DFIZHT Festim Halili u takua me zëvendësambasadorin e Ambasadës së Zvicrës në vend, Lucien Aegerter

Në takim u konstatua bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm, veçanërisht në pjesën e mbështetjes së programeve të ndryshme të zbatuara nga FIZHT, si dhe u diskutua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e promovimit dhe modernizimit të kompanive të mbështetura nga Fondi, duke ndërlidhur me qendra kërkimore vendase me ato të Zvicrës dhe aktivitete të tjera që do të kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e klimës së biznesit në vend.