Fillon vendosja e"Laboratorëve të prodhimit Fab Labs - Të rinjtë krijojnë"

Me nënshkrimin e sotëm të kontratave, nis prezantimi i infrastrukturës innovative përmes tre projekteve të CIRCO, FEEIT dhe INO TEH CLUB Shtip, të cilat janë përzgjedhur për bashkëfinancim në kuadër të “Sfidës për vendosjen e laboratorëve prodhues FAB LABS – Të rinjtë krijojnë”, përmes së cilës do të sigurohet qasje në teknologji bashkëkohore për nxënësit e shkollave të mesme dhe të rinjtë.

Ndryshe nga mbështetja e akceleratorëve që nënkuptojnë infrastrukturën inovative, por me fokus sigurimin e mentorimit dhe investimeve, FIZHT përmes “Fab Labs”, krahas trajnimeve dhe mentorimit do të sigurojë hapësirë ​​dhe kushte teknike për prodhimin e zgjidhjeve inovative, nga faza e idesë deri në fazën e prototipit dhe testimit, me mundësi prodhimi të vogël serik.

“Më gëzon që shumë të rinj nga i gjithë vendi do të kenë mundësinë të zhvillojnë inovacionet dhe aftësitë e tyre në kushte të reja dhe më të mira. Për ne si institucion që mbështet në vazhdimësi kreativuesit, është shumë e rëndësishme që industria, njësia akademike, sektori publik dhe civil të bashkëpunojnë edhe më intensivisht falë këtyre projekteve. Këtë vit planifikojmë të mbështesim këtë lloj laboratorësh edhe në qytetet tjera në mënyrë që të jenë më lirë të aksesueshëm për qytetarët nga rajonet tjera”, tha Festim Halili, drejtor i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik. 

Për shkak të numrit të madhë të projekteve cilësore, buxheti fillestar prej 9 milionë denarë është rritur me çka financimi nga Fondi arrin 12 milionë denarë dhe institucionet e mbështetura do të investojnë rreth 2,5 milionë denarë mjete vetanake.

Qendra për hulumtim, zhvillim dhe arsimim të vazhdueshëm (CIRCO) e themeluar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – Shkup (FIM) do të vendosë “FabLab Shkup”, i cili do të vë në dispozicion bibliotekat digjitale të FIM-së, si dhe dy laboratorë të tjerë ku do të gjinden printera industrialë 3D, makina për përpunimin e polimerit,  përpunimi i metaleve dhe pajisja për testitimin e karakteristikave mekanike. Qëllimi primarë do të jenë nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të rinjtë e diplomuar, dhe si sekondare: individë-profesionistë, kompanitë, dizajnerët dhe kreativuesit, si dhe mësuesit e shkollave të mesme. Është parashikuar qasja fizike edhe për personat me aftësi të kufizuara në lëvizje, si dhe për personat me aftësi të kufizuara në dëgjim. Janë planifikuar edhe aktivitete të veçanta me të cilën do të promovohen shkencat teknike (STEM) në mesin e popullatës femërore të grupmoshave të ndryshme.

“FEEIT FabLab”, i cili do të themelohet nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive Informative-Shkup, do të ofrojë kurse bazë dhe të avancuara dhe mentorim në disa fusha siç janë: modelimi i printimit 3D dhe puna me printer 3D, elektronikë praktike dhe sisteme të ndërtuara mikrokompjuterike, lirë dhe me softuer të hapur dhe të tjera. Në kuadër të laboratorit do të vazhdojnë të organizohen: shkolla verore për dizajnimin e sistemeve të ndërtuara mikrokompjuterike, punëtoria “Teknologjia për ju”, programi studentor Innovations in Smart Anything Everywhere – INNO-SAE, RoboMac – punëtori ndërkombëtare për robotikë dhe inteligjencë artificiale dhe shkollë verore për teknologji multimediale.

Të ardhurat që do të sigurohen nga mjetet e përfituara nga ndihma e ekspertëve të stafit të FEEIT-it, si dhe shfrytëzimi i laboratorit nga ana e shfrytëzuesit të interesuar nga sektori privat, të cilët do të mund ta shfrytëzojnë laboratorin si një one-stop-shop për nevojat e tyre zhvillimore dhe kërkimore, do të investohen në zhvillimin e mëtejshëm dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së laboratorit.

Projekti i tretë i mbështetur “Inno Fab Lab” do të zbatohet nga INO TEH CLUB Shtip, i cili do t’u mundësojë pesëdhjetë nxënësve kreativë të shkollave të mesme dhe studentëve të përfshihen në punën e projekteve specifike që do të rezultojnë në zhvillimin e së paku gjashtë  prodhim-prototipave. Laboratori do të jetë i vendosur në Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik në Shkup dhe ekipet do të përbëhen nga 6-8 të rinj, me parakusht kryesor që së paku 40% e anëtarëve të ekipit të jenë vajza. Gjatë mentorimit katër mujor në Inno Fab Lab, laboratoria për prodhim, ekipet do të kenë mundësinë t’i përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre teknike, të arrijnë përvojë pune në grup dhe të mësojnë se si të zhvillojnë një ide në një prodhim-prototipi.