Takimi i DFIZHT Festim Halili me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Armen Grigorjan

DFIZHT Festim Halili u takua me përfaqësuesin e përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) për zhvillim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Armen Grigorjan dhe shefen e Njësisë për qeverisje demokratike të UNDP-së, Biljana Cvetanovska Gugoska dhe udhëheqëse e Sektorit të prosperitetit gjithëpërfshirës në UNDP, Suzana Ahmeti Janjiq.

Në takim u diskutua vazhdimit të bashkëpunimit të përbashkët mes FIZHT dhe UNDP, promovimi i punës së Fondit me hartimin e Ligjit të ri për veprimtarinë inovative, hartimin e një Plani për Barazi Gjinore përmes të cilit FIZHT mund të marrë pjesë në Horizontin e Evropës, program kërkimor, zhvillimin dhe inovacionet e Bashkimit Evropian, si dhe vazhdimi i bisedimeve tashmë të nisura me UNDP-në për të ofruar mbështetje në zhvillimin e strategjisë Kombëtare për inteligjencën artificiale.

Një pjesë e bisedës iu kushtua bashkëpunimit të mundshëm të thirrjeve të reja publike të cilat do të kontribuonin në zhvillimin e sipërmarrjes në Maqedoninë e Veriut, realizimin e ideve të reja, inovative të biznesit dhe përmirësimin e klimës së biznesit.