DFITR Festim Halili priti në takim pune delegacionin e USAID

Në takim u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit në kuadër të Memorandumit për Bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet FIZHT dhe USAID, përmes projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta, veçanërisht me qëllim forcimin e konkurrencës ekonomike dhe produktivitetit e NVM-ve në vend, si dhe krijimin e mundësive tërheqëse për të rinjtë në vend. Gjithashtu, në kuadër të Dialogut Strategjik me SHBA-të, FIZHT me mbështetjen e USAID-it do të inicojë bashkëpunim me fonde të ngjashme publike dhe private në SHBA, me qëllim shkëmbimin e përvojave, transferimin e njohurive dhe praktikave më të mira nga SHBA-ja në Maqedoninë e Veriut.