THIRRJE PUBLIKE PËR PËRZGJEDHJEN E EKSPERTËVE NË FONDIN E INOVACIONEVE DHE TË ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik shpall thirrje publike për regjistrimin e ekspertëve në Regjistrin e ekspertëve, në përputhje me Rregulloren për mënyrën e udhëheqjes, regjistrimit dhe fshirjen nga Regjistri i ekspertëve. Ekspertët do të regjistrohen në Regjistër sipas fushave bazë dhe më të ngushta të specializimit. Një person mund të regjistrohet në Regjistrin e ekspertëve në më shumë fusha të specializimit për të cilat ka paraqitur kërkesë me shkrim dhe për të cilat plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin për veprimtarinë inovative dhe rregulloret në fuqi.

Nga ekspertët pritet të vlerësojnë dhe japin një mendim eksperti për propozim projektet e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në rregulloret e instrumenteve mbështetëse të Fondit, të përgatitura brenda 7 ditëve pune nga marrja e aplikacioneve të dorëzuara nga ana e Fondit. Ekspertëve për punën e tyre  do t’u paguhet kompensimi i duhur, sipas Tarifës për shumën e kompensimit për vlerësimin e bërë dhe mendimin e ekspertit të dhënë nga ekspertët, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fondi ka nevojë për shërbimet e ekspertëve në këto fusha:

  1. Industria e automobilave;
  2. Biokimia;
  3. Veterinaria;
  4. Ndërtimtaria;
  5. Industria e drurit;
  6. Ekonomia dhe marketingu;
  7. Elektronikë dhe elektroinxhinieri;
  8. Energjia dhe burimet e energjisë;
  9. Shëndetësisë (kërkimet mjekësore, barnat, pajisjet ndihmëse mjekësore dhe materialet konsumuese mjekësore);
  10. Bujqësisë;
  11. Teknologjisë informatike;
  12. Makinerisë;
  13. Arsimit;
  14. Industria e tekstilit dhe e lëkurës;
  15. Telekomunikacioni;
  16. Industria teknologjike;
  17. Transporti, komunikacioni, shpediconi dhe magazinimi;
  18. Tregtisë, shitjes dhe distribuimit;
  19. Turizmi;
  20. Hotelierisë;
  21. Industrisë kreative;
  22. Auditimit financiar;
  23. Pronësia intelektuale dhe të tjera.


Kushtet për aplikim

Regjistrimi në Regjistrin e ekspertëve bëhet në bazë të një kërkese me shkrim të paraqitur në Fond, të së cilës i bashkëngjiten edhe dëshmitë për plotësimin e kushteve vijuese:

– të ketë të paktën arsim të lartë në fushën përkatëse,
– të ketë njohuri të gjuhës angleze,
– të ketë së paku shtatë vjet përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën është paraqitur kërkesa,

– vërtetim se me aktgjykim të formës së prerë nuk është shqiptuar sanksion për kundërvajtje – ndalim në ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Përvoja ndërkombëtare në fushën e specializimit dhe përvoja në realizimin e analizave të thelluara do të konsiderohen si përparësi gjatë regjistrimit në Regjistrin e ekspertëve.
Plotësimi i kushteve për regjistrim përcaktohet nga ana e Komisionit për përzgjedhjen e ekspertëve, i formuar nga drejtori i Fondit, i cili merr vendimin për përzgjedhjen dhe regjistrimin e ekspertëve në Regjistër.

Mënyra e aplikimit

Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë pyetësorin në linkun vijues: APLIKO dhe bashkëngjitni dokumentacionin në  përkatëse.

Afati për aplikim

Aplikimi për thirrjen publike zgjat deri më 20.11.2023, deri ora 23:59.

 

Paralajmërim

Kjo thirrje publike ka për qëllim persona të ri, të cilët aplikojnë për her të parë. Ekspertët e deritanishëm mbeten të regjistruar në Regjistrin e ekspertëve.