Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik shpall thirrje publike për regjistrimin e ekspertëve në Regjistrin e ekspertëve, në përputhje me Rregulloren për mënyrën e udhëheqjes, regjistrimit dhe fshirjes nga Regjistri i ekspertëve. Ekspertët do të regjistrohen në Regjistër sipas fushave bazë dhe më të ngushta të specializimit. Një person mund të regjistrohet në Regjistrin e ekspertëve në më shumë fusha të specializimit për të cilat ka paraqitur kërkesë me shkrim dhe për të cilat plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin për veprimtarinë inovative dhe rregulloret në fuqi.
Nga ekspertët pritet të vlerësojnë dhe të japin një mendim eksperti për propozim projektet e ndërrmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në rregulloret e instrumenteve mbështetëse të Fondit, të përgatitura brenda 7 ditëve pune nga marrja e aplikacioneve të dorëzuara nga ana e Fondit. Ekspertëve për punën e tyre do t’u paguhet kompensimi i duhur, në përputhje me Tarifën për shumën e kompensimit për vlerësimin e bërë dhe dhënien e mendimit të ekspertëve tek ekspertët, të miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fondi ka nevojë për shërbimet e ekspertëve në fushat vijuese:
- Industrisë së automobilave;
- Biokimisë;
- Veterinerisë;
- Ndërtimtarisë;
- Industrisë së drurit;
- Ekonomisë dhe marketingut;
- Elektronikës dhe elektroteknikës;
- Energjisë dhe burimet e energjisë;
- Shëndetësisë (kërkimet mjekësore, barnat, ndihmat mjekësore dhe materialet konsumuese mjekësore);
- Bujqësisë;
- Teknologjisë informatike;
- Makinerisë;
- Arsimit;
- Industrisë së tekstilit dhe të lëkurës;
- Telekomunikacionit;
- Industrisë teknologjike;
- transportit, komunikacionit, shpedicionit dhe magazinimit;
- Tregtisë, shitjes dhe distribuimit;
- Turizmit;
- Hoteliersë;
- Industrisë kreative; dhe
- Revizionit financiar.
- Pronësisë intelektuale dhe të tjera.
Kushtet për aplikim
Regjistrimi në Regjistrin e ekspertëve bëhet në bazë të një kërkese me shkrim të paraqitur në Fond, të së cilës i bashkëngjiten edhe dëshmitë për plotësimin e kushteve vijuese:
– të ketë të paktën arsim të lartë në fushën përkatëse,
– të ketë njohuri të gjuhës angleze,
– të ketë së paku shtatë vjet përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën është paraqitur kërkesa,
– vërtetim se me aktgjykim të formës së prerë nuk është shqiptuar sanksion për kundërvajtje – ndalim në ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Përvoja ndërkombëtare në fushën e specializimit dhe përvoja në realizimin e analizave të thelluara do të konsiderohen si përparësi gjatë regjistrimit në Regjistrin e ekspertëve.
Plotësimi i kushteve për regjistrim përcaktohet nga ana e Komisionit për përzgjedhjen e ekspertëve, i formuar nga drejtori i Fondit, i cili merr vendimin për përzgjedhjen dhe regjistrimin e ekspertëve në Regjistër.
Mënyra e aplikimit
Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë pyetësorin në linkun vijues: https://forms.gle/phLXiv8GrFvKtvuY8 dhe bashkëngjitni dokumentacionin në fushat përkatëse.
Afati për aplikim
Aplikimi për thirrjen publike zgjat deri më 13.04.2022, deri ora 14:00.
Paralajmërim
Kjo thirrje publike ka për qëllim persona të ri, të cilët aplikojnë për her të parë. Ekspertët e deritanishëm mbeten të regjistruar në Regjistrin e ekspertëve.