THIRRJE PUBLIKE PËR PËRZGJEDHJEN E EKSPERTËVE NË FONDIN E INOVACIONEVE DHE TË ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK

Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik shpall thirrje publike për regjistrimin e ekspertëve në Regjistrin e ekspertëve, në përputhje me Rregulloren për mënyrën e udhëheqjes, regjistrimit dhe fshirjes nga Regjistri i ekspertëve. Ekspertët do të regjistrohen në Regjistër sipas fushave bazë dhe më të ngushta të specializimit. Një person mund të regjistrohet në Regjistrin e ekspertëve në më shumë fusha të specializimit për të cilat ka paraqitur kërkesë me shkrim dhe për të cilat plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin për veprimtarinë inovative dhe rregulloret në fuqi.

Nga ekspertët pritet të vlerësojnë dhe të japin një mendim eksperti për propozim projektet e ndërrmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në rregulloret e instrumenteve mbështetëse të Fondit, të përgatitura brenda 7 ditëve pune nga marrja e aplikacioneve të dorëzuara nga ana e Fondit. Ekspertëve për punën e tyre do t’u paguhet kompensimi i duhur, në përputhje me Tarifën për shumën e kompensimit për vlerësimin e bërë dhe dhënien e mendimit të ekspertëve tek ekspertët, të miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fondi ka nevojë për shërbimet e ekspertëve në fushat vijuese:

  1. Industrisë së automobilave;   
  2. Biokimisë;
  3. Veterinerisë;
  4. Ndërtimtarisë;
  5. Industrisë së drurit;
  6. Ekonomisë dhe marketingut;
  7. Elektronikës dhe elektroteknikës;
  8. Energjisë dhe burimet e energjisë;
  9. Shëndetësisë (kërkimet mjekësore, barnat, ndihmat mjekësore dhe materialet konsumuese mjekësore);
  10. Bujqësisë;
  11. Teknologjisë informatike;
  12. Makinerisë;
  13. Arsimit;
  14. Industrisë së tekstilit dhe të lëkurës;
  15. Telekomunikacionit;
  16. Industrisë teknologjike;
  17. transportit, komunikacionit, shpedicionit dhe magazinimit;
  18. Tregtisë, shitjes dhe distribuimit;
  19. Turizmit;
  20. Hoteliersë;
  21. Industrisë kreative; dhe
  22. Revizionit financiar.
  23. Pronësisë intelektuale dhe të tjera.


Kushtet për aplikim

Regjistrimi në Regjistrin e ekspertëve bëhet në bazë të një kërkese me shkrim të paraqitur në Fond, të së cilës i bashkëngjiten edhe dëshmitë për plotësimin e kushteve vijuese:

– të ketë të paktën arsim të lartë në fushën përkatëse,
– të ketë njohuri të gjuhës angleze,
– të ketë së paku shtatë vjet përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën është paraqitur kërkesa,

– vërtetim se me aktgjykim të formës së prerë nuk është shqiptuar sanksion për kundërvajtje – ndalim në ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Përvoja ndërkombëtare në fushën e specializimit dhe përvoja në realizimin e analizave të thelluara do të konsiderohen si përparësi gjatë regjistrimit në Regjistrin e ekspertëve.
Plotësimi i kushteve për regjistrim përcaktohet nga ana e Komisionit për përzgjedhjen e ekspertëve, i formuar nga drejtori i Fondit, i cili merr vendimin për përzgjedhjen dhe regjistrimin e ekspertëve në Regjistër.

Mënyra e aplikimit

 

Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë pyetësorin në linkun vijues: APLIKO dhe bashkëngjitni dokumentacionin në  përkatëse.

Afati për aplikim

Aplikimi për thirrjen publike zgjat deri më 13.04.2022, deri ora 14:00.

 

Paralajmërim

Kjo thirrje publike ka për qëllim persona të ri, të cilët aplikojnë për her të parë. Ekspertët e deritanishëm mbeten të regjistruar në Regjistrin e ekspertëve.