Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik sot shpalli sfidën e re për “Themelimin e qendrës së trajnimit për vende të gjelbërta pune”. Sfida po zbatohet në partneritet me Aktivitetin e USAID-it për të rinjt që aktivisht krijojnë mundësi, implementuar nga organizata Përparimi i ekonomive për komunitete më të forta (IESC) në partneritet me Forumin Arsimor Rinor dhe Qendrën për Sipërmarrësit dhe Zhvillimin e Menaxherëve.
Qëllimi i sfidës është të themeloj një Qendër trajnimi për vende të gjelbra pune, e konceptuar si një objekt qendror e dedikuar për ofrimin e trajnimeve gjithëpërfshirëse për zhvillimin e aftësive për të rinjtë në sektorë të ndryshëm që lidhen me punët e gjelbra, si Instalues i paneleve diellore, operator i hidrocentralit, specialist i bioenergjisë, teknik i automjeteve elektrike (AE) dhe ndër të tjera, Edukator për reduktimin e mbetjeve. Realizimi i kësaj sfide pritet të ndihmojë në tejkalimin e hendekut midis kërkesës për punëtorë me aftësi të gjelbra dhe disponueshmërisë së të rinjve të trajnuar siç duhet.
Për këtë sfidë, buxheti i përgjithshëm është 60 mijë dollarë, në kundërvlerë në denarë, prej të cilave 40 mijë dollarë janë siguruar nga Fondi, ndërsa 20 mijë dollarë janë siguruar nga USAID – Të rinjt aktivisht krijojnë mundësi. Përmes kësaj thirrjeje sigurohet financimi deri në 90% e buxhetit të përgjithshëm të projektit dhe 10% e mbetur sigurohet nga shfrytëzuesi. Kohëzgjatja e projektit mund të jetë deri në 12 muaj.
Aplikantët e interesuar inkurajohen të paraqesin propozime projektesh që fokusohen në themelimin e një qendre trajnimi për vende pune të gjelbra, e cila do t’i pajisë individët e moshës 15 dhe 34 vjeç me aftësi thelbësore për punë të gjelbra dhe do të ofrojë udhëzime dhe mentorim të vlefshëm në karrierë për të lehtësuar integrimin e tyre në tregun e punës. Përveç kësaj, çdo propozim duhet të mundësojë një pasqyrë të planeve për të trajnuar një minimum prej 200 individësh në një spektër të paktën dy roleve të ndryshme të punës së gjelbër gjatë kohëzgjatjes së projektit dhe të lehtësojë me sukses krijimin e vendeve të punës për të paktën 25% të pjesëmarrësve.
Aplikantët e pranueshëm për sfidën janë ndërmarrje, shoqata profesionale ose biznesi, organizata joqeveritare (OJQ), ofrues trajnimesh dhe partnerë të organizatave të mësipërme. Të gjithë aplikantët duhet të jenë të konstituuar formalisht, të njohur dhe pa kundërshtime nga autoritetet përkatëse të Maqedonisë së Veriut, si dhe të jenë në përputhje me të gjitha rregulloret e vlefshme civile dhe fiskale. Për sa i përket aktiviteteve dhe shpenzimeve që janë të pranueshme për financim në kuadër të sfidës, përfshihen: formimi i Qendrës së trajnimit për vende të gjelbra pune, pagat dhe shpenzimet e fuqisë punëtore, ekspertiza dhe shërbimet e konsulencës, implementimi i trajnimit dhe mbështetja e zyrës dhe biznesit.
Të gjitha projektet e pranuara do të kalojnë në procesin e mëposhtëm të vlerësimit: kontroll administrativ i dokumenteve të paraqitura, vlerësimi i parë i propozim projektit dhe përzgjedhja e propozim projekteve më të mira, pas një prezantimi të mëparshëm të projektit para Komisionit të Vlerësimit dhe Përzgjedhjes. Vendimi përfundimtar merret nga Komisioni i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes, i cili përbëhet nga një përfaqësues nga: FIZHT, Aktivitetit të USAID-it për të rinjt që aktivisht krijojnë mundësi, sektori i biznesit, komuniteti akademik dhe organizatat partnere. Kriteret mbi bazën e të cilave Komisioni i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes do të udhëhiqet në vlerësimin e propozim projekteve janë: cilësia e propozim projektit, kapaciteti i ekipit të projektit, ndikimi, financimi shtesë i siguruar, rrjetëzimi, promovimi dhe qëndrueshmëria.
Aplikimi është ekskluzivisht elektronik, dhe propozim projektet i presim jo më vonë se data 19 janar 2024, deri në orën 14:00. Informata shtesë për sfidën mund të merrni në linkun e mëposhtëm: https://fitr.mk/sq/sfida-per-themelimin-e-qendres-se-trajnimit-per-vende-te-gjelbra-pune-green-jobs-training-hub/, ose na kontaktoni në adresën e mëposhtme të e-mail: greenjobshub@fitr.mk