DFIZhT Festim Halili në takim me Ministrin e Financave Fatmir Besimi dhe Misionin e Bankës Botërore për inovacione dhe konkurrencë

DFIZhT Festim Halili në takim me Ministrin e Financave Fatmir Besimi dhe Misionin e Bankës Botërore për inovacione dhe konkurrencë të udhëhequr nga Masimiliano Paoluçi, përfaqësues i përhershëm i Bankës Botërore në vend.

Po punojmë së bashku për fondin e parë hibrid të investimeve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për investime për transformimin e gjelbër dhe digjital në FIZhT.

Investimet në inovacione, produkte të reja, transformim digjital, zgjerimi i tregjeve të reja, modernizimi i pajisjeve, përmirësimi i produktivitetit dhe vendosja e standardeve mjedisore në prodhim do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ndërmarrjeve në periudhën post-kovid dhe do të kontribuojnë në përshpejtimin e rritjes ekonomike.