Njëmbëdhjetë propozim-projekte të parashtruara për krijimin e laboratorëve të prodhimit “FAB LABS”

Gjithsej 11 aplikacione projektuese ishin dorëzuar në thirrjen publike “Sfida për krijimin e laboratorëve të prodhimit FAB LABS – Të rinjtë krijojnë”, të cilën e realizon Fondi i Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik.

Prej të paraqiturave, tetë propozim-projekte janë parashtruar nga institucionet e larta arsimore. Nëntë prej laboratorëve të propozuar për prodhim janë në Shkup, përderisa dy të tjerat janë planifikuar të jenë të vendosura në qytete të tjera.

“Realizimi i kësaj sfide është me rëndësi të madhe për shkak se Fondi I Inovacioneve dhe i Zhvillimit Teknologjik për here të pare investon në zhvillimin e infrastrukturës inovative dhe qasjes në teknologjitë bashkëkohore për nxënësit e shkollave të mesme dhe të rinjtë. Aplikacionet e arritura të projekteve tregojnë tendencë të qartë në rrjetëzimin ndërmjet kompanive inovative dhe institucioneve të larta arsimore, si dhe përfshirje aktive në sektorin qytetar, që çon drejt krijimit të sistemit të spirales katërfishe”, deklaroi Kosta Petrovi, drejtor i Fondit të Inovacioneve të Zhvillimit Teknologjik.

Buxheti i përgjithshëm është 9.000.000 denarë, prej të cilave 90% i siguron fondi, në shumë maksimale prej 4.5 milion denarë për propozim-projektet, përderisa 10%tjera duhet t’i sigurojë aplikuesi, Kohëzgjatja e projektit është deri 12 muaj.

Aplikacionet e projekteve të arritura përfshijnë bashkëpunime me sektorin privat dhe shoqata profesionale, institucionet publike dhe institucionet e tjera arsimore, si dhe bashkëpunime me partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Pjesa e aplikuesve siguruan edhe kofinancimin e investitorëve privatë.

Për aplikacionet projektuese vijon kontroll administrative, për të cilat ata të cilët I plotësojnë kriteret e thirrjes, do të jenë të vlerësuar nga ana e Komisionit i cili do të përfshijë përfaqësues të bashkësisë akademike, sektorin e biznesin dhe sektorin e qytetarëve.

Në laboratorët e prodhimit “FAB LABS”, është paraparë të rinjve prej moshës 15 deri 29, du mundësohet qasje e lirë në teknologjitë bashkëkohore si printerë 3D dhe makina laserike, me të cilat do të mund t’i materializojnë idetë e tyre inovative. Përveç kësaj, do t’u sigurohet edhe mbështetje e mentorëve, kushte hapësinore dhe teknike të konstruojnë prototip ose prodhim të vogël të zgjidhjeve inovative, që do të mund të testojnë në mjedis laboratorik, industrial ose në treg.

Dy laboratorët të cilët do të jenë të krijuar me fillimin e vitit paraprak shkollor/akademik do të jenë pilot-projektet. Në bazë të kësaj përvoje, në periudhën e ardhshme FIZHT planifikon të krijojë mekanizma për krijimin dhe mbështetjen e këtij lloji të laboratorëve dhe sigurimit të qëndrueshmërisë së tyre.

Sfida ishte hapur prej 17 deri më 20 korrik të vitit 2021.