Thirrje publike për shprehje interesi të kompanive për bashkëpunim me Qendra e Inovacionit Digjital (QID) INOFEIT dhe për vlerësimin e potencialit për ngritjen e shkallës së maturimit digjital

Qendra e inovacionit digjital (DIH) e INOFEIT, në bashkëpunim me Increasing Market Employability- IME dhe FIZHT, publikon thirrje publike për shprehje interesi të ndërmarrjeve për bashkëpunim me DIH dhe vlerësimin e potencialeve për ngritjen e nivelit të pjekurisë digjitale.

Thirrja është e dedikuar ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, nga domenet jo-TIK që mbulohen nga specializimi smart, gjegjësisht nga agrobiznesi, industria 4.0, materialet dhe ndërtesat inteligjente, turizmi dhe energjia, të cilat zotërojnë të paktën shkallën 2 të pjekurisë digjitale.

Analiza dhe vlerësimi i potencialit për ngritjen e nivelit të pjekurisë digjitale nga INOFEIT DIH do të sigurojë një vizion të qartë për drejtimet e ardhshme të zhvillimit të ndërmarrjes dhe do të lehtësojë përgatitjen e aplikacionit për thirrjen e hapur – sfida tematike e FIZHT dhe Programit IME që do të pasojë.

Më shumë informacion në lidhje me thirrjen dhe mënyrën e aplikimit janë në dispozicion në: https://bit.ly/3UQ5YUQ