Konkurs publik për grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike me procedurë të rregullt

Në bazë të nenit 25 të Ligjit për veprimtari inovative (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190/16 dhe 64/ 18) dhe nenit 9 të Rregullores për instrumentin mbështetës – Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike nr. 01-2410/5 të datës 30.12.2020, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik më datë 27.03.2023 shpall Konkurs publik për paraqitjen e propozim-projekteve për financim në kuadër të Instrumentit mbështetës – Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike.

Qëllimi i këtij instrumenti është që të sigurohet mbështetje financiare për zhvillim teknologjik të ndërmarrjeve dhe institucioneve shëndetësore private (ISHP) për rritje të përshpejtuar ekonomike, të cilat i përmbushin kushtet e Rregullores për instrumentin mbështetës – Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike.

Qëllimi i mbështetjes është që ndërmarrjet të krijojnë kushte për tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike, të arrijnë rritje të përshpejtuar, të rrisin konkurrencën në tregjet ndërkombëtare dhe rezistencën ndaj krizave pandemike dhe klimatike, përmes prezantimit të teknologjive të reja, inovative, të avancuara, “gjelbra” dhe digjitale për transformimin e tyre.

 

Mbështetja është dedikuar për ndërmarrjet dhe ISHP (institucione shëndetësore private) që kanë nevojë të identifikuar qartë për teknologji të reja dhe që do të kenë një ndikim pozitiv të rëndësishëm dhe të matshëm në një ose më shumë nga aspektet e mëposhtme të funksionimit të tyre: rritja e produktivitetit dhe efikasitetit, reduktimi i shpenzimeve dhe i përdorimit të resurseve, reduktimi i ndikimit negativ në mjedisin jetësor, cilësi më e mirë dhe karakteristika të reja të produkteve dhe shërbimeve të cilat i ofrojnë në treg, zhvillim të kanaleve të reja për shitje, hyrje, zgjerim të tregjeve të reja ose për ndërtimin e një rrjeti më stabil dhe më të qëndrueshëm të furnitorëve.

Nëpërmjet këtij instrumenti Fondi siguron mbështetje financiare:  

 

– deri në 70% (shtatëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, por jo më shumë se 2.500.000.00 (dy milionë e pesëqind mijë) denarë për ndërmarrjet dhe ISHP, numri mesatar i të punësuarve të të cilëve është deri në 10 (dhjetë) punëtorë dhe të ardhurat vjetore të të cilëve në dy vitet e fundit janë më pak se 50.000.00 (pesëdhjetë mijë) euro.

 

– deri në 70% (shtatëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, por jo më shumë se 5.000.000.00 (pesë milionë) denarë për ndërmarrjet dhe ISHP, numri mesatar i të punësuarve të të cilëve është nga 10 deri në 50 punëtorë dhe të ardhurat vjetore të të cilëve në dy vitet e fundit janë më të mëdha se 50.000.00 (pesëdhjetë mijë) euro dhe më pak se 2.000.000.00 (dy milionë) euro, financimi deri në 70% të buxhetit total të projektit.

 

– deri në 60% (gjashtëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, por jo më shumë se 10.000.000.00 (dhjetë milionë) denarë për ndërmarrjet dhe ISHP, numri mesatar i të punësuarve të të cilëve është nga 50 deri në 250 dhe të ardhurat vjetore të të cilit në dy vitet e fundit janë më të mëdha se 2.000.000.00 (dy milionë) euro dhe më pak se 10.000.000.00 (dhjetë milionë) euro, financim.

 

Shuma e të ardhurave vjetore të realizuara dhe numri mesatar i të punësuarve përcaktohet sipas raporteve financiare për dy vitet e fundit (2022 dhe 2021).

Kufijtë maksimalë të të ardhurave të realizuara sipas të cilave përcaktohet përqindja dhe shuma maksimale e bashkëfinancimit janë të shprehura në euro dhe llogariten sipas kursit mesatar të këmbimit të BPRM-së për euron në ditën e shpalljes së thirrjes publike.

Aplikanti siguron bashkëfinancimin e tij prej 30% (për ndërmarrjet mikro dhe të vogla) ose 40% për ndërmarrjet e mesme nga buxheti i përgjithshëm i projektit.

 

Mjetet e marra nga Fondi mbi çdo bazë tjetër, si dhe mjetet e marra në bazë të ndonjë ndihme tjetër shtetërore, nuk do të konsiderohen si mjete të pranueshme për bashkëfinancim nga aplikanti.

  1. Të jetë shoqëri tregtare e themeluar në pajtim me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe e regjistruar në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose të jetë institucion privat shëndetësor i themeluar në pajtim me Ligjin për institucionet dhe Ligjin për kujdesin shëndetësor të regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  2. Të mos jetë i lidhur (sipas Ligjit për shoqëritë tregtare) me një ndërmarrje tjetër dhe/ose ISHP, të ardhurat vjetore të së cilës i kalojnë 10,000,000 (dhjetë milionë) euro dhe se mesatarja e të punësuarve nuk i kalon 250 në dy vitet e mëparshme fiskale, sipas nenit 10 paragrafi 1 pika 5 e Rregullores dhe dispozitave të Konkursit Publik, me përjashtim të rastit të lidhjes me institucion të arsimit të lartë, përkatësisht me institucion kërkimor shkencor;
  3. Ndaj tij nuk është nisur asnjë procedurë falimentimi apo likuidimi;
  4. Të ketë shlyer obligimet e maturuara në bazë të detyrimeve dhe kontributeve publike
  5. Kundër tij nuk ka filluar procedura për përmbarim të detyrueshëm të kërkesave monetare të vonuara;
  6. Aplikantët me më shumë se 3 (tre) vite ekzistencë deri në momentin e aplikimit nuk duhet të kenë pësuar humbje sipas pasqyrave financiare për dy vitet e fundit kalendarik.
  7. Nuk ka detyrime të prapambetura dhe të papaguara me vonesë mbi 90 ditë ndaj institucioneve financiare, që nga fundi i shkurtit 2020, gjegjësisht para fillimit të krizës së shkaktuar nga Covid-19, sipas raportit të lëshuar nga Byroja Maqedonase e Kreditimit;
  8. Të plotësohen kushtet e Ligjit për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore dhe për të njëjtin qëllim/masë të mos merret ndihma shtetërore nga dy burime të ndryshme sepse një ndihmë e tillë nuk lejohet.
  • Furnizimi dhe vendosja e teknologjive të reja, inovative, të avancuara, ‘të gjelbra’ dhe digjitale për transformimin e proceseve të prodhimit dhe të biznesit;
  • Zhvillimi dhe vendosja e proceseve dhe standardeve të reja më ekologjike për prodhim dhe punë;
  • Furnizimi dhe vendosja e zgjidhjeve të reja digjitale (softuer, vegla, licenca, etj.) dhe zhvillimi i modeleve digjitale të biznesit, që mund të përfshijnë digjitalizimin e kanaleve të shitjeve dhe furnizimit;
  • Ngritja e kapaciteteve të menaxhmentit dhe punonjësve për aplikimin e teknologjive të reja;
  • Përmirësimi i produktivitetit dhe efikasitetit të prodhimit dhe/ose proceseve të biznesit;
  • Zvoglimi i shpenzimeve të prodhimit dhe funksionit operativ;
  • Përmirësimi i efikasitetit në përdorimin e burimeve;
  • Aktivitetet për reduktimin e ndikimit negativ në mjedisin jetësor;
  • Përmirësimi i konsiderueshëm i cilësisë dhe shtimi i karakteristikave të reja ose të përmirësuara dukshëm të produkteve dhe shërbimeve si rezultat i ndryshimeve në ofertë dhe kërkesë në lidhje me pasojat e krizës KOVID-19 (përfshirë standardizimin dhe certifikimin);
  • Zhvillimi i kanaleve të reja të shitjes dhe aktiviteteve për hyrje apo zgjerim të tregjeve të reja – ndërtimi i një rrjeti më stabil dhe më të qëndrueshëm të furnitorëve.

Lista e aktiviteteve nuk është e kufizuar.

  • Pagat bruto për punonjësit e aplikantit që do të angazhohen në projekt. – Shumat e pagave bruto të punonjësve të angazhuar në projekt duhet të korrespondojnë me praktikat e vendosura të përdoruesit përpara fillimit të projektit, të reduktuara me shumën e subvencionit të mundshëm shtetëror të marrë në bazë të pagës;
  • Shpenzimet për mbështetje teknike (ekspertizë), shpenzimet për shërbime kontraktuale për hulumtim, zhvillim, digjitalizim (p.sh. testime, shërbime laboratorike, etj.);
  • Shpenzimet për furnizimin dhe dhënien me qira të pajisjeve, softuerëve, mjeteve të teknologjisë së informacionit, lëndëve të para dhe materialeve harxhuese, të lidhura drejtpërdrejt me zbatimin e projektit;
  • Shpenzimet që lidhen me zbatimin e planit të zhvillimit teknologjik të Aplikantit;
  • Shpenzime të tjera operative që lidhen drejtpërdrejt me realizimin e projektit, përveç atyre që nuk janë të pranueshme për financim nëpërmjet këtij Instrumenti

Vetëm shpenzimet e bëra gjatë projektit në përputhje me buxhetin e projektit të miratuar dhe të realizuara deri në fund të projektit janë të pranueshme për financim.

Me rastin e ndarjes së buxhetit sipas tremujorëve, aplikanti duhet të ketë parasysh balancën në shpërndarjen e buxhetit, gjegjësisht shuma për çdo tremujor të veçantë nuk duhet të ndryshojë nga tremujorët e tjerë më shumë se 30 (tridhjetë)%.

.

  • Progresi teknologjik dhe shkalla e digjitalizimit;
  • Cilësia e projektit;
  • Kapaciteti i ekipit të projektit;
  • Ndikimi.

Kriteret dhe nënkriteret për evaluimin e projekteve janë të përcaktuara në formularin – Tabela e Evaluimit.

Kohëzgjatja e projektit mund të jetë deri në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj.

Për financimin e projekteve në kuadër të këtij konkursi, për këtë instrument është paraparë buxhet i përgjithshëm prej 5.060.000.00 (pesë milionë e gjashtëdhjetë mijë) euro në kundërvlerë me denarë.

Të gjithë formularët e aplikimit mund të shkarkohen duke klikuar në butonin “Shkarko aplikacionin“.

Të plotësohet, nënshkruhet dhe vuloset me kujdes:

  • Formulari i aplikimit të projektit;
  • Formulari i buxhetit të projektit;
  • Deklarata e aplikantit për pranimin e kushteve të Fondit;
  • Deklarata e noterizuar për strukturën e pronësisë–themeluese të aplikantit dhe
  • Biografi të shkurtra të personave që përbëjnë ekipin e projektit, të angazhuar në projekt (maksimumi 5 (pesë) persona).

Aplikacioni i projektit, buxheti i projektit dhe biografitë duhet të plotësohen në gjuhën maqedonase dhe angleze dhe të bashkëngjiten në format PDF në formularin e aplikimit duke klikuar në butonin “Apliko“.

Pjesa tjetër e dokumentacionit duhet të dorëzohet vetëm në gjuhën maqedonase

Afati i fundit për aplikim në thirrjen publike është deri në 05.05.2023, në orën 14:00.

Vetëm ato projekt propozime të paraqitura në mënyrën e mësipërme dhe brenda afatit të caktuar do të konsiderohen për financim.

Për të gjitha informacionet shtesë mund të

Informacionet për këto aktivitete do të publikohen në kohën e duhur në faqen e internetit të Fondit si dhe në rrjetet sociale (Facebook dhe Instagram).