DFIZHT Petrov dhe Dvorkoviç takohen në Moskë: Intensifikimi i bashkëpunimit mes startupeve nga të dy vendet

Intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet startupeve inovative maqedonase dhe ruse, si dhe krijimi i një programi të veçantë akceleratorësh, përmes të cilit startup-et nga të dyja vendet do të punojnë për gatishmëri më të madhe për investime, nga DFIZHT Kosta Petrov dhe Arkadi Dvorkoviç, President i Fondacionit “Skolkovo” në Moskë.

Në takim, Petrov foli për politikat e suksesshme të FIZHT-it, portofolin e startup-eve, por edhe për iniciativat e reja të ndërmarra nga Fondi për pozicionimin e Maqedonisë së Veriut si qendër rajonale startup.

Dvorkoviç dhe Daria Shunina, udhëheqëse e sektorit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare midis startup-eve në “Skolkovo”, prezantuan modelin e tyre të punës, politikat e investimeve, lehtësimet tatimore për kompanitë që janë pjesë e Parkut të Inovacionit dhe politikat arsimore me qëllim për të krijuar një gjeneratë të re startup-e të suksesshme.

Drejtori Petrov dhe ekipi i FIZHT-it po vizitojnë Moskën me ftesë të Fondacionit, ku morën pjesë në ngjarjen “Nobel Vision: Open Innovation 2.0”, ku folën ekspertët me më ndikim rusë dhe botërorë në fushën e inovacioneve.

Qendra e inovacionit “Skolkovo”, e njohur gjithashtu si “Lugina e Siliconit” rus, është një projekt kyç i zhvillimit rus: një fushë biznesi teknologjik prej 460 hektarësh i planifikuar në Skolkovo, afër Moskës. Qëllimi strategjik i qendrës së inovacionit “Skolkovo” është të përqendrojë kapitalin intelektual ndërkombëtar, i cili stimulon zhvillimin e projekteve dhe teknologjive që kanë potencial të madh. Dhjetra projekte inovative të zhvilluara nga startup-et “Skolkovo” kanë arritur sukses në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht pajisjet për modelimin dinamik të fushave të naftës dhe gazit, ekranet e gjeneratës së ardhshme dhe sistemet e kirurgjisë me lazer të indeve të buta.