Interes i madh për pjesëmarrje në punën e Laboratorit të pare Inno Fab Lab në Maqedoninë e Veriut

Të rinjtë treguan interes të madh për pjesëmarrje në punën e Laboratorit të pare në vend Inno Fab Lab, themeluar me mbështetjen e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, në kuadër të “Sfida për krijimin e laboratorëve të prodhimit FAB LABS”.
Në thirrjen e pare, destinuar për të rinjtë me ide inovatore, që përfundoi më 30 qershor 2022, aplikuan 38 kandidatë nga mosha 15 deri në 29 vjeç të cilët dëshirojnë t’i bashkohen punës së Inno Fab Lab, që gjendet në Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik në Shkup.
Numri më i madh i pjesëmarrësve janë nxënës të shkollave të mesme (58%) dhe studentë (37%) dhe gjysma e pjesëmarrësve janë vajza.

Aktualisht është duke u bërë formimi i ekipeve të para që së shpejti do të nisin

punën e tyre në laboratorin e prodhimit dhe prototipizimit të Inno Fab Lab, që është i pajisur me gjeneratën e fundit të printerëve 3D, makinë CNC për dru, metal dhe plastikë, linjë për riciklim të plastikës dhe prese për materialet e përbëra.

Ekipet do të rripunojnë ide inovative dhe do t’i realizojnë ato deri në fazën e prototipit.

Ky laborator do t’u mundësojë të rinjve akses në materiale dhe teknologji të avancuara dhe në këtë mënyrë të gjithë të rinjve entuziast do t’u jepet mundësia të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, si dhe të fitojnë përvojë përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në veprimtarinë hulumtuese-shkencore dhe të ndikojnë në zhvillimin e karrierës së tyre dhe shoqërisë.