Në bazë të nenit 27 të Ligjit për veprimtari të inovacionit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 79/13, 137/13, 41/14, 44/15, 6/16, 53/16, 190 / 16 dhe 64/18), dhe në lidhje me Rregulloren për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për nxitjen e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 20.01.2020, ark. nr. 01-514/17, Rregulloren për plotësimin e Rregullores për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për nxitjen e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 16.03.2020, ark. nr. 01-797/6, dhe Rregulloren për plotësimin e Rregullores për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për nxitjen e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 01.06.2020, ark. nr. 01-1662 / 5, Këshilli Drejtues i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik më 13.06.2022, miratoi tekstin e thirrjes publike për sfidën:
Përballja me ndryshimet klimatike 2022
Bota gjendet para ndryshimeve të mëdha klimatike[1] për shkak të të cilave përballet me sfida të shumta në fushën e mjedisit, natyrës dhe biodiversitetit. Vitet e fundit janë më të nxehtat e regjistruara, akulli në detit Arktik po shkrihet, ndërsa niveli i ujit të oqeanit arrin rritje rekorde. Konsumohen shumë më tepër resurse sesa është realisht e përballueshme. Një mënyrë e tillë nuk është e përballueshme dhe kërkon veprim të menjëhershëm për t’u përballur me situatat e rikrijuara, vendosjen е një drejtimi “të gjelbër” të zhvillimit dhe krijimin një botë të qëndrueshme.
Ndryshimet klimatike kanë një konstant të përbashkët – njerëzit e varfër, të margjinalizuar dhe të cenueshëm janë grupet më të prekura në shoqëri. Në afat të shkurtër apo afatgjatë këto pasoja shkaktojnë: pasiguri të burimit të të ardhurave/mjeteve të jetesës; humbje njerëzore dhe materiale; kufizime të resurseve natyrore; mungesë të ujit dhe energjisë; dëmtime të infrastrukturës (hidrocentrale të vogla, banesa, rrugë); ndryshim në biodiversitetin; pasoja në shëndetin e njeriut; migrim; humbje të tokës së punueshme; humbje të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Vendi ynë karakterizohet me klimë të ndryshueshme, me temperatura të larta dhe kushte ekstreme të motit (si periudha të gjata thatësire, reshje intensive afatshkurtra dhe shfaqjen e përmbytjeve të papritura, valë të nxehtа), të cilët, të nxitura nga ndryshimet klimatike, e bëjnë vendin të cenueshëm, dhe me këtë edhe banorët dhe gjithë botën e gjallë. Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend me të ardhura mesatare, rritja ekonomike e të cilit varet nga burimet natyrore të ndjeshme ndaj klimës, nga ku nevojitet investim në teknologji dhe aktivitete që do të kontribuojnë për zbutjen dhe përshtatjen ndaj efekteve nga ndryshimet klimatike.
Teknologjitë e reja klimatike luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së gjelbër. Zgjidhjet klimatike të gjelbërta të cilat bazohen në inovacion, hulumtim dhe zhvillim duhet të luajnë një rol vendimtar në arritjen e tranzicionit të gjelbër të vendit dhe harmonizimin e saj me pjesën tjetër të botës.
Zgjidhjet klimatike të gjelbërta nënkuptojnë zbatim të teknologjive dhe praktikave që çojnë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, të cilët janë shkaktarë të ndryshimeve klimatike, ose çojnë në përshtatjen e efekteve nga ndryshimet klimatike. Zgjidhjet klimatike të gjelbërta çojnë në arritjen e qëllimeve klimatike që janë në përputhje me politikat kombëtare klimatike të RMV.
Këtë sfidë Fondi e realizon në partneritet me Kabinetin e Zëvendëskryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin me resorët ekonomikë dhe investimet si dhe.
Sfida si iniciativë buron nga Projekti i Dytë i Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Programi për gatishmëri dhe mbështetje përgatitore të Fondit të Gjelbër Klimatik “Përforcimi i kapaciteteve kombëtare për përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe finalizimin e Programit kombëtar për punë të Republikës së Maqedonisë së Veriut” (http://www.greendevelopment.mk/mk/readiness-programme.aspx), në drejtim të rritjes së pjesëmarrjes të sektorit privat në aktivitete dhe investime për përballje.
[1] UNFCCC Definicioni për ndryshimet klimatike: Ndryshimet klimatike janë ndryshime që shkaktohet direkt ose indirekt nga aktiviteti njerëzor që ndryshon përbërjen e atmosferës globale, që është një ndryshim shtesë në ndryshueshmërinë natyrore klimatike, e vërejtur në periudha kohore të krahasueshme.
Sfida synon të inkurajojë rritjen e të ashtuquajturave aktivitete klimatike, respektivisht aktivitete për zhvillimin e teknologjive inovative, produkteve dhe proceseve për të zbutur ose përshtatur efektet e ndryshimeve klimatike, të cilat do të kontribuojnë në përpjekjet globale për të përballuar ndryshimet klimatike dhe përfshirjen më aktive të sektorit privat në zhvillimin e bizneseve të gjelbra dhe hapjen e vendeve të reja të punës në këtë fushë.
Garuesit e kësaj sfide duhet të aplikojnë me propozim-projektin që përfshijnë zhvillimin e inovacionit, teknologjive klimatike, produkteve dhe/ose proceseve, që kontribuojnë në zbutjen ose reduktimin e pasojave nga ndryshimet klimatike.
Teknologjitë klimatike për zbutjen ose mitigimin (Clean Technologies) janë teknologji dhe aktivitete për të kufizuar vëllimin ose shpejtësinë e ngrohjes globale afatgjatе dhe efektet e saj. Shembuj të sektorëve ku aplikohen këta teknologji janë energjia, industria dhe transporti.
Shembuj të aktiviteteve tipik për zbutje:
Teknologjitë e përshtatjes klimatike (Teknologjitë klimatike) janë teknologji dhe aktivitete për të reduktuar cenueshmërinë e sistemeve sociale dhe biologjike ndaj ndryshimeve klimatike dhe përshtatjen e tyre ndaj ngrohjes globale. Shembuj të sektorëve ku aplikohen këto teknologji janë bujqësia, shëndetësia dhe pylltaria.
Shembuj të aktiviteteve tipik të përshtatjes:
Zbatimi i projektit mund të jetë deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.
Fondi, në bazë të rrethanave të justifikuara, mund të miratojë prolongim të zbatimit të projektit deri në 6 (gjashtë) muaj.
Për financimin e projekteve në kuadër të kësaj thirrjeje është paraparë buxhet i përgjithshëm prej 7.500.000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) denarë.
Për propozim-projekt individual, Fondi siguron financim deri në 90% (nëntëdhjetë për qind) të buxhetit të përgjithshëm të projektit, në shumën maksimale prej 1.500.000 (një milion e pesëqind mijë) denarë.
Nga ana e Garuesit duhet të sigurohet minimum 10% (dhjetë përqind) nga buxheti total i projektit.
Mjetet e marra nga Fondi mbi çfarëdo lloj baze tjetër ose cilësdo ndihmë tjetër shtetërore, nuk do të konsiderohen si mjete të pranueshme për bashkëfinancim nga ana e Garuesit – shfrytëzues i mjeteve financiare nga Fondi.
Nëse nuk ka propozim-projekte cilësore të mjaftueshme ose nuk plotësohen kushtet për financim, Fondi mban të drejtën të mos ndajë mjete financiare.
Kriteret e përshtatshmërisë që duhet të plotësohen nga garuesi janë:
Aktivitetet
Propozim–projekti duhet të përfshijë aktivitete për zhvillimin ose zbatimin e teknologjive, produkteve dhe proceseve për të zbutur ose përshtatur efektet e ndryshimeve klimatike.
Aktivitetet mund të përfshijnë:
Lista e mësipërme e aktiviteteve nuk është kufizuese.
Shpenzime të pranueshme për financim
Shpenzime të pranueshme për financim janë:
Lista e shpenzimeve të pranueshme nuk është gjithëpërfshirëse.
Shpenzime të papranueshme për financim janë:
Si shpenzime të pranueshme do të merren parasysh vetëm shpenzimet e bëra për aktivitete të kryera gjatë kohëzgjatjes së projektit, të cilat janë në përputhje me buxhetin e miratuar të projektit dhe Rregulloren për organizimin dhe zbatimin e garave ose sfidave për nxitjen e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë.
Shpenzimet e parashikuara në buxhetin e projektit duhet të korrespondojnë me aktivitetet e parashikuara në aplikacionin e projektit.
Fondi mban të drejtën për të negociuar me fituesit në lidhje me përcaktimin e aktiviteteve dhe buxhetin e projektit mbi bazën e rekomandimeve të marra nga Komisioni i vlerësimit dhe përzgjedhjes (në tekstin e mëtejmë: Komisioni), para nënshkrimit të Marrëveshjes për ndarjen e shpërblimit.
Në rast se projekti bazohet në të drejtat ekzistuese të pronësisë intelektuale, Garuesi është i detyruar që përpara nënshkrimit të Marrëveshjes për ndarjen e Shpërblimit, të dorëzoj dëshmi për të drejtën e përdorimit të pronës intelektuale në formën e një marrëveshjeje licencimi, marrëveshje për kontribut “in-kind” ose lloj tjetër marrëveshjeje që konfirmon se Garuesi ka të drejtë të shfrytëzoj pronësinë intelektuale në të cilën bazohen rezultatet e projektit.
Fondi nuk është përgjegjës për mosmarrëveshjet lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale ndërmjet Shfryëzuesit të mjeteve financiare dhe palëve të treta.
Të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale dhe „know-how“ që do të krijohen gjatë zbatimit të Projektit dhe/ose si rezultat i zbatimit të Projektit i përkasin Shfryëzuesit dhe nëse është e zbatueshme, Shfryëzuesi duhet të mbrojë të drejtat e pronësisë intelektuale.
Procedura, nga marrja e aplikacioneve të pranuara deri te selektimi dhe marrja e vendimit përfundimtar për përzgjedhje dhe dhënien e mjeteve financiare për garuesit e shpërblyer, përbëhet nga disa hapa:
Çdo propozim-projekt vlerësohet nga Komisioni për vlerësime dhe zgjedhje që përbëhet nga pesë anëtarë, të përbërë nga:
Komisioni punon në bazë të Rregullores për punë të Komisionit për vlerësim dhe zgjedhje që miratohet në mbledhjen e parë të Komisionit.
Kriteret kryesore për vlerësimin e propozim-projekteve janë:
Fondi mban të drejtën të mos ndajë shpërblim nëse nuk ka propozim-projekte cilësore të mjaftueshme ose nuk plotësohen kushtet për dhënien e shpërblimit në përputhje me këto Rregulla dhe kushtet e theksuara në Thirrjen Publike
Kriteret dhe nënkriteret kryesore për vlerësimin e projektit janë përshkruar në formularin e Tabelës së vlerësimit.
Dokumentacioni i projektit detyrimisht dorëzohet në formular të përgatitur nga ana e Fondit. Të gjithë formularët për aplikim mund ti shkarkoni duke klikuar në butonin “Shkarko Dokumentacionin”.
Me kujdes të plotësohen, nënshkruhen dhe vulosen:
Gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet në gjuhën maqedonase.
Dokumentacioni i projektit së bashku me biografi të shkurtra (CV-të) duhet t’i bashkëngjiten formularit duke klikuar butonin “Apliko”.
Afati i fundit për aplikim në thirrjen publike është deri më 01.09.2022, deri në ora 14:00.
Për financim do të meren parasysh vetëm ato propozim-projekte që janë dorëzuar në mënyrën e mësipërme dhe brenda afatit të caktuar.
Rregullat dhe procedurat për zbatimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e projektit janë të përcaktuara në Rregulloren për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për nxitjen e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 20.01.2020 dhe Rregulloren për plotësimin e Rregullores për organizimin dhe zbatimin e garave dhe sfidave për nxitjen e inovacionit në fushat prioritare të shkencës dhe teknologjisë nga 16.03.2020 dhe 01.06.2020.
Për të gjitha pyetjet dhe informatat shtesë në lidhje me këtë thirrje mund të shfrytëzoni adresën elektronike: klimatskipredizvik@fitr.mk
Për prezantimin e rregullave dhe kushteve për aplikim në këtë thirrje, Fondi do të organizojë info-evente. Informacioni për datat e info-eventeve do të publikohet me kohë në faqen e internetit të Fondit si dhe në rrjetet sociale (Facebook dhe Instagram).