FIZHT dhe USAID e vazhdojnë bashkëpunimin për mbështetje të startup bizneseve dhe ndërmarrësinë

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) dhe USAID kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me të cilin e vazhdojnë mbështetjen për ndërmarrësinë dhe startup bizneset, duke përforcuar kapacitetet e sektorit privat dhe rritjen e konkurrencës. Aktivitetet e përbashkëta që përfshijnë mbështetje të investimeve në teknologji dhe zhvillim për prodhime të reja, nxitje të bashkëpunimit mes sektoreve dhe qasje të përmirësuara deri tek financimi i startupeve.

“USAID Maqedoni janë partnerë tanë për disa vite dhe mbështetës të reformave në vendin tonë dhe për këtë më gëzon fakti se në katër vitet e ardhshme do të punojmë së bashku për tre komponente që janë prioritet për ne që të zhvillojmë ekonomikisht Maqedoninë e Veriut, duke përmirësuar konkurrencën, produktivitetin e startup kompanive dhe krijimin e mundësive atraktive për punësim dhe tërheqje të të rinjëve që kanë zgjidhje të avancuara digjitale për tregun” tha Kosta Petrov, Drejtor i FIZHT.

Në korniza të Memorandumit parashihen aktivitetet për përmirësimin dhe rritje të transparencës në institucionet publike në nivel qendror dhe lokal. Mbështetje do të ketë edhe për bashkëpunimin mes Qeverisë, Organizatave qytetare dhe subjekteve afariste.

“Ky memorandum i mundëson USAID-it dhe Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik të punojnë së bashku për realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Qëllimet strategjike të USAID në pesë vitet e ardhshme janë që të përmirësojë konkurrencën ekonomike dhe produktivitetin tek ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për të ju ndihmuar në krijimin e mundësive ekonomike për të rinjtë në uljen e korrupsionit. Në korniza të strategjisë së re, USAID bashkëpunon me partnerë që janë liderë në fushën e tyre, që dijnë të zbatojnë dhe të investojnë resurset e tyre në zhvillim. Fondi për Inovacion është një ndër këto shembuj dhe jemi duke pritur bashkëpunim të shkëlqyeshëm” tha Erik Janovski, përfaqësues në zyrën e USAID në vend.

FIZHT dhe USAID kanë vazhduar bashkëpunimin e mëhershëm që i caktohej programit me bashkëfinancim Junior Achievement, që fokusohet në mbështetje të të rinjëve kreativ që të mund të ndihmohen në zhvillimin e tyre si ndërmarrës të ardhshëm. Në aktivitetet e Junior Achievement gjatë vitit të kaluar kanë qenë të përfshirë mbi 500 pjesmarrës nga gjimnazet dhe nga shkollat tjera profesionale ndërsa ekipi fitues në garën kombëtare kishte mundësi që të garojë në garën evropiane në Portugali. Këtë vit nxënës nga 14 shkolla të mesme nga i gjithë vendi në suaza të programit të njejtë do të kenë mundësi që të bëhen ndërmarrës të ardhshëm.