Amazon Web Services (AWS)

Fondi i Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik u bë partneri i parë strategjik i Shërbimeve të Ueb Amazon (AWS) për Maqedoninë e Veriut. Përmes bashkëpunimit të ri me platformën globale kryesore (cloud), shfrytëzuesit e FIZHT, veçanërisht startupet në vend, do të kenë një numër përfitimesh, përfshirë huatë për shfrytëzimin e infrastrukturës së platformës cloud.

 

Partneriteti me Amazon Web Services do të mundësojë qasje më të lehtë deri në shërbimet e platformës dhe mundësinë e shfrytëzimit të kredive në shumën prej: 10,000, 25,000 dhe 100,000 dollarë amerikanë. Për startupet që shprehin interes për të shfrytëzuar mjetet, AWS gjithashtu ofron mbështetje teknike për zhvillimin e produkteve të tyre, si dhe qasje në një numër përmbajtjesh arsimore në internet që ato ofrojnë përmes partnerëve të tyre.

 

Miliona klientë, përfshirë startupet me rritje më të shpejtë, ndërmarrjet më të mëdha dhe agjencitë kryesore qeveritare, shfrytëzojnë AWS me qëllim për të ulur shpenzimet, për t'u bërë më të shkathët dhe për të përshpejtuar procesin e inovacioneve. Platforma ofron një gamë të gjerë të produkteve globale cloud, duke përfshirë: llogaritjen, hapësirë ruajtëse, baza e të dhënave, analiza, rrjete, celular, mjete të programeve, mjete menaxhimi, IoT, siguri dhe aplikacione të ndërmarrjeve. Këto shërbime i ndihmojnë organizatat të veprojnë shumë më fleksibile, të arrijnë shpenzime më të ulëta të IT dhe të rriten në shkallë. Netflix, Twitch, LinkedIn, Facebook, Turner Broadcasting dhe ESPN janë vetëm disa nga kompanitë e famshme botërore që shfrytëzojnë teknologjinë AWS.

 

Aplikoni në linkun vijues