DFIZHT Festim Halili në takim me përfaqësues të institucionit Austria Wirtschaftsservice Gesellschaft mbH (aws).

Mbështetja e ideve inovative dhe zhvillimi i bizneseve të suksesshme është fokus i përbashkët pune si nga ana e FIZHT ashtu dhe nga ana e institucionit Austria Wirtschaftsservice Gesellschaft mbH (aws).

Gjatë takimit të zhvilluar në selinë e AWS në Vienë, DFIZHT Festim Halili dhe përfaqësuesi i AWS, Matthias Bischof shkëmbyen përvoja dhe diskutuan për mundësinë e arritjes së bashkëpunimit duke afruar ekosistemet startup ndërmjet dy vendeve.

AWS është institucion qeveritar e cila është përgjegjëse për mbështetjen dhe promovimin e sipërmarjeve inovative duke ofruar qasje më të lehtë në financa, mentorim dhe konsultim.

AWS mbështet në mënyrë aktive mbi 40,000 projekte të kompanive.