Ekipi i FIZHT mori pjesë në diskutimin “Qasja në masat për punësim dhe reduktimi i papunësisë së të rinjve”

“Qasja në masat për punësim dhe reduktimi i papunësisë së të rinjve” ishte tema e diskutimit që u zhvillua në organizim të “Programit për mbështetje parlamentare” të financuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.
Në kuadër të diskutimit, përfaqësues të institucioneve dhe agjencive shtetërore, si dhe organizatave qytetare dhe rrjeteve rinore, diskutuan për masat dhe programet ekzistuese për punësimin e të rinjve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe përforcimin e tyre ekonomik.
FIZHT si institucion mbështet inovacionin dhe sipërmarrjen tek të rinjtë si dhe potencialin e tyre për transformimin e ekonomisë kombëtare, për të cilat kemi krijuar edhe programe të veçanta vetëm për ta, theksoi Katarina Kreçeva, udhëheqëse e Departamentit për krijimin e programeve në FIZHT.