DFIZhT Festim Halili iu bashkua panel diskutimit të sotëm INNOVATION and FUTURE SKILLS ECOSYSTEM në kuadër të SKILLS4 FUTURE WEEK

Drejtori i Fondit të Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknologjik u drejtua në panel diskutimin “INNOVATION and FUTURE SKILLS ECOSYSTEM” në kuadër të SKILLS4 FUTURE WEEK, në organizimin e Future Skills Centar. Në kuadër të panelit, drejtori Halili prezantoi aktivitetet e punës dhe planet e Fondit për vitin 2022.

“Fondi ka rreth shtatë vjet që punon aktivisht dhe në parametra të shumtë, ky institucion është ndër rotorët kryesorë të zhvillimit të ekonomisë vendase dhe mbështetjes së ekosistemit të biznesit maqedonas. Janë paraqitur sfida të ndryshme tematike me të cilat jemi fokusuar më ngushtë në fusha që nuk mbështeten sa duhet, si sipërmarrja sociale, digjitalizimi i bujqësisë, inovacioni i korporatave. Ndër hapat e rëndësishëm do të veçoja të dyja zgjidhjet për digjitalizimin e sektorit publik si dhe investimin e parë madhor në infrastrukturën e inovacionit nëpërmjet prezantimit të laboratorëve FabLabs” drejtuar Halili.