Misioni dhe qëllimet

Misioni dhe qëllimet

Misioni i Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik është të inkurajojë dhe mbështesë aktivitetin e inovacionit në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për arritjen e zhvillimit të shpejtë teknologjik, bazuar në transferimin e njohurive, hulumtimeve për zhvillim dhe inovacioneve që kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen dhe zhvillimin ekonomik, në të njëjtën kohë përmirëson mjedisin e biznesit për të zhvilluar aftësinë konkurruese të kompanive.

Prioritetet dhe synimet tona janë:

  • Akses i përmirësuar deri në mbështetjen financiare për inovacione dhe zhvillimin teknologjik;
  • Promovimi dhe inkurajimi i veprimtarisë inovative në Maqedoninë e Veriut.

Fokusi i punës së Fondit i referohet sidomos:

(1) Bashkëfinancimi i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të inkurajimit të veprimtarisë inovative, implementimit të zgjidhjeve inovative dhe proceseve inovative, futjen e inovacioneve dhe transferimin e teknologjive te kompanitë, si dhe mbështetje për kompanitë që kanë potencial të lartë për rritje.

(2) Financimi i ndërmarrjeve të sapo themeluara, mikro dhe të vogla, të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, fondacionet dhe akceleratorët, me qëllim të inkurajimit të inovacionit në kompanitë dhe transferimin e rezultateve të kërkimeve shkencore, sidomos në aktivitete të aplikuara ose komerciale, përmes krijimit të kompanive "spin-off".

(3) Arritja e kontributit pozitiv afatgjatë në zhvillimin e ekonomisë kombëtare, përmirësimin e konkurrencës përmes avancimeve teknologjike dhe operative dhe sigurimit të vendeve të reja të punës; mbështesin krijimin e përshpejtuesëve të biznesit-teknologjik, subjektet për ofrimin e mbështetjes infrastrukturore të veprimtarisë së inovacionit, me qëllim përshpejtimin e sipërmarrjes duke mbështetur individët që duan të themelojnë kompani, si dhe ndërmarrjet tashmë të krijuara në fazën e tyre fillestare (të cilat ekzistojnë maksimum 6 vite) duke ofruar ndihmë arsimore, logjistike dhe ndihmë financiare.