marra nga Fondi mbi çdo bazë tjetër ose çdo formë tjetër të ndihmës shtetërore nuk janë të pranueshme si bashkëfinancim nga aplikanti.

  1. A mund ekipi i projektit të ketë një anëtar?

Sipas rregullores së kësaj thirrje, mund të aplikojë ekip projekti, që nënkupton së paku dy (2) dhe maksimumi pesë (5) anëtarë – persona fizik. Nëse ekipi i projektit zgjidhet për bashkëfinancim, ai do të ketë 30 ditë kohë për të themeluar ndërmarrjen me një strukturë pronësie prej të paktën 51% të ekipit të projektit.

  1. A mund i njëjti ekip të aplikojë për më shumë projekte?

Sigurisht që mundet, por kushtojini vëmendje përqindjes së personave të angazhuar, si dhe nëse i njëjti ekip dhe vetë ndërmarrja do të kenë kapacitet për të realizuar më shumë projekte në të njëjtën kohë.

  1. Çfarë do të thotë termi “dëshmi të konceptit”?

“Dëshmi të konceptit” është zbatimi i një metode ose ideje specifike për të shfaqur qëndrueshmërinë e saj ose për të vërtetuar se ka potencial për zbatim praktik. Niveli i zhvillimit të konceptit është i ndryshëm për secilën industri, respektivisht një projekt më vete mund të demonstrohet në mënyra të ndryshme.

  1. A duhet që fituesi i grantit të sigurojë menjëherë dhe plotësisht pjesën e tij të bashkëfinancimit që nga fillimi i projektit?

Shfritëzuesi i grantit të bashkëfinancuar nuk është i detyruar të sigurojë plotësisht pjesën e tij përpara fillimit të realizimit të projektit. Në përputhje me tekstit e thirrjes dhe rregullores për instrumentin, mjetet paguhen në baza tremujore, në përputhje me buxhetin e projektit të miratuar, paraprakisht për çdo tremujor. Aplikanti paguan bashkëfinancimin e tij 10% ose 15% të shumës së parashikuar për tremujorin, pas së cilës paguhen dhe mjetet nga FIZHT të buxhetit të miratuar për tremujorin.

  1. Në përputhje me shpenzimet e planifikuara për aktivitetet e propozim projektit, me të cilin dëshirojmë të aplikojmë, gjatë prokurimit të mallrave dhe shërbimeve që tejkalojnë një shumë të caktuar, kur duhet të mblidhen ofertat?

Ofertat nuk kanë nevojë të dorëzohen në procesin e aplikimit.

  1. A janë shpenzime të pranueshme, shpenzimet e marrjes me qira të hapësirës?

Si shpenzime të pranueshme konsiderohen shpenzimet administrative, si: mbështetja për zyrën dhe biznesin duke përfshirë dhe dhënien me qira të hapësirave për zyra, shpenzimet e përgjithshme, tarifat bankare, shërbimet e kontabilitetit, pritjet dhe lloje tjera të shpenzimeve administrative, deri në një vlerë maksimale prej 15% (pesëmbëdhjetë përqind) të buxhetit total të projektit.

  1. A ka konflikt interesi gjatë marrjes me qira të hapësirës?

Lokalet afariste nuk mund të merren me qira nga një qiradhënës që merr pjesë në aktivitetet e projektit ose është person i lidhur me shfrytëzuesin.

  1. A mund të aplikojë për thirrje një ndërmarrje që tashmë ka fituar një grant nga një thirrje e mëparshme e FIZHT dhe që plotëson kriteret për pjesëmarrje?

Një ndërmarrje që tashmë është mbështetur financiarisht në kuadër të një thirrje tjetër të Fondit mund të marrë pjesë në thirrje nëse i plotëson të gjitha kriteret e pranueshmërisë, por propozim-projekti duhet të jetë i ndryshëm nga ai për të cilin tashmë ka marrë një grant bashkëfinancimi.

  1. A mund të angazhohen punonjës ekzistues për projektin?

Nëse personat që do të angazhohen në projekt janë tashmë të punësuar në ndërmarrje, ju mund t’i përfshini në buxhetin e projektit në zërin e pagave.

  1. Çka nëse bëhet ndërrimi i ndonjërit nga anëtarët e ekipit të projektit gjatë kohëzgjatjes së projektit?

Duke qenë se kapaciteti i ekipit të projektit është një nga kriteret gjatë vlerësimit të aplikacionit, anëtari i ekipit të projektit do të duhet të zëvendësohet nga një person me të paktën të njëjtat kualifikime ose më të mira, nga ku do të duhet të dorëzohet një kërkesë për ndryshim deri te ekipi i monitorimit të FIZHT, të cilën do të përcjellë për miratim nga ana e Komitetit për Miratim të Investimeve.

  1. Çka nëse projekti ka nevojë për ndryshime gjatë kohëzgjatjes së projektit?

Çdo ndryshim në aplikacionin e projektit dhe buxhetin e projektit (ndryshime në planin e veprimit, personave kyç në projekt, rialokim të mjeteve në një shumë më të lartë se 15% (pesëmbëdhjetë përqind) ndërmjet zërave buxhetor të buxhetit total të projektit, etj.) duhet të miratohet paraprakisht nga Komiteti në bazë të një kërkese të paraqitur nga Shfrytëzuesi, bashkëngjitur me një buxhet të rishikuar të projektit.

  1. A mund të aplikojë në këtë thirrje publike një ndërmarrje SHPKNJP e themeluar nga pronar i huaj?

Po, mundet, nëse ndërmarrja është themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe është e regjistruar në Regjistrin Qendror.

  1. A janë të rimbursueshme mjetet e marra nga kjo thirrje?

Mjetet financiare nga kjo thirrje Startup 4 janë të parimbursueshme.

  1. A mund të punësoj persona me kohë të pjesshme?

Po, personat mund të punësohen me kohë të plotë ose të pjesshme, me kohë të caktuar ose të pacaktuar.

  1. A mund të aplikojnë persona fizikë (ekip prej 2 personash) të cilët tashmë janë të punësuar në një ndërmarrje tjetër me ide për start-up dhe nëse e kalon fazën e përzgjedhjes, a duhet që të dy personat të punësohen në ndërmarrjen e sapothemeluar apo mund vetem njëri prej tyre?

Një ekip projekti prej dy personash, të cilët janë të punësuar në një ndërmarrje tjetër, mund të aplikojnë për mbështetje financiare sipas këtij instrumenti. Në rast ku si Aplikant paraqitet një ekip, propozim-projekti i të cilit ka kaluar fazën e përzgjedhjes, Aplikanti është i detyruar brenda 30 ditëve kalendarike pas marrjes së Njoftimit për përzgjedhjen e propozim-projektit, të themelojë një shoqëri tregtare në të cilën si themelues do të paraqiten më së paku 51% nga anëtarët e ekipit. Pra, ata kanë detyrim të hyjnë në strukturën e pronësisë së shoqërisë tregtare të sapothemeluar, por nuk është e detyrueshme të jenë të punësuar në të.

  1. A mund të paraqitet person juridik si anëtar i ekipit të projektit?

Jo, ekipi i projektit duhet të përbëhet nga të paktën dy (2) dhe më së shumti pesë (5) persona fizik.