Në bazë të nenit 25 të Ligjit të Veprimtarisë Inovative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190/16 dhe 64/18) dhe nenit 9 të Rregullores për instrumentin e mbështetjes – Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike nr. 01-2410/5 datë 30.12.2020, Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik më 10.5.2022, publikon Konkurs publik për parashtrimin e propozim-projektit për financim nën Instrumentin e mbështetjes Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike .
Qëllimi i këtij instrumenti është që të sigurohet mbështetje financiare për zhvillim teknologjik të ndërmarrjeve dhe institucioneve shëndetësore private (ISHP) për rritje të përshpejtuar ekonomike, të cilat i përmbushin kushtet e Rregullores për instrumentin e mbështetjes – Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike.
Qëllimi i mbështetjes është ndërmarrjet të krijojnë kushte për tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike, të realizojnë rritje të përshpejtuar, ta rrisin konkurrencën e tregjeve ndërkombëtare dhe rezistencën e krizave të pandemisë dhe të klimës nëpërmjet aplikimit të teknologjive të reja, inovative, të avancuara, “gjelbra” dhe digjitale për transformimin e tyre.
Mbështetja është dedikuar për ndërmarrjet dhe ISHP (institucione shëndetësore private) që kanë nevojë qartë të përcaktuar nga teknologjitë e reja e cila ka ndikim të jashtëzakonshëm pozitiv në një ose më shumë prej aspekteve në vijim nga puna e tyre: rritja e produktivitetit dhe efikasitetit, zvogëlimi i shpenzimeve dhe i përdorimit të resurseve, zvogëlimi i ndikimit negativ në mjedisin jetësor, cilësi më e mirë dhe karakteristika të reja të produkteve dhe shërbimeve të cilat i ofrojnë në treg, për zhvillimin e kanaleve të reja për shitje, hyrje, ekspansion të tregjeve të reja ose për ndërtimin e rrjetit më stabil dhe më të qëndrueshëm të furnizuesve.
Nëpërmjet këtij instrumenti Fondi siguron mbështetje financiare:
Shuma e të ardhurave vjetore dhe numri mesatar i të punësuarve përcaktohet në pajtim me raportet financiare për dy vitet e fundit (2021 dhe 2020).
Kufijtë maksimalë të të ardhurave të realizuara sipas të cilave përcaktohet përqindja dhe shuma maksimale e bashkëfinancimit janë të shprehura në euro dhe llogariten sipas kursit të mesëm të BPRM-së për euro në ditën e shpalljes së thirrjes publike.
APLKUESI SIGURON bashkëfinancimin e tij prej 30% (për ndërmarrjet mikro dhe të vogla) ose 40% për ndërmarrjet e mesme nga buxheti i përgjithshëm i projektit.
Mjetet e marra nga Fondi mbi çdo bazë tjetër, si dhe mjetet e marra në bazë të ndonjë ndihme tjetër shtetërore, nuk do të konsiderohen si mjete të pranueshme për bashkëfinancim nga aplikuesi.
Lista e aktiviteteve nuk është shteruese.
Vetëm shpenzimet e bëra gjatë projektit në pajtim me buxhetin e projektit të miratuar dhe të realizuara deri në fund të projektit janë të pranueshme për financim.
Me rastin e ndarjes së buxhetit sipas tremujorëve, aplikuesi duhet të ketë parasysh balancën në shpërndarjen e buxhetit, gjegjësisht shuma për çdo tremujor të veçantë nuk duhet të ndryshojë nga tremujorët e tjerë më shumë se 30 (tridhjetë)%.
Kriteret dhe nënkriteret për vlerësimin e projektit janë të shënuara në formularin – Tabela e vlerësimit.
Kohëzgjatja e projektit mund të jetë deri në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj.
Për financimin e projekteve nga ky konkurs për këtë Instrument është siguruar buxhet i përgjithshëm prej 6.000.000.00 (gjashtë milionë) euro në kundërvlerë denari.
Të gjithë formularët e aplikimit mund të shkarkohen duke klikuar butonin “Shkarko dokumentacionin”.
Plotësoni, nënshkruani dhe vulosni me kujdes:
Aplikacioni i projektit, buxheti i projektit dhe biografitë duhet të plotësohen në gjuhën maqedonase dhe angleze dhe në formatin PDF për t’i bashkangjitur formularit të aplikimit duke klikuar në butonin “Apliko”.
Pjesa tjetër e dokumentacionit duhet të dorëzohet vetëm në gjuhën maqedonase.
Mundet, pasi që nuk ka kufizime në lidhje me vjetërsinë e ndërmarrjes aplikuese.
Kthimi i mbështetjes financiare të dhënë nga Fondi kryhet me normën 7.5% nga fitimi operativ i shfrytëzuesit, derisa të plotësohet një nga dy kushtet e mëposhtme:
Detyrimi i rimbursimit lind pas përfundimit të projektit dhe shuma e rimbursimit llogaritet nga fitimi i realizuar operativ për vitin për të cilin është paguar (d.m.th. baza e kthimit nuk është fitimi i realizuar para aplikimit ose tre vitet e fundit).
Sipas nenit 34, paragrafi 2 i Rregullores për instrumentin, shuma e kthimit llogaritet në vitin e parë kalendarik pasues pas vitit të përfundimit të projektit. Shuma duhet të paguhet nga shfrytëzuesi jo më vonë se data 31 mars të vitit aktual për vitin paraardhës
Në thirrje nuk thuhet nëse struktura e pronësisë duhet të jetë 51% maqedonase, kështu që a mund të na informoni nëse ky është kriter i detyrueshëm?
Kriteret e përshtatshmërisë janë të theksuara në nenin 7 të Rregullores për këtë instrument. Sipas kushteve të theksuara, pronësia nuk është kriter për pranueshmëri.
Ju lutemi shpjegoni se cili dokument dhe nga cili institucion është dokumenti si vijon: konfirmim/raport se aplikanti nuk ka detyrime të pashlyera mbi 90 ditë ndaj institucioneve financiare?
Konfirmim/raport se aplikanti nuk ka detyrime të pashlyera mbi 90 ditë ndaj institucioneve financiare mund të merret nga Byroja Maqedonase e kreditimit – https://mkb.mk/. Për këtë dokument do të kontaktoheni shtesë nga fondi, i njëjti nuk dorëzohet në fazën e aplikimit.
Lista e punonjësve – a mjafton lista e lëshuar nga kontabiliteti dhe e vulosur nga kompania apo nevojitet një dokument tjetër i lëshuar nga një institucion tjetër? (P.sh. APRMV)
Lista/çertifikata për numrin e të punësuarve tek aplikuesi duhet të jetë nga Agjencia e Punësimit (APRMV). Për këtë dokument do të kontaktoheni shtesë nga fondi, i njëjti nuk dorëzohet në fazën e aplikimit.
Bilanci i gjendjes dhe suksesit – a duhet të jenë nga kontabiliteti i firmës apo nga Regjistri Qendror?
Për qëllim të uljes së shpenzimeve për aplikantët dhe për të reduktuar dokumentacionin që i siguron aplikanti, Fondi do të sigurojë bilancin e gjendjes dhe suksesit për secilin aplikant nëpërmjet Regjistrit Qendror.
Në Rregulloren për instrumentin, në pjesën e shpenzimeve të papranueshme, shkruhet se TVSH-ja është shpenzim i papranueshëm. A do të thotë kjo që shumat në buxhet shkruhen pa TVSH apo me TVSH?
TVSH-ja është shpenzim i papranueshëm dhe shumat në buxhet duhet të jenë pa TVSH.
Për shpenzimet e parashikuara për furnizim në projekt, në fazën e aplikimit, a duhet të dorëzohen oferta për arsyetim të vlerave të kërkuara?
Në fazën e aplikimit nuk është e detyrueshme dorëzimi i ofertave.
Në rast se projekti miratohet për financim, pas nënshkrimit të kontratës dhe para kryerjes së furnizimit, për çdo furnizim të parashikuar në buxhetin e projektit që tejkalon shumën prej 10,000 euro, është e nevojshme të dorëzoni në Fond të paktën tre oferta dhe informacion të shkurtër për përzgjedhjen e bërë nga furnizuesi.
A mund si aplikant të paraqitet një subjekt që është i regjistruar si Institucion privat për mbrojtjen sociale të të moshuarve?
Nëse aplikanti është shoqëri tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëri tregtare dhe i regjistruar në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose është institucion privat shëndetësor i themeluar në përputhje me Ligjin për institucionet dhe Ligjin për kujdesin shëndetësor i regjistruar në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, atëherë ju e plotësoni këtë kriter të përshtatshmërisë, në përputhje me nenin 7 të Rregullores së Instrumentit.
A mund si aplikant të paraqitet një subjekt që është i regjistruar si Institucion privat për mbrojtjen sociale të të moshuarve?
Nëse aplikanti është shoqëri tregtare e themeluar në përputhje me Ligjin për shoqëri tregtare dhe i regjistruar në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose është institucion privat shëndetësor i themeluar në përputhje me Ligjin për institucionet dhe Ligjin për kujdesin shëndetësor i regjistruar në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, atëherë ju e plotësoni këtë kriter të përshtatshmërisë, në përputhje me nenin 7 të Rregullores së Instrumentit.
A mund si aplikant të paraqitet subjekt që ka raportuar humbje gjatë veprimtarisë?
Nëse ndërmarrja është më e vjetër se tre vjet në momentin e aplikimit, atëherë, në përputhje me kushtet e përshtatshmërisë (neni 7, pika 6 e Rregullores për instrumentin dhe dispozitat e konkursit publik) aplikanti mund të ketë humbje në vitin 2020, por nuk duhet të ketë humbje të realizuar në vitin 2021 sipas bilancit zyrtar të të ardhurave për ato vite.
Çka nënkuptohet me fitim operativ të shfrytëzuesit?
Me fitim operativ nënkuptohet fitimi bruto i ndërmarrjes i realizuar para zbritjes së shpenzimeve të interesit, taksave dhe amortizimit.
Deri në cilën vlerë për mbështetjeje mund të aplikojë një ndërmarrje me numër punonjësish nën 10 dhe me vlerë të të ardhurave vjetore mbi 50,000 euro?
Sipas nenin 4 të Rregullores, shumat maksimale që mund të kërkohen nga FIZHT janë të ndryshme sipas madhësisë së ndërmarrjes.
Në rastin konkret nëse aplikanti ka deri në 10 punëtorë dhe të ardhura vjetore më të mëdha se 50.000 euro, shuma maksimale që mund të kërkohet nga FIZHT është 5.000.000 denarë, nëse të ardhurat janë deri në 2 milionë euro. Nëse të ardhurat janë mbi 2 milionë euro dhe më pak se 10 milionë euro, atëherë mund të aplikoni për mbështetje deri në 10.000.000 denarë.
A ka të drejtë të jetë Aplikant një ndërmarrje që ka deri në 250 punonjës dhe të ardhura vjetore prej rreth 13,000,000 euro për dy vitet e fundit?
Sipas Rregullores, nëse ndërmarrja ka të hyra vjetore mbi 10 milionë euro, nuk është aplikues i pranueshëm.
Çka nëse pas një kohe ndërmarrja është në vështirësi dhe nuk ka kushte për ti kthyer mjetet?
Nëse ndërmarrja nuk realizon fitim operativ në një periudhë pesëvjeçare pas përfundimit të projektit, sipas të dhënave zyrtare nga bilanci I suksesit, për vitet për të cilat nuk ka realizuar fitim operativ, shfrytëzuesi nuk do të jetë i detyruar të bëj kthim.
Çka nëse ndërmarrja në ndërkohë shkon në falimentim?
Në rast se ndaj shfrytëzuesit paraqitet propozim për fillimin e procedurës së falimentimit, shfrytëzuesi me shkrim e njofton Fondin në afat prej 10 (dhjetë) ditëve nga dita për propozimin e tillë. Informatat se si duhet vepruar në raste të tilla mund të gjeni në Rregulloren për instrumentin.
Ne jemi një ndërmarrje IT dhe jemi të interesuar të aplikojmë për Instrumentin e granteve të bashkëfinancimit për furnizim të pajisjeve, serverëve dhe të ngjajshme. Pyetja ime është nëse ne duhet t’i kemi furnizuar pajisjet paraprakisht dhe pastaj ju të na jepni mjetet në varësi të kritereve, apo fillimisht duhet të aplikojm, të pritet miratimi i mjeteve dhe më pas të furnizohet pajisja.
Sipas kushteve të Rregullores, çdo aktivitet dhe furnizim në lidhje me projektin duhet të ndërmerret pas miratimit të projektit, gjegjësisht pas nënshkrimit të marrëveshjes me Fondin. Sipas nenit 8 të Rregullores, paragrafi 2, “të pranueshme për financim janë vetëm shpenzimet e bëra gjatë projektit dhe në përputhje me buxhetin e miratuar”.
A mund të aplikojmë në më shumë se një aplikim?
Nuk ka kufizime në numrin e projekteve për të cilat një ndërmarrje mund të aplikojë, por duhet të mbahet llogari për kapacitetin e zbatimit në rast se ato miratohen.
A ka vlerë minimale të mjetëve që mund ti kërkojmë?
Nuk ka kufizime të vlerës minimale për të cilat mund të aplikoni.
Theksohet se mjetet duhet të shpenzohen në mënyrë të barabartë gjatë tremujorëve, por meqenëse ndërmarrja jonë do furnizonte pajisje, të cilat realisht do të furnizoheshin dhe zbatoheshin në tremujorin e parë dhe më pas nuk do të kishim asnjë shpenzim, a konsiderohet kjo si e pranueshme?
Nëse projekti zgjat më shumë se një tremujor në përputhje me nenin 8 të Rregullores paragrafi 3, shuma e çdo tremujori nuk duhet të ndryshojë nga shuma e tremujorëve të tjerë për më shumë se 30%.
Nëse projekti zbatohet në një tremujor, atëherë nuk ka një kufizim të tillë.
A është e nevojshme që klientët lidhur me projektin të kryejnë pagesat e tyre në llogarinë e dedikuar për mjetet nga mbështetja apo një gjë e tillë nuk është e nevojshme?
Nëse një projekt miratohet, përpara nënshkrimit të marrëveshjes për mbështetje financiare, hapet një llogari e dedikuar në të cilën paguhen mjetet nga Fondi dhe bashkëfinancimi juaj. Më tej, të gjitha pagesat në pajtim me buxhetin e projektit kryhen përmes llogarisë së dedikuar.
Në rast se keni hyrje nga shitja, të njëjtat nuk është e detyrueshme të kalojnë në llogarinë e dedikuar pasiqë ndërmarrja shfrytëzuese vendos vetë se në cilën llogari do të transferohen mjetet nga shitja.
Çfarë saktësisht konsiderohet me biografi të shkurtër, cilat segmente janë më të rëndësishme për t’u mbuluar?
Biografia apo CV (curriculum vitae) është një formë dokumenti që tregon aftësitë dhe kualifikimet e anëtarëve të ekipit të projektit për secilin anëtar veçmas.
A mund të aplikojmë me projekt për furnizim dhe instalim të paneleve fotovoltaike?
Nëse i plotësoni kërkesat e përshtatshmërisë të theksuara në Rregullore, mund të aplikoni. Në ndërkoh, gjatë përgatitjes së projektit duhet të keni parasysh qëllimin e instrumentit, aktivitetet e pranueshme për financim dhe kriteret e evaluimit (tabela e evaluimit është paraqitur në faqen tonë për të pasur qasje në kriteret dhe peshën e secilit kriter sipas të cilit do të vlerësohen projektet).
Cila datë nismëtare është optimale për fillimin e realizimit të projektit, sepse duhet të planifikohet furnizimi i pajisjeve që është bazë për dixhitalizimin e punës?
Për fillimin e realizimit të projektit, aplikanti e zgjedh vetë datën. Kini parasysh se afati i aplikimit është deri në mes të qershorit, nga ku pason procesi i përzgjedhjes. Gjatë përcaktimit të afatit për fillim të projektit (gjatë bërjes së planit për aktivitetet e projektit) rekomandohet që aktivitetet të mos shënohen në planin e aktiviteteve me data konkrete, por për shembull tremujori i parë, muaji i parë dhe të ngjashme.
Kthimi nga investimi total a duhet të parashikohet maksimum deri në pesë vjet nga të ardhurat totale?
Ju nuk jeni të obliguar për të bërë një projeksion kthimi. Në pjesën e tretë të buxhetit të projektit ju keni obligim të bëni projeksion të të ardhurave dhe fitimit të ndërmarrjes suaj në afat prej pesë viteve pas përfundimit të projektit. Bazuar në shifrat nga ai formular, në projeksionin e aplikacionit duhet të jepni shpjegime të supozimeve nga projeksioni.
A mund të përdoret e njëjta llogari e dedikuar nga thirrja e mëparshme për të cilën kemi marrë një vendim për financim?
E njëjta llogari mund të përdoret vetëm nëse projekti i mëparshëm është i përfunduar dhe nëse gjendja e llogarisë është 0 denarë.
A ka kufizime në lidhje me vendin e origjinës gjatë furnizimit të pajisjeve të nevojshme për zhvillimin e një produkti të ri?
Nuk ka kufizime në lidhje me vendin e origjinës gjatë furnizimit të pajisjeve.
Nevoitet të dorëzohet një Vendim për përzgjedhjen e bashkëpunëtorit nga institucioni i arsimit të lartë ose një Vërtetim për studimet e regjistruara të Doktoraturës.
Dokumenti duhet të bashkëngjitet gjatë aplikimit në fushën dokumente shtesë.
Një procedurë e shkurtuar për këtë thirrje nuk është publikuar. Mund të aplikoni vetëm me procedurë të rregullt.
Ju lutemi për informacion nëse mund të aplikojë një ndërmarrje ku 75% është kapital i huaj dhe 25% është kapital maqedonas.
Kriteret e përshtatshmërisë së aplikantit janë të theksuara në nenin 7 të Rregullores për këtë instrument. Sipas kushteve të theksuara, pronësia (vendase apo e huaj) nuk është kriter për pranueshmëri.