Sesion informativ reth Sfidës për Hulumtuesit e Rinj 5 - projekte të gjelbra

T’u japim të rinjve mundësinë të zhvillojnë potencialin e tyre krijues dhe shpirtin sipërmarrës.

Në FIZHT u mbajt sesioni informativ rreth Sfidës për hulumtuesit e rinj – projekte të gjelbra, ku morën pjesë përfaqësues nga shkollat fillore dhe të mesme nga Manastiri.

Gjatë sesionit informativ, të pranishmit patën mundësinë të njihen më në detaje me kushtet dhe kriteret për aplikim në sfidën, e cila është e dedikuar për shkollat fillore dhe të mesme nga vendi.

Aplikantët mund të aplikojnë me projekte hulumtuese në fushën e shkencave natyrore dhe teknike, të organizuara në ekipe prej pesë deri në dhjetë nxënës të udhëhequr nga një deri në dy mentorë.

Buxheti i përgjithshëm për sfidën – 3 milionë denarë.

Buxheti për një projekt individual është në vlerë maksimale prej 200.000 denarë.

Për mësimdhënësit që do të udhëheqin ekipet e nxënësve do të sigurohet shpërblim në vlerë prej 30.000 denarë, i dedikuar për blerjen e pajisjeve digjitale, të cilat do të jenë të aplikueshme në procesin mësimor.

Më shumë informacion rreth thirrjes në: https://fitr.mk/sq/sfida-per-hulumtuesit-e-rinj-5-projektet-e-gjelberta/