Ekipi i FIZHT viziton Inno Fab Labi

Ekipi i FIZHT ishte në një vizitë në terren në Inno Fab Lab, një laborator i cili u mbështet në kuadër të sfidës për vendosjen e laboratorëve të prodhimit “Fab Labs – Të rinjtë krijojnë”.

Inno Fab Lab është një vend ku të rinjtë që kanë ide inovatore dhe aspirata tekniko-teknologjike, duke punuar në ekip, mund të përdorin lirisht pajisjet në laborator dhe të marrin mbështetje mentoruese nga ekspertë.

Laboratori është i pajisur me pajisje inovative, si: printera 3D, makinë CNC për dru, metal dhe plastikë, një linjë për riciklim të plastikës dhe një prese për materialet e përbëra, etj.

Dhe deri më tani ka publikuar dy thirrje për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç për të marrë pjesë në punën e Laboratorit të parë Inno Fab dhe tashmë po punon për publikimin e thirrjeve të radhës për vitin 2023.