Thirrje publike për financimin e projekteve hulumtuese në shkollat fillore dhe të mesme “Sfida për hulumtuesit e rinj 5 – PROJEKTET E GJELBËRTA’’

Bazuar në Rregullat për organizimin dhe zbatimin e garave ose sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 20.01.2020, nr. ark. 01-514/17, Rregullat për plotësimin e Rregullave për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 16.03.2020, nr. ark. 01-797/6, dhe Rregullat për plotësimin e rregullave për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 01.06.2020, nr. ark. 01-1662/5, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik më 20.09.2022 shpall

Thirrje publike për financimin e projekteve hulumtuese në shkollat fillore dhe të mesme “Sfida për hulumtuesit e rinj 5 – PROJEKTET E GJELBËRTA’’

Një nga qëllimet e sistemeve moderne të arsimit është të inkurajojë nxënësit të mendojnë lirshëm dhe të gjejnë zgjidhje kreative për problemet dhe çështjet me të cilat përballen. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të ushqejmë kuriozitetin e fëmijëve për botën në mënyrë që të rishikojë të vërtetat paraprakisht të definuara. Qëllimi është të inkurajojë mësuesit/et, nxënësit/et të njohin aftësitë e tyre, të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të bashkëpunojnë në drejtim të qëllimeve të përbashkëta. Vetëm kështu do të jemi në gjendje të rrisim breza që do të përmirësojnë mënyrën e të menduarit, mënyrën e praktikimit të aktiviteteve tona të përditshme dhe komunikimin me njëri-tjetrin.

Ruajtja dhe përmirësimi i mjedisit jetësor është një nga prioritetet themelore si në nivel global ashtu edhe në nivel kombëtar dhe një nga temat që më së shpeshti përfaqësohet në projektet e deritanishme hulumtuese.

Nisur nga kjo, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) ju fton të merrni pjesë në sfidën e re “Sfida për hulumtuesit e rinj 5 – PROJEKTET E GJELBËRTA”.

Projektet hulumtuese duhet të jenë nga fushat e shkencave natyrore dhe teknike. Procesi i hulumtimit duhet të bazohet në “metodë shkencore”, respektivisht të përfshijë formulimin, testimin dhe konfirmimin/modifikimin e hipotezës me anë të eksperimentit dhe vëzhgimit.  Rezultatet e projektit hulumtues duhet të jenë të zbatueshme në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor dhe të biodiversitetit.

Kohëzgjatja e projektit hulumtues nuk duhet të kalojë 12 (dymbëdhjetë) muaj.

Projektet hulumtuese të propozuara duhet të jenë plotësuese të programit mësimdhënës dhe të korrespondojnë me aftësitë njohëse të grupmoshës.

Projektet e propozuara duhet të rezultojnë në rezultate të dukshme, të tilla si: ese hulutuese, përpunimi i detyrës së projektit, përpunim të produktit, material audio-vizual, material dixhital, etj. Në veçanti inkurajohen projekte rezultatet e të cilave do të prodhojnë material digjital që mund të jetë i dobishëm për replikimin e projekteve të ngjashme nga shkollat tjera.

Buxheti i përgjithshëm për këtë sfidë është 3.000.000 (tre milion) denarë.

Shpërblimet do të jepen në dy kategori:

  • Kategoria 1: Projekte hulumtuese në arsimin fillor
  • Kategoria 2: Projekte hulumtuese në arsimin e mesëm

Buxheti i propozim projektit individual mund të jetë së paku 100.000 (njëqind mijë) denarë dhe nuk mund të kalojë 200.000 (dyqind mijë) denarë.

Mjetet do të paguhen paraprakisht, në dy këste, përkatësisht, kësti i parë në shumën e gjysmës së buxhetit total të projektit do të paguhet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së ndarjes të shpërblimit, kësti i dytë do të paguhet në përputhje me dinamikën e shpenzimit të mjeteve pasi të jenë shpenzuar, minimum 80% të pagesës së parë.

Pajisjet e furnizuara me mjetet e ndara për zbatimin e projektit do të mbeten pronë e shkollave – fituesë të shpërblimeve.

Mësimdhënësit/et të cilët do t’i udhëheqin ekipet e shpërblyera për projektin e realizuar me sukses do të marrin shpërblim në vlerë prej 30.000 (tridhjetë mijë) denarë për mësimdhënës/e, mjete të cilat ata mund t’i përdorin për të blerë kompjuter personal, tablet ose pajisje tjera digjitale. Mjetet e fituara mund të përdoren brenda 1 (një) viti nga marrja e tyre.

Fondi mbanë të drejtën të mos i ndajë të gjitha shpërblimet derisa nuk ka cilësi të mjaftueshme të propozim-projektit ose nuk janë të plotësuara kushtet e ndarjes së shpërblimit në përputhje me Rregullat.

Thirrja vlen për të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë nxënësit kreativë me dëshirë për të hulumtuar në drejtim të ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor.

Garuesi duhet të jetë një shkollë fillore ose e mesme që është:

  • themeluar në përputhje me Ligjin për arsimin fillor, respektivisht Ligjin për arsimin e mesëm;
  • e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
  • posedon vendim për verifikim të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Secili garues duhet të paraqitet me ekip garues i cili përbëhet nga:

  • 1-2 (një deri në dy) mësues/e – mentorë/e të projektit;
  • 5-10 (pesë deri në dhjetë) nxënës/e.

Përmes kësaj thirrjeje, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dëshiron të theksojë se çdo fëmijë dhe i ri ka aftësinë të përfshihet në procesin e aktiviteteve hulumtuese. Për të nxitur të menduarit në drejtim të kultivimit dhe zbatimit të këtyre aftësive, ne inkurajojmë projekte që:

  • Kanë karakter ndërdisiplinor
  • Parashikojnë një qasje gjithëpërfshirëse në formimin e ekipeve (kanë përfaqësim të barabartë gjinor, përfshijnë fëmijë të etnive të ndryshme, fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë të moshave të ndryshme, etj.)
  • Janë dorëzuar nga shkolla të zonave rurale

Aktivitetet e parashikuara në propozim-projektin duhet të korrespondojnë me aktivitetet hulumtuese dhe zhvillimore, respektivisht propozim-projekti duhet të përfshijë aktivitete që do të testojnë hipotezën e definuar përmes eksperimentit dhe vëzhgimit.

Shpenzimet e parashikuara në buxhetin e projektit duhet të korrespondojnë me aktivitetet e parashikuara në aplikacionin e projektit.

Shpenzimet e pranueshme për financim janë:

  • Furnizim dhe / ose marrja me qira e pajisjeve hulumtuese dhe zhvillimore (pajisje laboratorike, pajisje digjitale, etj.);
  • Furnizimi i materialeve harxhuese për hulumtim dhe zhvillim (reagensë, pjesë elektronike dhe lloje tjera të materialeve të konsumit përfshirë pajisjet e zyrës);
  • Shpenzimet e destinuara për përpunimin e materialeve promovuese deri në 10,000 (dhjetë mijë) denarë;
  • Shpenzimet administrative (tarifat bankare, paraqitja e llogarisë vjetore për llogarinë e caktuar të projektit, shpenzimet për publikimin e njoftimit të furnizimit publik).

 

Vetëm shpenzimet e bëra për aktivitetet e kryera gjatë kohëzgjatjes së projektit janë të pranueshme për financim.

Fondi mbanë të drejtën për të negociuar me fituesit në lidhje me definimin e aktiviteteve të projektit dhe buxhetit bazuar në rekomandimet e marra nga Komiteti i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes para nënshkrimit të Marrëveshjes së ndarjes të shpërblimit.

Gjatë formulimit të propozim-projektit, si dhe gjatë zbatimit të tij, garuesit dhe fituesit e çmimeve duhet t’iu përmbahen kushteve principiele etike të punës hulumtuese, dhe atë:

    • Të respektojë autonominë individuale dhe të drejtën e vetëvendosjes;
    • Të mos dëmtojë njerëzit, gjallesat dhe mjedisin jetësor;
    • Të përpiqet për një trajtim të barabartë dhe të ndershëm të të gjithëve;
    • Të mos shkelë të drejtat e pronësisë intelektuale të palëve të treta.

Vlerësimi, përzgjedhja dhe sjellja e vendimit përfundimtar për zgjedhjen e fituesve të shpërblimeve, kryhet nga Komisioni për vlerësimin dhe zgjedhjen.

Vlerësimi i projektit përbëhet nga disa hapa:

  • Kontrollimi administrativ i lajmërimeve (nëse lajmërimi është i plotë dhe në përputhje me kushtet e pranueshmërisë të theksuara në thirrjen publike);
  • Vlerësimi i parë i propozim-projektеve (para-përzgjedhja);
  • Përzgjedhja e projekt-propozimeve më të mira (pas prezantimit të propozim-projekteve të parapërzgjedhura para Komisionit të vlerësimit dhe zgjedhjes);
  • Nënshkrimi i marrëveshjeve me shkollat fituese të shpërblimeve.

 

Çdo projekt-propozim vlerësohet nga Komisioni për vlerësimin dhe zgjedhjen, nga të paktën 5 (pesë) anëtarë, që përfshin:

  • Përfaqësues të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik;
  • Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;
  • Përfaqësues nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit;
  • Përfaqësuesit e organizatave partnere.

Çdo projekt-propozim do të vlerësohet sipas kritereve të mëposhtme:

Kriteri

Vlera

1. Pajtueshmëria e projekt-propozimit me qëllimin e thirrjes publike

Shumica e pikëve nën këtë kriter do t’u jepen atyre projekt-propozimeve që do të ofrojnë ide origjinale për projekte hulumtuese që janë të kompletuara me mësimdhënien e programeve, por nuk janë pjesë e përmbajtjes së mësimdhënies standarde.

Më së shumti pikë do të marrin dhe ata projekt-propozime që në mënyrë aktive përfshijnë anëtarët e ekipit në gjenerimin e njohurive shkencore.

Përparësi do të kenë projektet me karakter ndërdisiplinor.

25%

2. Kapaciteti i ekipit të projektit

Më së shumti pikë nën këtë kriter do të marrin garuesit të cilët ekipi i projektit përfshin anëtarë me motive, shkathtësi dhe aftësi të ndryshme, të përshtatshme për aktivitetet e parashikuara në projekt-propozim, si dhe ekipet gjithëpërfshirëse.

25%

3. Cilësia e propozim-projektit

Më së shumti pikë nën këtë kriter do t’u jepen atyre projekt-propozimeve që kanë përcaktuar qartë dhe në mënyrë të përshtatshme hipotezën, fazat e hulumtimit dhe zhvillimit dhe rezultatet e pritura.

25%

4. Zbatueshmëria e rezultateve të hulumtimit dhe përhapja

Më së shumti pikë nën këtë kriter do t’u jepen garuesëve projekt- propozimeve të cilët çojnë në rezultate që kanë potencial për zbatim praktik në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.

Shumica e pikëve do t’u jepen edhe atyre projekteve që parashikojnë aktivitete për promovimin e rezultateve të projektit në drejtim që të shumëfishojnë procesin me përvojë të hulumtimit-shkencor dhe njohuritë e fituara, si dhe projekteve që do të rezultojnë në material digjital që mund të përdoret për të replikuar projekte të ngjashme nga shkolla të tjera.

20%

Propozim-projekti dorëzohet nga një shkollë që nuk është/ka qenë shfrytëzuese e një shpërblimi në kuadër të thirrjeve të mëparshme, Sfida për hulumtuesit e rinj.

5%

Totali

100%



Për të aplikuar për Sfidën e hulumtuesve të rinj, secili garues duhet të:

  • Dorëzoj projekt për aplikim me Buxhetin e projektit, të plotësuar, nënshkruar dhe shtypur në formular të përcaktuar nga ana e Fondit, të skanuar në formatin

Formulari i Aplikimit të projektit është i disponueshëm dhe mund të shkarkohet nga faqja e internetit të Fondit përmes butonit “SHKARKO DOKUMENTACIONIN”.

Dorëzimi i aplikacionit të Projektit bëhet duke plotësuar të dhënat themelore dhe duke bashkangjitur aplikacionin e Projektit përmes butonit „APLIKO “.

Fondi mbanë të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë nga garuesi në të gjitha fazat e procedurës. Garuesi është i detyruar të paraqesë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar nga Fondi.

Aplikimi për Sfidën për hulumtuesit e rinj zgjat deri më datën 02.11.2022, ora 14.00.

Për ndarjen e shpërblimeve do të merren parasysh vetëm ato propozim-projekte që plotësohen në formularin të përcaktuar për këtë sfidë nga Fondi, të paraqitura në mënyrën e mësipërme dhe brenda afatit të dhënë.

Rregullat dhe procedurat për zbatimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e projektit janë të definuara në dokumentin Rregullat për organizimin dhe zbatimin e garave ose sfidave për të inkurajuar inovacionin në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë.

Për të gjitha informacionet shtesë ju mund:

Për t’ju ndihmuar në përgatitjen e propozim-projekteve, gjatë kohëzgjatjes së thirrjes, Fondi do të organizojë ngjarje informative. Informacionit për këto aktivitete do të publikohet në kohën e duhur në faqen e internetit të Fondit dhe në rrjetet sociale.