Pëforcohet bashkëpunimi ndërmjet FIZHT dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili, realizoi takim pune me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski. Temë e takimit të punës ishte iniciativa për aktivitete që çojnë në inkurajimin e inovacionit dhe konkurrencës së ndërmarrjeve.

Drejtori i FIZHT Festim Halili në takim theksoi aktivitetet e Fondit përmes të cilave ofrohet mbështetje për ndërmarrjet, duke financuar idetë dhe projektet më të mira dhe më të qëndrueshme të biznesit, si dhe faktin që FIZHT do të jetë institucioni i parë i akredituar në Fondin e Gjelbër Klimatik nga Ballkani Perëndimor.

Nëpërmjet Fondit të gjelbër klimatik do të sigurohen mjete financiare për të përforcuar angazhimin e sektorit privat në aksionin klimatik për realizimin e prioriteteve në përputhje me Marrëveshjen e Parisit, Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe realizimin e detyrimeve klimatike në kuadër të procesit të para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian – theksoi Halili gjatë takimit.

Gjatë takimit u përshëndet edhe bashkëpunimi i mëparshëm mes dy institucioneve, siç dëshmohet nga projekti i zbatuar me sukses “Rritja e konkurrencës eksportuese në sektorët për përpunimin e metaleve, mekanik dhe elektrik, duke përmirësuar aftësitë prodhuese dhe teknologjike të NVM të orientuara drejt eksportit”, përmes të cilit janë blerë 23 makineri dhe pajisje shtesë për 4 ndërmarrje në mbështetje direkte financiare në formë granti nga Fondi i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik me mbështetjen e Bankës Botërore, në vlerë prej gjysmë milioni euro.

Të dyja palët ranë dakord për komunikim të përditshëm me të cilën ndërmarrjet do të informohen me kohë për të gjitha thirrjet publike aktive, në mënyrë që të afirmohen më tej instrumentet që mundësojnë rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve.